Lajmet

​BE-ja pret që qeveria e re e Kosovës të angazhohet për dialogun me Serbinë

Published

on

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi kanë bërë një deklaratë të përbashkët rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit.

Borrell dhe Varhelyi presin nga Qeveria e re e Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë.

Po ashtu thuhet se Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision të Ekspertëve Zgjedhor (EEM) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat post-zgjedhore gjithashtu dhe për të nxjerrë rekomandime.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj Evropiane. Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe BE pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë para tyre për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.

Aktualitet

Çitaku kritikon MPJD për ​arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Published

on

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Lulzim Halili duke thënë se misionet diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe. 

Çitaku u shpreh se liria e lëvizjes duhet të jetë e garantuar, teksa kërkoi aktivizimin e misioneve diplomatike.

“Sigurisht që ne i ndjekim, e kemi parë dhe është lajm jashtëzakonisht shqetësues. Fatkeqësisht kjo tashmë është shndërruar në lajm të rregullt, sepse nuk është rasti i parë ka edhe ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen tash e disa muaj nëpër burgjet e Serbisë. Qeveria e Republikës së Kosovës, kjo në largim duhet të jetë shumë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre. Ata nuk janë njerëz pa atdhe, nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe, si njerëz pa institucione, si njerëz për fatin e të cilëve nuk brengoset askush”, tha ajo për media.

Kritika pati për Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çka Çitaku tha se në vend se të merret me beteja të vogla të brendshme, duhet të jenë në funksion të qytetarëve.

Sipas Novosti-it, ish-luftëtarit të UÇK-së iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës. /Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Dështon përpjekja e 51-të për konstituim të Kuvendit

Published

on

Edhe në përpjekjen e 51-të për konstituim të Kuvendit seanca dështoi nga kryesuesi Avni Dehari i cili ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut në foltore.

Pasi që deputetja e PDK-së Ganimete Musliut në nisi fjalimin e saj me “Nëse ke pak moral njerëzor…”, kryesuesi Dehari ia ndërpreu fjalë.

Musliu iu afrua Deharit, u fjalosën dhe kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën duke ftuar deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Musliu ia largoi mikrofonin Deharit, ndërpritet seanca

Published

on

Është ndërprerë seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës me vendim të kryesuesit, Avni Dehari, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin. Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. 

Paraprakisht, Musliu mori fjalën në emër të PDK-së për të propozuar anëtarin e komisionit verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, mirëpo asaj ia ndali fjalën Dehari.

Kjo nxiti Musliun t’i shkojë te hapësira e kryesuesit të seancës duke ia marrë mikrofonin dhe ndal fjalën atij.

 

Continue Reading

Aktualitet

Nura nga PDK: E votoj Limajn për kryetar të Kuvendit

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka thënë se do të votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se lideri i Nisma Socialdemokrate është më i devotshëm sesa gjysma e deputetëve të LVV-së.

Nura duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të votojnë për kryeparlamentar asnjë deputet të LVV-së i cili ka qenë anëtarë i kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kandidaten e tanishme të LVV-së, Albulena Haxhiu.

“PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se ai është më i devotshëm dhe ka dinjitet se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim se vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do të e meritonte votën e PDK-së”, tha Nura për media.

Continue Reading

Të kërkuara