Lajmet

Dhjetra kolonë izraelitë hyjnë në xhaminë Al-Aksa

Kështu raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Published

on

Një numër kolonësh të mbrojtur nga policia izraelite, hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa dhe kryen rituale talmudike, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Kolonët izraelitë të ekstremit të djathtë shpesh sulmojnë kompleksin, i cili ndodhet në zemër të Jerusalemit Lindor.

Në vitin 2023, më shumë se 48 mijë kolonë izraelitë hynë me forcë në vend, sipas autoritetit fetar që e mbikëqyr atë./UBTNews/

Lajmet

​PSG fiton Kupën Ndërkontinentale 2025, Safonov pret katër penallti

Published

on

PSG dhe Flamengo zhvilluan mbrëmë ndeshjen finale të Kupës Ndërkontinentale në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Doha të Katarit.

Kampioni evropian u kualifikua direkt në finale, ndërsa kampioni i Amerikës së Jugut mposhti ekipin meksikan Cruz Azul (2:1) dhe ekipin egjiptian Pyramids të udhëhequr nga Kruno Jurçiq (2:0) në rrugën drejt finales.

Ekipi francez erdhi në epërsi në takim me golin e Kvaratskhelia në minutën e 38-të, pas harkimit nga Desire Doue.

Skuadra e Flamengo-s barazoi shifrat në pjesën e dytë me golin e Jorginho nga penalltia në minutën e 62-të, pasi Marquinos ndali në mënyrë të palejuar Arrascaeto brenda zonës së rreptësisë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues 1:11 dhe nuk pati ndryshim në rezultat as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, kështu që fati i fituesit u vulos përmes ekzekutimit të penalltive.

De La Cruz shënoi sigurt në goditjen e parë të penalltisë për Flamengon, ndërsa për PSG-në barazoi Vitinha.

Në goditjen e radhës Saul i Flamengos dështoi të shënojë, pasi portieri i PSG-së lexoi gjuajtjen e tij. Kur pritej që ekipi francez të arrijë epërsinë e parë nga penalltitë prej 2:1, njëri ndër lojtarët më të mirë botërorë Dembele dështoi të shënojë gol.

Pedro mori të realizojë penalltinë e tretë për Flamengon, por sërish portieri Safonov mbrojti goditjen e tij në këndin e djathtë të portës. Nuno Mendez pasoi me epërsinë për PSG-në prej 2:1.

Leo Pereira goditi penalltinë e katërt të Flamengos, duke e dërguar topin në mes të portës, ku Safonov bëri një tjetër pritje.

Barcola shënoi golin e katërt të PSG-së në këndin e djathtë dhe ekipi francez kështu fitoi titullin e parë të këtij edicioni pas penalltive me rezultatin 4:1 – 5:2 rezultati i përgjithshëm i takimit.

Kujtojmë, turneu i Kupës Ndërkontinentale u luajt për herë të parë në vitin 2024 dhe titulli u fitua nga Real Madridi, pasi mposhti ekipin meksikan Pachuca 3:0 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Lusail” në Katar.

Kupa Ndërkontinentale e FIFA-s është një garë vjetore për klube e organizuar nga FIFA.

Ajo përfshin kampionët aktualë të të gjashtë konfederatave UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, AFC, CAF, OFC, me kampionin evropian që kualifikohet direkt për në finale, ndërsa të tjerët avancojnë përmes play-off-it për të përcaktuar sfiduesin për në finale.

Continue Reading

Lajmet

Deputetja britanike Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

Published

on

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur vendimin.

Ajo theksoi se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë ndaj Kosovës, madje ajo kujtoi se Lista Serbe zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns përmendi gjithashtu sulmin në Banjska, ku një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – e cila është trajnuar në baza ushtarake serbe dhe ka përdorur armë të ushtrisë serbe, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Deputetja britanike theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe çdo masë e mbetur duhet të hiqet.

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë sjellja para drejtësisë e Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon dhe orientimi i Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

LDK thërret konferencë për media

Published

on

Lidhje Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka thirrur një konferencë për media para gazetarëve.

Kjo konferencë do mbahet me fillim nga ora 10:00, në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.

Në njoftim nuk u bënë të ditura detaje të tjera./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave në Bondi

Published

on

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi që synonte një festival hebre.

15 persona u vranë kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah, shkruan BBC.

Ligjet e reja do të synojnë ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim u tha Albanese gazetarëve në Canberra.

Ministri i Punëve të Brendshme do të ketë gjithashtu kompetenca të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje dhe do të ngrihet një taskforcë e re për të siguruar që sistemi arsimor parandalon, trajton dhe përgjigjet siç duhet ndaj antisemitizmit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara