Lajmet

​Lufta e Izraelit në Gaza: BE thotë se uria po përdoret si armë

Borrell tha se kriza humanitare në territor është si rezultat i mungesës së rrugëve tokësore të qëndrueshme.

Published

on

Uria po përdoret si një armë lufte në Gaza, ka pohuar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai e përshkroi mungesën e ndihmave që hynin në territor si një fatkeqësi “të krijuar nga njeriu”.

Vëmendja është zhvendosur drejt rrugëve alternative, duke përfshirë pikat detare dhe ajrore.

Një anije spanjolle që transportonte furnizime ushqimore të nevojshme është nisur nga Qiproja për në Gaza, por OKB thotë se kjo nuk mund të zëvendësojë dërgimin e ndihmave nga toka.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York të martën, Borrell tha se kriza humanitare në territor ishte si rezultat i mungesës së rrugëve tokësore të qëndrueshme.

“Tani po përballemi me një popullsi që lufton për mbijetesën e vet”, tha ai.

“Ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza dhe Bashkimi Evropian po punon me aq sa mundemi për ta bërë të mundur. Uria po përdoret si një krah lufte dhe kur ne e dënuam këtë që po ndodh në Ukrainë, duhet të përdorim të njëjtat fjalë për atë që po ndodh në Gaza”.

Komentet e tij vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se të paktën 576.000 njerëz në Gaza – një e katërta e popullsisë – ishin një hap larg krizës së urisë.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 27 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalet atje në dy javët e fundit.

Aktualisht në rrugë për të ndihmuar është anija spanjolle Open Arms, e cila u nis nga Larnaka pak para orës 09:00 (07:00 GMT) të martën me 200 ton furnizime ushqimore.

Lufta në Gaza filloi kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje.

Më shumë se 31.180 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, thotë ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Pas shumë javë bisedime, duke përfshirë SHBA-në, Katarin dhe Egjiptin si ndërmjetës, nuk kanë arritur një armëpushim ose marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve./BBC

Lajmet

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

Published

on

By

Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku e kishin rrahur e torturuar”.

Nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, sipas aktakuzës.

S.F., ka të drejtë të ankohet ndaj aktgjykimit të Themelores në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Lajmet

Aksioni i Prokurorisë për spiunazh, arrestohet një polic

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari të Policisë gjatë një operacioni të zhvilluar të enjten, më 17 korrik, që lidhet me dyshimet për spiunazh.

Sveçla e cilësoi këtë ndërhyrje si një aksion të rëndësishëm, duke theksuar se “rrit sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vendit”.

Operacioni është ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Speciale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj: Kurti me vetëdije po e mban peng Kuvendin

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se e gjithë Kosova është lodhur nga situata aktuale. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me vetëdije po e mban situatën peng, siç shtoi ai, nuk ka arsye tjetër që të mbahet 48 herë seancë për konstituim të Kuvendit.

Para fillimit të seancës, ai iu tha mediave se nuk pret ndonjë ndryshim për ditën e sotme.

Unë mendoj që jo vetëm protestuesit që janë këtu, por mendoj që e gjithë Kosova është lodhur me këtë situatë dhe ne po i përsërisim fjalët e njëjta. Kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm që të votojmë në rast se do të ketë një mirëkuptim ndryshimi të emrit, të kandidatit. Në rast se jo, do të mbesim kështu edhe fatkeqësisht edhe një kohë por unë prapë besoj që me vetëdije zotëri Kurti po e mban këtë situatë peng sepse nuk shoh arsye tjetër, pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat kur dihet botërisht që nuk janë numrat”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se do ta shqyrtojnë ftesën e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka paralajmëruar se do i ftojë partitë politike për takim.

Nuk e shoh se cila do të jetë ajo marrëveshje përpos asaj që po qarkullon mes Nisma-s dhe LVV-së por sido që të jetë duhet me pa se çfarë do ndodhë. Nuk e di se çfarë pozicioni ka nëse Limaj i fton në takim partitë, që do t’i fton por do ta shohim, deri tash nuk kemi marrë ndonjë ftesë, por do ta shohim shqyrtojmë dhe do ta japim përgjigjen në kohë”, shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nuk konstituohet përsëri, megjithëse po soset afati i dhënë nga Kushtetuesja

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se po soset afati i dhënë nga gjykata më e lartë e vendit për formimin e institucionit ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.

Kjo është hera e 48-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.

Edhe në këtë mbledhje, partitë deri më tash në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ata e konsiderojnë këtë procedurë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, insiston se votimi i fshehtë është në përputhje me ligjin dhe kërkon që procesi të mos bllokohet më tej.

Emërimi i kandidates së saj, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit u hodh disa herë në votim të hapur, por nuk mori mbështetjen e nevojshme, pasi opozita e votoi kundër.

Në seancën e 17 korrikut, kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nisën të adresonin problemin e ngërçit, në vend që të propozonin anëtarët për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.

Seanca dështoi dhe vazhdimi i radhës do të mbahet më 19 korrik.

Ndërkohë, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, por pa sqaruar pasojat nëse ky afat nuk respektohet.

Kjo ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga partitë politike, të cilat mbeten të ndara në qasjen e tyre ndaj zgjidhjes së situatës.

Javën e parë të korrikut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada institucionale.

Pas përfundimit të konsultimeve, ajo theksoi se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor – të vendosur nga Kushtetuesja – nuk është çështje vullneti, por obligim kushtetues.

Osmani u bëri thirrje partive që të angazhohen seriozisht për të gjetur një zgjidhje sa më parë.

Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se presidentja po shqyrton mundësitë ligjore për t’i drejtuar një kërkesë sqaruese Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të kuptohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.

Ngërçi vjen pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.

PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9./REL

 

Continue Reading

Të kërkuara