Lajmet

​Kulmi i komunës së re të Prishtinës u rrëzua nga erërat e forta, dëmet do të kompensohen

Në një prononcim për media, Fushtica tha se në këtë ndërtesë gjatë kësaj kohe nuk ka pasur punime.

Published

on

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica tha se sipas hetimeve preliminare nga Policia e Kosovës dhe inspektorët e emergjencave, kulmi i ndërtesës së Komunës së re ka rënë si pasojë e erërave të forta.

Në një prononcim për media, Fushtica tha se në këtë ndërtesë gjatë kësaj kohe nuk ka pasur punime, derisa shtoi se pas këtij rasti, objekti është mbyllur dhe punëtorët janë liruar në shtëpi, ndërkaq institucionet po kryejnë punën e tyre në hetimin e rastit. Ai tha se shprehin keqardhje dhe bashkëndjejnë me vajzën, e cila mbeti e lënduar si pasojë e këtij incidenti.

“Një pjesë e kulmit të ndërtesës së re të komunë ka rënë dhe me këtë rast është lënduar edhe një person. Me marrjen e lajmit të gjitha ekipet që duhet të thirren, emergjenca, policia, emergjencat mjekësore, inspektorët e emergjencave kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe brenda një afati të shkurtër kohor kanë filluar sanimin e incidentit në bazë të protokollit të sigurisë. Është mbyllur ndërtesa, punëtorë janë lëshuar në shtëpi dhe policia është duke i kryer hetimet bashkërisht me ekipet e emergjencave për të shikuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për momentin nuk mund të them më shumë se hetimet janë preliminare dhe duke u zhvilluar. Por, sipas të gjitha gjasave si pasojë e erërave të forta që kanë ndodhur ka ardhur deri te rrëzimi i kulmit. Hetimet janë në fazën preliminare, nuk mund të paragjykoj, policia po e kryen punën e vet. Edhe inspektorët e emergjencave janë duke e bërë punën e vet, forenzika është këtu, do të dalin me raport të detajuar”, tha Fushtica.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, theksoi se mund të konfirmojnë se në momentin që ka ndodhur rasti nuk pasur punëtorë duke punuar në ndërtesë apo në kulm. Ai shtoi se janë dëmtuar disa vetura, të cilat sipas tij mund të jenë të qytetarëve, derisa shton se të gjitha dëmet do të kompensohen në bazë të ligjit në fuqi, porse duhet të bëhet vlerësimi.

“Jo, nuk ka pasur punime jashtë ndërtesës…Mund të konfirmojmë që në momentin që ka ndodhur rasti nuk pasur punëtorë duke punuar në ndërtesë apo në kulm… Janë dëmtuar disa vetura, mund të jenë të qytetarëve, por nuk kemi informata… Të gjitha dëmet do të kompensohen në bazë të ligjit në fuqi, duhet të bëhet vlerësimi. Për momentin është duke u bërë vlerësimi i rrezikut nga ekipet e agjencive të emergjencave, ekipet e policisë dhe zjarrfikësit ende janë duke punuar në kulm, duke bërë vlerësimin dhe largimin e rrezikut. Nëse ekziston rreziku më i vogël që rrezikohen punëtoret, nuk do të punojnë punëtorët”, theksoi Fushtica.

Ndërkaq, nga Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë thënë se pacientja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se gjendja e saj është në rrezik për jetë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se pas ekzaminimeve pacientja pritet të dërgohet në Mjekimin Intensiv Qendror për të vazhduar trajtimin shëndetësor. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Aktualitet

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Published

on

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Continue Reading

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Kulturë

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë

Published

on

Artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Ceremonia është mbajtur në kryeqytet, ku kryetari Përparim Rama ia ka ndarë gjithashtu një mirënjohje të veçantë.

Në mirënjohje thuhet: “I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon”.

Koncerti zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 19 korrik dhe përveç krijimtarisë tashmë të njohur, Rexhepagiqi do të interpretojë këngët e reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Armend Rexhepagiqi është autor i shumë hiteve të pavdekshme të muzikës shqipe dhe një nga emrat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tekstet dhe këngët e qindra artistëve ndër vite. /Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara