Lajmet

“Samiti ballkanik për dezinformimin”, kërkohet gazetari profesionale dhe luftimi i propagandës

Kështu u tha sot në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin.

Published

on

Rusia përdor agjendën imperialiste në luftëra dhe në dezinformim. Kështu u tha sot në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin, ku u theksua nevoja për luftimin e propagandës e për gazetari profesionale. Aty u tha se gazetaria sot funksionon nën presion politik dhe ekonomik, prandaj vështirë se mund të përdoret si një burim i verifikueshëm për atë se çka lexon shoqëria.

Përfaqësuesja nga Shërbimi i Veprimeve të Jashtme Evropiane (EEAS), Jasna Jelisic tregoi për strategjinë e Bashkimit Evropian në luftimin e manipulimit të informatave. Ajo tha se përkundër përpjekjeve për të luftuar dezinformimin, gazetaria profesionale sot nuk është e njëjta siç ka qenë. Ajo tha se gazetaria funksionon nën presion politik dhe ekonomik dhe për këtë arsyeje nuk mund të përdoret si një burim i verifikueshëm për atë se çka lexon shoqëria.

“Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian që është shërbim diplomatik i hyri punës për të luftuar këtë manipulim të informatave një vit më vonë në vitin 2015, për këtë arsyeje në krijuam forcën e lidhjes brenda divizionit për komunikim strategjik. Në atë kohë flisnim për dezinformomimin, termi lajmi i rreme ende përdoret, por ne e hoqëm sepse dezinformomi është shumë më i gjerë se sa një shpërndarje e lajmeve të rreme, termi u helmua gjatë rrugës dhe u bë sinonim për mediumet që nuk na pëlqejnë i quajmë fake neës… BE-ja ka filluar me rregullimin e platformave më të mëdha dhe pastaj kemi kaluar te pjesa e rregullimit dhe shpresoj që kjo do të ketë ndikim për mbrojtjen e të dhënave private qe janë bërë standard global kudo… Standardet e gazetarisë profesionale kanë rënë, gazetaria është nën presion ekonomik dhe politik kudo edhe në ballkon perëndimore dhe në Kosovës,. Ky është problem i madh sepse nuk janë burim një vend për të verifikuar se çka lexojmë, një tjetër problem është vetëdijesimi i mediave dhe kjo duhet të shtjellohet”, tha Jelisic.

Ndërkaq studiuesi nga Estonia, Vladimir Sazanov tha se Rusia vazhdon të ketë propagandë të trashëguar. Ai tha se Rusia përdorë agjendën imperialiste në luftëra dhe në dezinformim.

“Ideja e Rusisë është ajo qëndresa që është rrethuar nga perëndimi në periudhën sovjetike dhe e kanë përdor këtë term që Bashkimi Evropian, NATO dhe Evropa kanë rënë për këtë dhe kanë shpërndarë këtë vlerë jo më reale. Kjo është diçka e keqe dhe ajo që kur kemi filluar për vlerat demokratike ne qeveri atëherë edhe njerëzit nuk besojnë në propagandën ruse kanë filluar të besojnë në konspiracione të ndryshme… Ka pas edhe shumë lajme tjera të rrejshme dhe shumë nga njerëz të njëjtë që promovojnë narrativen kundër Ukrainës…. Në qeverinë ukrainase për refugjatët ukrainas kanë krijuar një imazh të keq për refugjatët ukrainas, për shtetin e Ukrainës dhe kanë zhvilluar kriza në Evropë më qëllim që të mos mbështetet Ukrainën… Në periudhën imperiale ata kanë pasur propagandën dhe traditën e propagandës e cila ka ndikuar në aktivitet sepse Rusia imperiale që ka qenë zhvilluar shumë në atë periudhë nuk është ndalur, Rusia ka qenë më e fshehur por se i’a kanë pasur këto gjëra, i kanë ta adaptuar këtë strategji… Putini e përdor agjendën e tij imperialiste në luftërat e tij dhe në dezinformim dhe aktivitetet që ndikojnë në këtë”, tha Sazanov.

Për influencën ruse në Sllovaki, Jana Kazas tha se një pjesë e madhe e popullatës ruse besojnë se Rusia është përgjegjëse për dezinformimet e narrativës sllovake.

“Dezinformimet ruse janë shumë të suksesshme, kur e krahasojmë Sllovakinë me shtetet tjera me Çekinë, që është e krahasueshme për shkak të kaluarës dhe narrativat ruse janë shumë të ndryshme, së pari është një pjesë e popullatës me qëndrime pro ruse dhe besojmë që kjo është për shkak të lëvizjeve të forta gjatë historisë, kjo nuk është e zakonshme si e kaluara socialiste… Kjo na tregon pyetjen se kush është përgjegjës primar për luftën në Ukrainë, ishin nga grupet ruse. Sllovakia është në pozitë të keqe dhe më shumë se 50% e sllovakëve besojnë se dikush tjetër në Rusi është përgjegjës për këtë dezinformim dhe kjo dokumenton se është një lidhje me narrativën kriminale që shpërndahet në Sllovaki”, tha Kazas.

“Samiti ballkanik për dezinformimin” po mbahet në Prishtinë dhe është organizuar nga “The Geopost”. Në kuadër të paneleve që po mbahen aty, njohës të kësaj fushe po trajtojnë ndikimin e dezinformimit në Ballkan, dezinformimin në Evropë, në rrjete sociale etj.

Vendi

UBT feston fundvitin 2025 duke nderuar përkushtimin dhe sukseset e përbashkëta

Published

on

UBT organizoi ceremoninë tradicionale të fundvitit 2025, duke e shndërruar këtë ngjarje në një moment të veçantë mirënjohjeje dhe falënderimi për angazhimin dhe për të shënuar sukseset e përbashkëta të këtij viti akademik.

 “UBT është një institucion që ndërtohet mbi përkushtimin, inovacionin dhe besimin në dije. Çdo vit që përmbyllim është një dëshmi e rrugëtimit tonë të përbashkët dhe e guximit për të menduar përtej kufijve”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një moment i veçantë i ceremonisë ishte ndarja e certifikatave të mirënjohjes për stafin që ka shërbyer me përkushtim për 10 dhe 20 vjet në UBT. Me duartrokitje të gjata, u nderuan profesionistët që për më shumë se një dekadë kanë kontribuar në ndërtimin dhe forcimin e institucionit, ndërsa një vlerësim i posaçëm iu nda Murat Retkocerit, për 20 vite angazhim dhe besnikëri institucionale.

Në mesin e të nderuarve për 10 vite përkushtim u përfshinë:
Alfred Marleku, Bekim Selimi, Beni Kizolli, Blerta Vula Rizvanolli, Blerton Abazi, Dafina Tmava, Ferid Selimi, Gent Hasimja, Gezim Radoniqi, Hysen Ahmeti, Ilir Zylfiu, Mirlinda Jashanica Gashi, Safete Veliu Rexhepi, Saranda Demolli, Sema Kazazi Karahoda, Valon Hoti dhe Visar Krelani.

Nën organizimin e Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit, studentët dhe profesorët e UBT-së sollën performanca të kuruara me profesionalizëm, duke dëshmuar talentin, kreativitetin dhe energjinë rinore që e karakterizon universitetin. Interpretimet muzikore dhe prezantimet artistike krijuan një atmosferë të veçantë festive, duke e shndërruar sallën në një hapësirë frymëzimi dhe gëzimi kolektiv.

Ceremonia e fundvitit 2025 u mbyll me mesazhe bashkimi, falënderimi dhe optimizmi për vitin që vjen, duke riafirmuar angazhimin e UBT-së për të vazhduar rrugën e ekselencës akademike dhe inovacionit. Ky vit shënon gjithashtu një moment të rëndësishëm në historinë e institucionit, çerek shekulli nga themelimi i UBT-së, si dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vizionit afatgjatë të tij.

Continue Reading

Lajmet

Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut

Published

on

Profesor i UBT-së, Hazir Çadraku, ishte mysafirë i radhës në podcastin tonë, ku foli për gjendjen aktuale të ujërave në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm dhe parandalimit të krizave të mundshme ujore në të ardhmen.

Sipas Profesor Çadrakut, sfidat që përballet Kosova janë të dyfishta: ndikimet klimatike dhe aktiviteti i pakontrolluar i njeriut.

Institucionet arsimore dhe kërkimi shkencor, sipas Profesor Çadrakut, luajnë një rol kyç në parandalimin e krizave ujore. Ai nënvizoi rëndësinë e punës intensive kërkimore në terren dhe publikimeve ndërkombëtare për të siguruar vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe fakte shkencore.

Për më shumë ndiqni podcastin: PODCAST

Continue Reading

Rajoni

Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ligjëratave tematike me ekspertë ndërkombëtarë, UBT ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov, politolog dhe ekspert i sigurisë ndërkombëtare, i cili mbajti ligjëratën me temën “Kosova’s European Future: What Bulgaria’s Experience Can Offer”, para studentëve të programit të Studimeve të Sigurisë.

Ligjërata u fokusua në rrugëtimin evropian të Kosovës, sfidat e integrimit, si dhe mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Bullgarisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vënë theks të veçantë në çështjet e sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjes me kërcënimet hibride.

Në këtë aktivitet akademik ishin të pranishëm edhe dekania e Fakultetit, Hajdi Xhixha, si dhe prodekani Arian Kadriu, të cilët vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në procesin mësimor dhe në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve të UBT-së.

Dr. Dimitar Keranov është anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for International Politics (BIIP) dhe njihet si një nga zërat e rëndësishëm në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Fushat e tij të specializimit përfshijnë kërcënimet hibride, reziliencën demokratike dhe sigurinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në vendet që përballen me presione gjeopolitike.

Ai ka një përvojë të pasur profesionale në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë German Marshall Fund of the United States dhe Institut für Europäische Politik në Berlin, ku ka kontribuar në analiza politike dhe kërkime shkencore mbi zgjedhjet, ndikimin e huaj dhe qeverisjen demokratike.

Publikimet dhe analizat e Dr. Keranov janë cituar nga media ndërkombëtare me ndikim të madh, si The New York Times dhe Euronews, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme në debatet bashkëkohore mbi sigurinë dhe demokracinë. Ai është gjithashtu anëtar i American Political Science Association dhe flet rrjedhshëm më shumë se dhjetë gjuhë, çka i mundëson një qasje krahasuese dhe ndërkombëtare ndaj sfidave globale të sigurisë.

Ligjërata u prit me interes të veçantë nga studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesin për rolin e Kosovës në arkitekturën evropiane të sigurisë, sfidat aktuale rajonale dhe rëndësinë e përgatitjes akademike për profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar dhe të ofrojë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale globale dhe me praktikat më të mira akademike dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja

Published

on

Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).

Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.

Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.

Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.

Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.

Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.

UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara