Lajmet

Hoti: Më 31 janar do të takohemi me delegacionin serb, po shpresojmë t’i marrim arkivat që i kemi kërkuar

Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja.

Published

on

Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se do të takohen me 31 Janar me një delegacion serb, përmes të cilit takim presin qe të marrin informacione për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ka treguar se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësues nga BE-ja.

“Në fakt më 31 janar të këtij viti, ne kemi një takim të jashtëzakonshëm të grupit punues, delegacion i Kosovës me të Serbisë, dhe BE-ja besojmë se do të jetë në këtë takim, dhe shumë po shpresojmë që do të marrim informacion ose arkivat që i kemi kërku nga Serbia. Dhe nëse i marrim këto atëherë natyrisht që do të vazhdojmë me gërmime të tjera, por megjithatë vitin 2023 kryesisht i kemi pas gërmimet prej raporteve analitike që i kemi marr prej akterëve të ndryshëm, por kryesisht prej Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq”, ka thënë ai.

Me informacionet e reja nga Kryqi i Kuq, Hoti thotë se do të kenë më shumë punë gjatë këtij viti.

“Edhe ato kanë me vazhdu, sepse i kemi pranu të reja prej Kryqit të Kuq, dhe unë po shpresoj, nuk mundem të garantoj, por po shpresoj që kemi me pas një volum edhe më të madh të punës sa që kemi pas në vitin e kaluar”, u shpreh ai.

Hoti ka treguar për Front Online lokacionet ku do të kërkohen mbetje mortore posa të fillojnë gërmimet.

“Në Skenderaj e kemi edhe një lokacion, kemi qenë në Prekaz, por tani është një lokacion tjetër prapë në Prekaz, në Podujevë kemi me u kthy, në Prizren kemi me u kthy, edhe në Kamenicë kemi me u kthy”, ka thënë ai.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara