Lajmet

Havolli: Varianti i ri i virusit ndikon direkt në shëndetin mendor, institucionet të krijojnë një qendër rehabilitimi

Published

on

Varianti i ri i virusit Covid-19, do të ndikojë në mënyrë direkte tek popullata dhe do shkaktojë shqetësime në shëndetin mendor të tyre, tha kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, në një intervistë për Ekonomia Online.

“Duke pasë parasysh që virusi apo Covid-19 është gogolizu si një virus keq sjellës, si një virus që sjell vdekjen, atëherë dhe çdo variant i ri që qarkullon si pasojë dhe ka ndërlidhje me virusin apo me Covid-19 është diçka që pritet me shqetësim nga popullata dhe ndikon në mënyrë direkte në formë negative tek shëndeti mendor dhe jo vetëm varianti i ri që është duke qarkulluar por çdo gjendje gripoze e cila ka me pasë simptomat e njëjta ka me shkaktuar shqetësime psikologjike tek popullata përkatësisht destabilizim emocional dhe ndikim direkt në shëndetin mendor”, u shpreh mes tjerash ai.

Tutje, Havolli tha që një fenomen tjetër me të cilin do përballemi shumë shpejtë është stresi pastraumatik, që do të rikthehet dhe ripërjetohet çdoherë kur në Kosovë ka gjendje gripoze dhe tashmë edhe me variantin e ri ka shumë mundësi që individët me përjetuar stresin pastraumatik.

Ai mes tjerash tha që hapësira e munguar institucionale, dhe mundësia e ofrimit të një qendre rehabilitimi do krijojë vështirësi në të ardhmen.

“Ashtu siç nuk kemi punuar asgjë deri sot me veteranët e luftës të cilët përjetojnë stresin pastraumatik, ashtu nuk kemi punuar dhe nuk e shohim hapësirën  institucionale ku institucionet tona kanë me ofruar një qendër rehabilitimi për punën e personave të cilët përjetojnë stresin  pastraumatik sepse këta persona që paraqesin sfidë edhe për familjen, shoqërinë, rrethin ku jetojnë për shoqërinë dhe këta individë munden me privuar jetën e tyre dhe me ndëshkuar në forma të ndryshme edhe shoqërinë që e kanë”, tha Havolli.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha që në periudhën e pandemisë është frika ajo që dominon tek shumë individë. Pastaj sipas Havollit, rastet që i kanë trajtuar kanë qenë si pasojë e akumulimit të ankthit e stresit, ku si rrjedhojë e kësaj kanë arritur deri te ideja e vetëvrasjes.

Tutje, ai tregoi se gjatë ofrimit të shërbimeve të tyre kanë arritur të parandalojnë shumë vetëvrasje.

“Përkatësisht mund të themi që kanë qenë gjinia femërore ajo pjesa që kanë kërkuar më së shumti shërbime psikologjike dhe aspekti që ka ndikuar më së shumti ka qenë frika që ka dominuar në çdo individ, pastaj është rrit edhe stresi dhe me akulumimin e stresit është shtuar edhe doza e ankthit tek disa individë dhe në disa raste edhe depresioni mirëpo ne kemi pasur raste që kemi parandaluar vetëvrasje të ndryshme gjatë ofrimit të shërbimeve psikologjike online, dhe çdo ditë në mënyrë fizike për pacientët post-covid por edhe për klientët e tjerë që marrin shërbime psikologjike ku dominon ideja  që e ardhmja e tyre është e pashpresë, prandaj këto janë faktorët më të rrezikshëm dhe arsyet që individët kanë kërkuar këshillime psikologjike”, deklaroi ai.

Ndikimi i pandemisë tek psikologjia e njerëzve sipas Havollit ka ndikuar deri tek dhuna në familje.

“Ka ndikuar mund të themi lirisht në aspektin psikologjik në mënyrë negative për faktin se gjatë kësaj periudhe duke filluar që nga marsi i vitit 2020 dhe në vazhdimësi edhe gjatë kësaj periudhe është rritur nevoja dhe kërkesa e individëve për marrjen e shërbimeve psikologjike dhe ka ndikuar në aspektin negativ edhe në rritjen e situatave të ndryshme, sjellje agresive,  dhunës në familje dhe mos të flasim, se është rritur kohëve të fundit edhe fenomeni i vetëvrasjeve, pra kjo po shihet që gjithkund e ka zanafillën dhe si pasojë e situatës të tej zgjatur tek individët ka ndikuar dhe është duke rënduar aspektin psikologjik të tyre”, u shpreh tutje Havolli.

E ofrimin e shërbimeve pos psikologjike por edhe mjekësore psikologu Havolli e ka bërë edhe në front të përballjes me pandeminë, ku që nga fillimi me përballjen me pandeminë ka qëndruar në pikën kufitare veriore në Jarinjë, kufi me Serbinë për të ofruar shërbime shëndetësore për personat që vinin nga shtetet fqinje.

“Me të vërtetë ofrimi i shërbimeve mjekësore në pikat kufitare, sidomos ne që  kemi qenë në pikën kufitare veriore në Jarinjë, që është në kufi me Serbinë, kemi qenë aty dhe kemi ofruar shërbime shëndetësore, shërbime mjekësore dhe në kuadër saj edhe shërbime psikologjike, dhe mund të themi që kjo ka qenë një përvojë e paharruar dhe një përvojë që po vazhdon edhe për neve që me ngre zërin se me të vërtetë edhe institucionet tona relevante duhet ta shohin profesionistin shëndetësor si alfën dhe omegën, sepse ne kemi qenë ata që kemi filluar që nga muaji mars duke ofruar shërbime mjekësore, matje temperaturës, matje tensionit, pastaj identifikimin e personave nga origjina në të cilin vinë, identifikimin e personave me Covid dhe ndoshta rekomandimin e personave për mbyllje jo karantinim por për mbyllje të përkohshme për arsye se kanë ardhur nga vendet e infektuara”, deklaroi ai.

Ai shtoi që gjatë këtyre kontrolleve kanë hasur në persona që kanë qenë të traumatizuar, dhe në një gjendje emocionale jo të mirë.

Sa i përket rolit të psikologut sidomos në këto periudha të vështira për secilin shtet Havolli potencoi që roli i psikologut ka qenë dominant dhe ka qenë brenda gjendjes shpirtërore të popullatës.

“Ka qenë pikërisht kjo situata që e potencuam që nga marsi i vitit 2020, ku është vendosur dhe ka dominuar roli i psikologut përkatësisht psikologu ka qenë  shumë afër popullit më shume se kushdo tjetër, sepse në qoftë se mantel bardhët kanë qenë në formën fizike shumë afër popullatës, psikologu ka qenë brenda gjendjes shpirtërore të popullatës, dhe si diçka e tillë ne kemi qenë ata persona që kemi ndikuar në aspektin pozitiv dhe të mirë të fjalës që kemi shëruar shumë zemra të thyera”, deklaron tutje Havolli.

Sipas psikologut Havolli, mbi 70 % e sëmundjeve në botë vinë si pasojë e stresit, prandaj edhe kontributi sipas tij dhe nga ana e psikologëve ka qenë mjaftë i rëndësishme.

Madje edhe ofrimi i shërbimeve nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës ka qenë aktive duke ofruar trajnime dhe shërbime nga më të ndryshmet.

“Ka qenë Shoqata e Psikologëve të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka qenë lidere dhe kanë qenë pinjoll i ofrimit të shërbimeve psikologjike dhe shumë afër popullatës, duke filluar që nga marsi, përkatësisht nga 8 marsi i vitit 2020 kur është paraqitur rasti i parë me Covid- në Shqipëri ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës, dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Psikologëve të Shqipërisë kemi qenë bashkë për ofrimin e shërbimeve psikologjike online për gjithë shtetasit shqiptarë shqipfolëse, por pastaj kjo është zgjeruar në disa shtete shqipfolëse në pesë rajone shqipfolëse, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova Lindore përfshirë Kosovë dhe Shqipëri”, tha Havolli.

Psikologu dhe njëherit kryetari i kësaj shoqate tha që pasojat që i ka sjell pandemia janë një goditje e madhe, si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor dhe sipas tij nuk po i shihet fundi.

“Ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës, pandeminë edhe pasojat që i ka sjell pandemia i kemi pa si një goditje tepër e madhe, përpos  që ka qenë si një goditje në shëndetin fizik të popullatës kjo ka qenë edhe një goditje tepër e madhe në shëndetin mendor të popullatës për faktin se kjo popullatën e ka zënë të papërgatitur, dhe është një situatë e cila nuk po i shihet fundi dhe për faktin që nuk po i shihet fundi është një situatë e tej zgjatur dhe kjo me të vërtetë i ka goditur popullatën në aspektin negativ dhe në mënyrë direkte në shëndetin mendor”, u shpreh ai.

Ai bën thirrje tek institucionet vendore që tashmë sipas tij është koha e fundit që ata ta kthejnë kokën nga profesionistët të shëndetit mendor, e nga psikologët që t’i inkorporojnë në ata në çdo institucion të mundshëm dhe për faktin që sipas tij nuk ka një funksionim të shëndoshë të shtetit pa një gjendje mendore të shëndoshë.

Continue Reading

Lajmet

Fiorentina nuk heq dorë nga Asllani

Published

on

Tashmë është bërë e qartë që Fiorentina është një nga klubet që ka shfaqur interes për Kristjan Asllani i cili do të largohet gjatë kësaj merkato vere nga Inter.

Vlera aktuale që Inter i ka vendosur lojtarit shkon nga 18 deri në 20 milionë euro dhe është më e lartë sesa ajo që Fiorentina mund të ofrojë për momentin.

Kristjan Asllani është i lidhur me Interin me kontratë deri në vitin 2028, ku mesfushori shqiptar iu bashkua klubit nga Empoli në vitin 2023, në një marrëveshje me vlerë rreth 15.7 milionë euro.

Gjatë sezonit të fundit, ai u aktivizua në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Continue Reading

Lajmet

Rrahmani: Stërvitja e vështirë, dy herë në ditë nuk janë aspak të lehta

Published

on

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur për stërvitjet me Antonio Conten si dhe për partnerin e ri në mbrojtje, Beukema duke thënë se stërvitja është gjë e vështirë dhe se dy herë në ditë nuk janë aspak të lehta

“Viti i kaluar ishte grumbullimi më i vështirë, por ndoshta këtë vit do ta kapërcejmë! Stërvitja është e vështirë, seancat e dyfishta çdo ditë nuk janë aspak të lehta. Gjithmonë përpiqem të flas me çdo mbrojtës të ri që vjen. Mes nesh, mbrojtësve qendrorë, duhet të kuptojmë lëvizjet dhe automatizmat e tij: është e rëndësishme, të di se çfarë lloj lëvizjesh do të bëjë ai e bën më të lehtë për mua”, tha Rrahmani.

Rrahmani foli edhe për një tjetër fytyrë të re të Napolit, më të përfolurin nga të gjithë, Kevin De Bruyne. Lidhur me belgun, ku mbrojtësi deklaroi: “Mendoj se ai dinte shumë për Napolin. Para se të vinte, ai pyeti disa nga shokët e tij të ekipit kombëtar. Ai ka shumë cilësi. Zakonisht, kur mbërrin në një ekip tjetër, duhet të mësosh të bësh atë që kërkon dhe dëshiron trajneri”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës.

Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos lejojë “të keqpërdoret”.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka akuzuar Deharin për “abuzim” me pozitën.

Para nisjes së seancës, avokati Arianit Koci e ka qethur kokën para Kuvendit, duke thënë se ky është akt simbolik, përmes së cilit po dëshmon se “ka ardhur fundi”.

Kjo nuk është më politikë prandaj unë kërkoj që menjëherë sot të formohet Kuvendi”, ka thënë avokati Koci, duke përsëritur se nga kjo zvarritje po rrezikohet “shtetësia e Kosovës”.

Kuvendi nuk është konstituuar as pas një takimi të zhvilluar të shtunën mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura.

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar paraprakisht se partia të cilës i takon ajo kërkon që Limaj të propozohet për kryetar Kuvendi.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë përsëritur të hënën se nuk kanë votë për Limajn si kryetar Kuvendi.

Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese këtë javë.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi./REL

Continue Reading

Lajmet

Markus Rashford kalon në Barcelonë

Published

on

Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.

Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.

Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.

Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.

Continue Reading

Të kërkuara