Lajmet

​11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës gjatë vitit 2023

Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Published

on

Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ndodhur 11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës, derisa janë bërë 8114 inspektime dhe janë trajtuar 53 mijë e 330 punëtorë në Republikën e Kosovës. Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku është mbajtur një konferencë e organizuar nga Organizata Botërore e Punës, Inspektorati i Qendror i Punës, me ndihmën e ambasadës Suedeze dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Aty u tha se aktualisht janë mbi 60 inspektorë të punës në inspektoratin e punës.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kanë synuar fuqizimin e inspektoratit të punës, ashtu që ky i fundit të jetë dera e parë, ku punëmarrësit dhe punëdhënësit trokasin për të marrë përgjigje të nevojshme, ku adresohen ankesat e tyre për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Kemi synuar fuqizimin e inspektoratit të punës, ashtu që ky i fundit të jetë dera e parë, ku punëmarrësit dhe punëdhënësit trokasin për të marrë përgjigje të nevojshme, ku adresohen ankesat e tyre për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kemi dyfishuar buxhetin e apeluar për inspektoratin e punës, kemi siguruar hapësira të rinovuar dhe mjete të reja të punës si hapa thelbësor drejt forcimit të kapacitetit operacional dhe kemi rritur edhe numrin e inspektorëve, ku tashmë inspektorati i punës numëron edhe 41 inspektorë të rinj. Si rezultat, përgjatë vitit 2023 është trefishuar numri i inspektimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe së bashku me rritjen e numrit të inspektorëve kemi synuar rritjen edhe të cilësisë të inspektimeve.. Ne synojmë që roli i inspektoratit të jetë më aktiv po edhe reaktiv dhe këtë synojmë ta bëjmë përmes ndryshimeve ligjore të nevojshme”, ka thënë Murati.

Ndërsa ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur se kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë.

“Rritja e aksidenteve në vendin e punës me fatalitet, kërkon veprim të menjëhershëm… Në 2022 ka pasur 15 vdekje dhe 394 lëndime, kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë. Roli i inspektoratit të punës është i pazëvendësueshëm në këtë drejtim… Besojmë që është kërkuar ofrimi i sigurisë i punëdhënësve. Ka edhe përfitime monetare, që lidhen ngushtë me zvogëlimin e kostove dhe rritjen e proaktivitetit…Miratimin urgjent të programit qeveritar për siguri dhe shëndet në punë, meqë Qeveria po i trajton dhe tejkalon këto sfida”, është shprehur ai.

Po ashtu, Johannes Madsen, shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë ka theksuar se mbështesin Qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të përgatiten draftet shpresojnë që të miratohen së shpejti nga Qeveria dhe Kuvendi.

“Siguria dhe shëndeti në punë është e rëndësishme dhe prioritet i shteteve anëtare të BE-së… Ka korniza ligjore në mbarë botën. Ne e mbështesim qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të draftet shpresojmë që ato të miratohen së shpejti nga qeveria dhe kuvendi. Fatalitetet në vendet e punës janë përkujtues i qartë për nevojën urgjente për veprim të menjëhershëm. Mbrapa çdo fataliteti qëndron një jetë… Pajisjet për punëtorë nuk janë opsionale, janë të domosdoshme dhe besojmë në parandalim”, ka theksuar ai.

Ndërkaq kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka vijuar se janë përmirësuar kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe duke përmirësuar ambientin e punës ku ata punojnë.

“Inspektorati i Punës në qershor të vitit 2022, kishte një numër të vogël të inspektorëve, që ishte e pamundur të bëhet mbikëqyrja e zbatimi të ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës. Përgjatë vitit 2023 kemi vepruar, për të iniciuar procesin për inspektorë të rinjë, dhe nga ky proces kemi arritur të punësojmë 38 inspektorë të rinj…Kemi përmirësuar dhe kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe përmirësuar ambientet e punës ku ata punojnë. Numri i vdekjeve dhe lëndimeve gjatë vitit 2022 ka qenë 15 vdekje dhe lëndime 450, ndërsa gjatë vitit 2023, 11 vdekje dhe 330 aksidente. Kjo është si rezultat i shtuar të numrit të inspektimeve, ku janë arritur 8 mijë e 114 inspektime dhe të trajtohen 53 mijë e 330 punëtorë në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka vijuar Nikqi.

E në këtë konferencë u prezantuan edhe dy panele për ndikimet e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe shëndetin e punës.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara