Lajmet

Mbërthimi i traditës dhe inovacionit: Shkolla fillore e UBT-së si model i ri i arsimit

Me një vizion të qartë për arsimin e ardhshëm, përkufizohen standardet e një shkolle të re, duke e kombinuar me të mirat e shkollave më prestigjioze të Evropës dhe Amerikës.

Published

on

Përparim dhe inovacion, shkolla fillore e Universitetit për Teknologji dhe Biznes është gati për të shkëlqyer në epokën e teknologjisë së avancuar. Në kohën e një revolucioni arsimor, në këtë shkollë fillore tradita takon inovacionin dhe teknologjinë e fundit dhe bëhet pjesë e mësimdhënies së kësaj shkolle.

Me një vizion të qartë për arsimin e ardhshëm, përkufizohen standardet e një shkolle të re, duke e kombinuar me të mirat e shkollave më prestigjioze të Evropës dhe Amerikës. Cilësia evropiane dhe shkëlqimi amerikan janë gërshetuar në formimin e kësaj shkolle, duke krijuar një ambient tërheqës dhe frymëzues për nxënësit.

Në këtë mjedis, nxënësit janë të ftuar të eksplorojnë, të ndërveprojnë dhe të krijojnë përmes platformave të avancuara dhe aplikimeve inovative. Nëpërmjet një përqasje gjithëpërfshirëse dhe multidisiplinare, nxiten kreativiteti dhe aftësitë e nxënësve.

Këtu në Shkollën Fillore të UBT-së, arsimi është më shumë se thjesht një proces, është një aventurë e përbashkët, një rrugë që shndërrohet në një histori të mrekullueshme të suksesit dhe arritjeve personale të nxënësve.

“Shkolla Fillore e UBT-së është pjesë e rëndësishme e shkollave të arsimit parauniversitar të UBT-së, përkatësisht është një nga hallkat e rëndësishme të ekosistemit të UBT-së, veprimtaria e së cilës zhillohet në Parkun Shkencorë Inovativ, në Qytetin e Mençur në Lipjan”, deklaroi drejtoresha e shkollës, Hajrije Devetaku.

Në një epokë ku teknologjia ka ndikim të madh në të gjitha sferat e jetës, shkolla fillore e UBT-së po bën ndryshime të thella në mënyrën se si përgatisin brezat e ardhshëm. Një qëllim i qartë zhvillimor, një infrastrukturë shkollore e përsosur dhe një kuadër profesional i dedikuar, janë disa nga elementët kryesorë që e bëjnë këtë shkollë të shkëlqejë ndryshe.

“Shkolla Fillore e UBT-së është shkolla e parë që implementon tërësisht sistemin e edukimin bazuar në STEM, Inovacion dhe Ekselencë, kjo falë objektivave të qarta zhvillimore të institucionit, infrastrukturës shkollore dhe kuadrit profesional”, deklaroi Devetaku.

Në shkollën fillore të UBT-së, përvoja arsimore është një udhëtim që i frymëzon dhe i nxit nxënësit për të arritur më tepër sesa të imagjinuarin. Në këtë shkollë të përparuar, mundësitë për zhvillim profesional janë të pakufishme, duke i hapur dyert për të kultivuar talente në disiplina të ndryshme

Në bisedë e sipër me nxënësit, mësuam se shkolla u ofron një mjedis që të gjithë trajtohen njësoj.

“Shkolla e UBT-së është shkollë me standarde të larta, pavarësisht statusit ekonomik të nxënësve të gjithë trajtohen njëjtë, nxënësi gjithmonë është në plan të parë dhe përkushtimi i arsimtarëve ndaj nxënësve është shumë i madh”, deklaroi nxënësja Nina Kuçani.

“Shkolla e UBT-së është shkollë shumë e avancuar në aspekte të shumta, kjo shkollë më ka ofruar shumë mundësi dhe shumë kushte në aspektin e zhvillimit profesional”, deklaroi nxënësja Ermirë Sejdiu.

“Shkolla e UBT-së ka qenë shkolla e parë që ka hapur dyert që unë ta zhvilloj talentin tim në muzikë”, deklaroi nxënësja Greta Hoxha.

Shkolla fillore e UBT-së ka një infrastrukturë të avancuar dhe hapësira ku nxënësit mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyra të ndryshme dhe inovative. Në dispozicion të tyre janë laboratorë të teknologjisë të pajisur me pajisje moderne dhe teknologji të fundit, ku ata mund të eksperimentojnë dhe të zhvillojnë projekte në fusha të ndryshme të teknologjisë.

Përveç kësaj, klaset janë të pajisura me laptopë dhe pajisje të nevojshme teknologjike, duke e bërë mësimin të përshtatshëm dhe të avancuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve digjitale.

“Në këtë orë mësimore ose më saktësisht këtë njësi mësimore do ta zhvillojmë përmes platformës EON XR që është platforma më e re e teknologjisë dhe është një platform shumë e mirë dhe bashkëpunuese me nxënësit dhe ofron një mundësi shumë të mirë për ta zhvilluar temën mësimore dhe për të parë gjërat nga afër. Sot temë diskutimi është Smartphone, ku flitet në detaje për pjesët e telefonit, mbështjellësin, pjesët e brendshme që nuk shihen, për cka I përdorim, cfarë aplikacione ka, mund të shohim edhe me video evoluimin e telefonit ndër vitesh prej kohës kur ka qenë me antenë e deri tash”, deklaroi profesoresha e TIK-ut, Arbnora Musliu.

Përvojat e nxënësve të shkollës fillore të UBT-së tregojnë se kanë mundësinë të eksplorojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në programim. Në këtë mjedis të përgjithshëm të promovuar për teknologjinë, nxënësit kanë arritur të eksplorojnë dhe të mësojnë gjuhë programimi.

“Në shkollën tonë kam arritur të mësojë programim si Python, JavaScript dhe Microbit”, deklaroi nxënësja Noa Shabani.

Në një botë ku teknologjia po ndryshon shpejtësisht mënyrën si mësojmë dhe zhvillohemi, nuk ka më vend për metoda të vjetra dhe statike të mësimit. Është koha për inovacion dhe për të përshpejtuar procesin e arsimit. Në këtë kontekst, Clasa 3.0 në UBT shkëlqen si një pararendëse e arsimit të ardhshëm.

Duke e lehtësuar procesin mësimor dhe duke e fuqizuar nxënësin, Clasa 3.0 po bën një dallim të vërtetë në botën e arsimit. Aty theksohet rëndësia e kësaj përpjekjeje, duke e shndërruar atë në një udhërrëfyes për arsimin e ardhshëm.

“Me qëllim të lehtësimit të procesit mësimor, promovimit dhe fuqizimit të inovacionit dhe në interes të zhvillimit të qëndrueshëm të nxënësve Clasa 3.0 në UBT, është pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve mësimore në shkollë, përmes së cilës gërshëtohen praktikat më inovative të realitetit virtual dhe realitetit të shtuar virtual”, deklaroi drejtoresha e shkollës, Hajrije Devetaku.

Kjo qendër e mësimit u ka krijuar nxënësve një hapësirë ku teoria bëhet realitet. Laboratori i Fizikës është një prej burimeve më të rëndësishme për këtë përvojë të shkëlqyer të mësimit. Në këtë laborator të avancuar, teoria bëhet e gjallë dhe shfaqet përpara syve tanë në formë praktike.

“Në laboratorin e fizikës ku puna teorike mund të pasqyrohet në pjesën praktike, këtu kemi të pasqyruara disa elemente të cilat shërbejnë për pjesën e praktikës, si shmbull reostatin, magnetin, pirunin akustik, gjilpërën magnetike, qarqe të ndryshme elektrike, lavjerrësin matematik, ku cdo fenomen që e kemi në pjesën teorike ne mund ta praktikojmë këtu në shkollat e UBT-së, më konkretisht në laboratorin e fizikës. Mjetet që i posedojmë në këtë laborator të fizikës janë mjetet më moderne që ekzistojnë në tregun tonë që domethënë cdo gjë që mund të pasqyrohet kështu është një gjë e mirë për arsye se pjesa teorike mund të praktikohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi profesori i Fizikës, Visar Sutaj.

Ambienti i kwsaj shkolle ofron një gamë të gjerë burimesh që ndihmojnë në zhvillimin individual dhe në përkushtimin për të arritur suksesin, laboratorë për gjitha drejtimet, punëtori të ndryshme, klasë të pajisura me teknikë dhe teknologji, biblioteka e pasur qw shfrytëzohet si qendër e leximit, ku nxënësit gjejnë jo vetëm libra për të zgjeruar njohuritë e tyre, por edhe një ambient të frytshëm për të studiuar, punuar me grup dhe ndjekur pasionet e tyre.

Pastaj, salla e muzikës, një vend ku tingujt dhe meloditë përhapin frymën e tyre magjike. Nxënësit përdorin këtë hapësirë për të eksperimentuar me instrumentet, për të krijuar muzikë të tyre origjinale dhe për të përcjellë emocionet e tyre përmes artit të tingullit.

Por çfarë është më e rëndësishme, në të gjitha këto ambiente, janë nxënësit që dalin në pah. Ata janë burimi i çmuar. Janë ata që shfrytëzojnë këto burime në mënyra të paparashikueshme dhe të frymëzueshme./UBTNews/

Realizoi: Dionesa Ebibi

Lajmet

BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet sot Qeveria në detyrë

Published

on

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona

Published

on

Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.

Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka

Published

on

Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.

Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.

Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara