Lajmet
Në tre muajt e parë të vitit 515 persona u diagnostikuan me kancer
10 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiDrejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi ka thënë se deri më 20 maj pacientët do të fillojnë t’i marrin trajtimet në Klinikën e Onkologjisë, e cila i ka rritur kapacitetet dhe ka dyfishuar numrin e shtretërve për pacientët ambulantorë.
Kurtishi ka theksuar se deri vitin e kaluar i kanë pasur vetëm 45 shtretër, ndërsa nga maji mund të trajtohen rreth 100 pacientë, me 100 shtretër ose karrige onkologjike.
“Klinika e onkologjisë ka filluar rinovimin qysh nga tetori i vitit 2023, dhe ka pasur dy faza dhe rinovimin e dy kateve, katit përdhesë dhe katit të parë dhe jemi në fazën finale kur shumica e punëve kanë përfunduar dhe maksimumi deri më 20 maj pacientët do të fillojnë ti marrin trajtimet në Klinikën e Onkologjisë e cila i ka rritur kapacitete dhe ka dyfishuar numrin e shtretërve për pacientët ambulantorë. Ne deri vitin e kaluar i kemi trajtuar pacientët me shërbimin e kimioterapisë me 45 shtretër nga maji do të trajtojmë rreth 100 pacientë, me 100 shtretër ose karrige onkologjike të cilat do të sigurohen të reja. Për fillim do ti kemi ato ekzistuese dhe disa shtretër kurse shumë shpejt do ti kemi edhe karriget e reja të cilat do të japin një komoditet shumë të mirë dhe një siguri shumë më të madhe për trajtimin e pacientëve. Të njëjtën kohë kemi pasur edhe rinovim të ambulantave specialistike për mjekët specialistë të cilët punojnë në klinikë ku do të ketë privatësi më shumë. Gjatë muajve në vazhdim do të kemi një digjitalizim të shërbimeve dhe do të kemi sistem kompjuterik të regjistrimit të këtyre pacientëve të cilët pastaj do të shpërndahen nëpër mjekë dhe do të marrin shërbimet sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të mjekëve”, ka thënë Kurtishi.
Onkologu Kurtishi ka thënë se ministria e Shëndetësisë ka ndarë rreth 600 mijë euro për rinovimin e objektit. Ai ka treguar se janë rinovuar afër 2000 metra katror hapësira brenda Klinikës.
“Ministria e shëndetësisë në bazë të projektit që ne kemi këtu dhe ShSKUK-ja kanë ndarë rreth 600 mijë euro për rinovimin e objektit që janë rinovu gati 2000 metra katror që është një rinovim shumë i domosdoshëm për klinikën tonë pasi që vazhdimisht kemi pasur kërkesa të tilla për zgjerimin e hapësirave duke u bazuar në faktin se numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime onkologjike në Kosovë nga dita në ditë dhe nga viti në vit është në rritje dhe kjo sado pak do ti zbusë kërkesat e pacientëve tanë dhe do të krijojë një hapësirë shumë më moderne dhe shumë më efektive për trajtimin e pacientëve”, ka thënë Kurtishi.
Onkologu Kurtishi ka përmendur faktin se edhe në këtë klinikë si kudo në Kosovë ka mungesë të stafit por që sipas tij pritet që shumë shpejtë të zëvendësohen.
“Klinika e Onkologjisë ka staf mirëpo edhe ne sikur në klinikat tjera të QKUK-së kemi disa mungesa kur bëhet fjalë për pushimet e lehonisë, pushimet mjekësore të stafit dhe pushimet vjetore në raste të caktuara dhe kjo na komplikon punën gjatë shërbimeve ditore sidomos në marrjen e kimioterapive. Edhe pse kemi pasur vetëm tre infermierë të cilët janë larguar nga Kosova për arsye të një jete më të mirë të tyre dhe kanë vazhduar profesionin në vendet e Bashkimit Evropian dhe shumë shpejtë ShSKUK-ja do ti kompensojë këta infermierë të cilët janë larguar nga Klinika dhe ndoshta do të kemi infermierë shtesë dhe brenda dy tre muajve ne do të stabilizohemi edhe më mirë dhe do të kemi numër të mjaftueshëm të stafit infermierorë”, ka thënë Kurtishi.
Kurtishi ka thënë po ashtu se ata kanë një staf relativisht të madh me rreth 70 punëtorë të cilët kryejnë shërbime onkologjike në më shumë se 500 pacientë çdo ditë.
“Ne jemi 20 specialistë, shtatë specialistë të radioterapisë dhe 13 specialistë të onkologjisë mjekësore ndërkaq në stafin infermierorë ne kemi 26 infermierë në shërbimin e kimioterapisë dhe kemi 13 teknikë të radioterapisë të cilët kryejnë shërbime radioterapeutike dhe të njëjtën kohë kemi një psikolog dhe dy fizioterapeutë dhe 7 fizikantë që e bëjnë një klinikë me një staf relativisht të madh rreth 70 punëtorë të cilët kryejnë shërbime onkologjike në më shumë se 500 pacientë çdo ditë”, është shprehur mes tjerash Kurtishi.
Sa i përket furnizimit me medikamente, Kurtishi ka treguar se qëndrojnë mirë në këtë aspekt por se siq ka thënë ai numri i të prekurve me këtë sëmundje po rritet vit pas viti dhe nevojat për medikamente janë të mëdha. Vetëm për tre muajt e parë janë identifikuar rreth 515 pacientë të prekur me kancer.
“Për momentin që flasin kemi diku rreth 92 përqind të furnizimit të barnave nga lista esenciale dhe presim shumë shpejtë që me ardhjen e disa barnave të cilët janë kontraktu nga ministria e Shëndetësisë dhe të cilët më herët kanë pasur probleme me autorizim marketingu ne do të kemi një furnizim me 97 ose 98 përqind, furnizimi është i rregullt është më i mirë se viteve të kaluara mirëpo edhe fakti që çdo ditë ne kemi numër të lartë të pacientëve të cilët kërkojnë shërbime onkologjike mund të ketë ndonjëherë edhe mungesa të kohë pas kohshme të vogla por këto katër muajt e parë të vitit 2024 ne jemi të mbuluar gati mbi 92 ose 93 përqind të barnave të listës esenciale. Për tre muajt e parë që ne flasim kemi identifiku ose regjistru në klinikën e Onkologjisë rreth 515 vetë me kancer ose tumore te të rriturit që në krahasim me vitin e kaluar është diku 10 përqind më shumë do të thotë nëse ky trend vazhdon ne do të kalojmë edhe vitin 2023 i cili ka qenë viti me më së shumti raste të regjistruara të tumoreve, ka kapur shifrën e 2 100 pacientëve dhe këtë vit ky numër mund të kemi ndoshta numër edhe më të lartë”, ka thënë ai.
Lajmet
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit
Published
3 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT NewsSulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.
Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.
Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.
Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/
Lajmet
Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit
Published
32 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT News
Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.
“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.
Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.
Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.
Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.
Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.
Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/
Lajmet
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Published
1 hour agoon
December 24, 2025By
UBT News
Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.
Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.
Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.
Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/
Lajmet
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026
Published
2 hours agoon
December 24, 2025By
UBT News
Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.
Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.
Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.
Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.
Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.
Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit
Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026
Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë
Distria Krasniqi në mesin e Top 10 në “Balkan Athlete of the Year 2025”
Aksioni i Policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë
27 vjet nga beteja e Llapashticës
The Telegraph: “Rusia humbi më shumë ushtarë sesa kishte në total para pushtimit”
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Lajmet3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
