Lajmet
8 milionë euro buxhet këtë vit për Shërbimin Korrektues
Dibranii flet edhe për projektet në vitin 2024 dhe për buxhetin prej 8 milionë euro.
Published
2 years agoon
By
Betim Gashi14 zyrtarë korrektues në dy vitet e fundit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Prej tyre disa kanë përfunduar në burg, disa janë larguar nga puna e disa të tjerë janë ballafaquar me organet e ndjekjes. Kështu deklaron drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili thotë se gjatë dy viteve kanë qenë 120 raste të parandalimit të futjes së substancave narkotike dhe telefonave në burgjet e Kosovës. Në një intervistë ai flet edhe për projektet në vitin 2024 dhe për buxhetin prej 8 milionë euro.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani deklaron se viteve paraprake kanë munguar projektet madhore për shkak të buxhetit. Më tej, zotohet se viti 2024, do të ketë rekord të investimeve kapitale.
“Në investimet kapitale për vitin tjetër (2024), përveç ndërtimit të burgut të ri që është burgu i Prizrenit, ndërtimi i burgut të grave në Lipjan, renovimi i burgut të Gjilanit, ndërtimi i shtëpisë së nënave atje, renovimi i teatrit të burgut të Dubravës, është edhe zgjerimi i kapaciteteve në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Si asnjëherë më parë vetëm në vitin 2024, planifikohen të investohen 8 milionë euro investime kapitale. Pothuajse të gjitha këto projekte që i përmenda më lartë janë projekte dy ose trivjeçare”, deklaron Dibrani.
Udhëheqësi i burgjeve të Kosovës, konsideron se viti i kaluar ka qenë ndër më të suksesshmit për ndalimin e kontrabandës.
“Për dallim prej viteve të kaluara edhe vitin që po e lëmë pas, kemi shënuar rekord në raport me parandalimet e futjes së kontrabandës brenda institucioneve. Dukuri e cila është vështirë të eliminohet apo të vije deri tek niveli zero, sepse ka lloj-lloj mënyrash apo metodash të cilat edhe familjarët por edhe personat e tjerë, fatkeqësisht edhe raste të izoluara, kur stafi tentojnë ta fusin kontrabandën brenda. Por ajo që është e rëndësishme është se prapë edhe vitin që lamë pas kemi shënuar rekord në raport me parandalimin e futjes së kontrabandës brenda institucioneve korrektuese. Kryesisht tek familjarët dhe kompanitë që furnizojnë institucionet tona me artikuj të ndryshëm…Vetëm dy vitet e fundit kemi 120 raste të parandalimit të futjes së kontrabandës, kryesisht janë narkotikë dhe telefona, ka edhe dukuri të tjera negative”, shprehet ai.
Përveç parandalimit në futjen e kontrabandës, ka raste kur të burgosurit ndihmohen nga vetë zyrtarët korrektues.
“Në dy vitet e fundit kemi 14 raste kur zyrtarët korrektues përfshirë mbikëqyrës, mbikëqyrës të lartë dhe oficerë janë përfshirë në dukuri negative apo edhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ka prej tyre që kanë përfunduar në burg, ka prej tyre që janë larguar nga puna, ka prej tyre që janë duke u ballafaquar edhe me organet e ndjekjes”, thekson ai.
Gjatë këtij viti, drejtori i burgjeve të Kosovës thekson se do të mbyllen dy burgje.
“Ne kemi dy burgje të cilat nuk i plotësojnë standardet më të mira evropiane për të funksionuar. Është burgu i Pejës dhe Burgu i Prizrenit për shkak të vjetërsisë dhe infrastruktura nuk i plotëson kriteret apo nevojat të cilat i kemi si shërbim. Ne kemi vendosur që këto dy burgje të mbyllen dhe të ndërtohet një burg i ri i cili i shërben të gjithë rajonit të Dukagjinit, përfshirë Gjakovën, Sukarekën, Prizrenin, Rahovecin, Ferizaj, Shtimen sepse nuk do të jetë vetëm qendër e paraburgimit, ku do të jetë edhe qendër korrektuese, në një masë do ta lehtësojë edhe Burgun e Dubravës , sepse familjarët nga vise të ndryshme, vise të largëta të Kosovës do ta kenë më të lehtë vizitimin e tyre në burgun e Prizrenit”, deklaron Dibrani.
Teksa flet për projektet që do të zhvillohen gjatë këtij viti, Dibrani thotë se do të ndërtohet edhe burgu i grave me standardet më të larta ku do të ketë edhe ndarje të veçantë.
Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani është optimist që Kuvendi do të miratojë marrëveshjen me shtetin danez.
“Unë besoj që kjo do të kalojë sepse unë kam marrë pjesë vet në komision në parlament dhe është votuar nga të gjitha partitë. Me aq sa e kam përcjellur edhe seancën kur është shtyrë, sepse nuk është kundërshtuar marrëveshja, sepse janë kërkuar nga disa deputetë informacione shtesë dhe po shpresojë që kjo marrëveshje do të rikthehet në parlament dhe do të kalojë. Sepse nga kjo marrëveshja fiton Kosova, natyrisht përveç të mirave materiale, sepse ju e dini që ne nga kjo marrëveshje i përfitojmë gjashtë milionë euro për energji të ripërtërishme si vend dhe 15 milionë euro buxhet vjetor, aq sa e kemi pasur afërsisht deri më tani për krejt Shërbimin Korrektues të Kosovës, përfshirë 2700 të burgosur dhe afër 1700 staf korrektues, përfitojmë të njëjtin buxhet për një burg i cili ka kapacitet 300 shtretër. Përveç kësaj në këtë burg do të zbatohet rendi shtëpiak danez dhe ne do të marrim praktikat më të mira të sistemit danez”, përfundon Dibrani.
Marrëveshja me shtetin danez parasheh transferimin e 300 të burgosurve në Kosovë. Dibrani thotë se gjatë vitit të kaluar janë realizuar shumë projekte të ngritjes profesionale të stafit, është përmirësimit të infrastrukturës por edhe themelimin e Institutit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Po ashtu, përmend edhe hapjen e konkursit ‘vetëm gra’, ku janë punësuar 50 oficere korrektuese. Tutje thekson se prioritete për këtë vit mbeten kompletimi i infrastrukturës, ndërtimi i burgjeve të reja, renovimi i burgjeve të vjetra dhe ngritja profesionale e stafit.
Lajmet
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Published
21 minutes agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.
Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.
“Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim
Lajmet
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Published
45 minutes agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture të policisë dhe një veture me targa vendore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.
Në njoftimin e policisë thuhet se personat e lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat
Published
48 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT News
Punëtorët e Sindikatës së RE të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në protestën e sotme para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, kanë lëshuar një deklaratë të Kryeshefit ku dëgjohet të thotë se paga mesatare në KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike.
“KEK vazhdimisht ka pasë një rritje të pagave çdo vit, por këtë vit e kemi më sfiduese mirëpo e dimë që edhe paga mesatare ne KEK është më e larta prej ndërmarrjeve publike”, dëgjohet të thotë kryeshefit.
E për këtë kryetari i Sindikatës së RE të KEK, Nexhat Llumnica ka thënë se ky është një mashtrim duke ironizuar se fjala e Kryeshefit nuk shkelet dhe se paga mesatare për ta duhet të jetë 1 mijë e 100 euro.
“Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës jo vetëm që nuk është i interesuar të zgjedh kërkesat e punëtorëve të KEK-ut por po na thotë që i keni pagat më të larta në Kosovës. Sigurisht se ai po e mendon shërbyes civil sikurse ndërmarrjet publike e aq më larg KEK që sot vdesin një për qind e stafit. Kreyshefi i KEK na tha që i keni mbi 1 mijë e diçka euro pagë mesatare. Ne sindikata e RE e KEK e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë që kam një surprizë, e ajo supreizë është mos me ia shkel fjalën Kryeshefit, pra nga këtu ne kërkojmë 1 mijë e 100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë mesatare 1 mijë e 100 euro, duhet të shtoheh edhe 350 euro për secilin punëtorë në bazë të pagës mesatare”, tha ai.
Llumnica ka thënë se nuk do të marrin pjesë në festën e fundvitit, meqë sic tha ai duan të festojnë bashkë dhe jo veçkryesia.
“Punëtorët e KEK-ut janë ata të cilët sfidojnë, rrezikojnë jetë dhe shëndet, janë ata të cilët kanë rrezikshmëri në punë dhe nuk iu paguhet. Janë ata që vdesin ën punë dhe nuk i merr parasysh askush, janë ata që gjithmonë sfidohen edhe për pajisje personale mbrojtëse, pro nuk e ndalin punën dhe prodhimin, dhe mos të kthesh kokën nga ta është keq. nuk na duhen ftesat për festë për fundvit sepse na dojna me festu të gjithë bashkë, dhe jo vetëm kryesia e Sindikatës. Prandaj, nga këtu iu bëjë me dije se ffesat që na kanë dërgu për fundvit për të festu, ne nuk do të festojmë dhe do të solidarizohemi me ju. O festojna bashkë, o asnjë”, tha ai.
Nënkryetari i Sindikatës, Selajdin Gashi, njëherit inxhinier në KEK ka thënë se dikush është ka vjedhë e ka mashtron me KEK, pasi që thotë se prodhimi bëhet njësoj sikurse ëshë bërë gjashtë vite më parë, por i njejtë nuk është dhe çmimi. Ai tregon se gjashtë vjet më parë fatura e rrymës për të ishte 35 euro, e sot 60 euro.
“Kemi dalë me protestu për shkak se menaxhmenti i KEK-ut na ka rrejt që një vit se ka me na rritë pagën. E pamë rrenën që e lëshuam dhe publikisht, marre duhet me iu ardhë. Këta punëtorë këtu janë punëtorë shembullor për shkak se KEk është kompania më profitabile në vend dhe për çdo vit KEK i jep Qevrisë 25 milionë euro për tantiemë, d.m.th. qymyrin që nxjerrim për qytetarët, ne si Korporatë i japin 25 milioën euro. Kjo është marre për qeverinë, menaxhmentin dhe gjithë. Nëse shpronësohet një autostradë, krejt njerëzit publikë vrapojnë se ky është aset shtetëror. A nuk është aset shtetëror energjia elektrike? A nuk është aset shtetëror rivitalizimi i Bllokut A3 dhe i B1 që janë modernizuar blloku B2, turbinat dhe gjeneratorët. Krejt këtë punë e kanë bërë punëtorët. Marre që nuk rriten pagat. Që gjashtë vitet e fundit, pavarësisht kush ka qenë drejtor i KEK-ut dhe bordit, energjinë elektrike që ne e prodhojmë ja japim KEDS me 29 euro e 50 cent, d.m.th. 60 për qind të prodhimit ne e falim për qytetarët e Kosovës, ndërsa 40 për qind shitet në 35 euro. Pse? E bëjmë me qëllim mos me ngarku qytetarin. Për gjashtë vitet në KEK paga është rritur veç 120 euro, pavarësisht është dhënë nga një bonus i vogël. Para gjashtë viteve faturën energjisë e kisha pasë 30 euro, fatura jem e fundit është 60 euro. D.m.th. e mu ka shtrenjtu energjia 100 për qind. Që gjashtë vjet energjinë e japim njejtë. Dikush qëtu është tu rrejt e edhe ja vjedhë”, tha ai./S.K/EO/
Lajmet
Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë
Published
50 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT News
Tre persona, përfshirë dy oficerë policie janë vrarë në një shpërthim në Moskë, thanë autoritetet ruse.
Dy oficerë të policisë rrugore panë një individ të dyshimtë pranë një makine policie në rrugën Yeletskaya të qytetit dhe kur iu afruan të dyshuarit për ta ndaluar, një pajisje shpërtheu, tha Komiteti Hetues i Rusisë.
Dy oficerët e policisë vdiqën nga plagët e marra, së bashku me një person tjetër që po qëndronte aty pranë.
Shpërthimi ndodhi pranë vendit ku një gjeneral i lartë rus u vra në një shpërthim me makinë-bombë në kryeqytet të hënën.
Gjeneral-lejtnant Fanil Sarvarov vdiq pasi një pajisje shpërthyese e cila ishte vendosur nën një makinë krisi.
Zëdhënësja e Komitetit Hetues Svetlana Petrenko tha në një deklaratë në Telegram se një çështje penale po hetohej në Moskë lidhur me një përpjekje për vrasjen e oficerëve të policisë rrugore.
Mediat ruse identifikuan oficerët si Ilya Klimanov, 24 vjeç dhe Maxim Gorbunov, 25 vjeç./S.K/EO/
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat
Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë
Ndërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorit
Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova
Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash
Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Lajmet3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
