Lajmet

​Osmani-ushtarëve të rinj: Jam krenare që jeni trashëgimtarë të UÇK-së

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe autoritetet më të larta shtetërore, të cilët njëherazi u shprehen krenarë më të arriturat e FSK-së.

Published

on

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkangjitur edhe një gjeneratë e ushtarëve të rinj. 325 pjesëtar të rinj të kësaj force janë betuar për shërbim në këtë institucion, numër ky më i larti që ka diplomuar ndonjëherë në ushtri.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe autoritetet më të larta shtetërore, të cilët njëherazi u shprehen krenarë më të arriturat e FSK-së.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur krenare nga ky sukses i ushtareve të rinj, për të cilën tha se të njëjtit janë trashëgimtarë të UÇK-së.

“Ndjehem jashtëzakonisht e lumtur që sot në këtë ceremoni të veçantë ndajmë së bashku emocionet e festës dhe të kurorëzimit të suksesit të madh të 325 djemve e vajzave tona të gjeneratës 2023 të FSK-së. Të dashur ushtar të rinj të kësaj gjenerate, jam krenare që sot ju mbani uniformën e Forcave tona, jam krenare që jeni trashëgimtarë të UÇK-së dhe jam krenare veçanërisht me hapin e parë që hodhët në pragun e komandës së doktrinës dhe stërvitjes duke prekur ëndrrën tuaj për t’u bërë ushtar e ushtare të FSK-së e duke filluar rrugëtimin tuaj me plot sfida në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, Republikës së Kosovës. Ju duke përvetësuar mësimet e trajnimet jeni formësuar dhe zhvilluar në ushtarak me karakter që përvetësojnë idealet e shenjta të detyrës, nderit dhe atdheut të ndërlidhura me vlerat dhe standardet më të larta të ushtarakeve të vendeve anëtare të NATO-s. Përmes programit ushtarak keni rrënjosur kompetencat themelore ushtarake të nevojshme për të fituar betejat në një rajon e një botë me sfida e kërcënime komplekse si dhe me frymëzimin e duhur për përsosmëri të vazhdueshme profesionale dhe shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Osmani tha se në cilësi të komandantes supreme përveç mirënjohjes dhe vlerësimit të lartë për sukseset dhe të arriturat e FSK-së, ka qenë vazhdimisht e interesuar për statusin e mirëqenies sociale ekonomike të personelit ushtarak të Forcës sonë, me ç’rast shtoi se gjatë vitit të ardhshëm do t’i adresojnë me prioritet çështjet e përmirësimit të mirëqenies socio-ekonomike.

“Rikujtoj edhe më këtë rast se bazuar në vlerësimin e sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale në mjedisin e sigurisë së vendit dhe me qëllim të forcimit dhe avancimit të statusit zyrtar dhe përmirësimit të mirëqenies socio-ekonomike të pjesëtarëve të FSK-së gjatë këtij viti së bashku me ekipin tim kemi punuar në hartimin e propozimit për një program shtetëror që bazohet në shtatë shtylla kyçe. E para është realizimi i pagesave të shtesave në paga për rrezikshmëri, realizimi i pagesave të punës me ndërrime apo të kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, shërbimi i sigurimit jetësor dhe shëndetësor, ndërtimi dhe funksionalizimi i spitalit ushtarak për shërbime deri në nivelin terciar për ushtaraket, policët, për ushtarakët dhe policët tanë dhe familjet e tyre, për familjet e ushtareve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës të rënë në detyrë, si dhe për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UCCK-së, përmirësimi i cilësisë së ushqimit dhe transportit, sigurimi i banimit të përballueshëm ndërmjet një programi të veçantë dhe krijimi i fondit kreditues me kushtet e veçanta për ushtarët e FSK-së. Për gjitha çështjet që kërkojnë ndryshime legjislative presidenca do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë, kuvendin dhe institucionet tjera relevante…Ne jemi të vendosur që Kosova të jetë një partner i sigurte dhe kontribuues për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare siç edhe është dëshmuar me ngritjen e buxhetit”, shtoi Osmani.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Albin Kurti derisa është shprehur krenar me të arriturat e Forcës së Ushtrisë së Kosovës, është zotuar para ushtarëve që qeveria do t’i përkrahë gjithmonë këtë institucion.

“Grupi juaj është shumë i veçantë, sepse jeni grupi më i madh që ka diplomuar ndonjëherë në ushtrinë tonë, gjithsej 325. Nga sot ju filloni detyrën fisnike, po aq edhe sfiduese për t’i shërbyer atdheut në mbrojtje dhe ruajtje së paqes së patjetërsueshme. U zotuam se ushtria do ta këtë përkrahjen e pakursyer të qeverisë, këtë e kemi dëshmuar çdo vit të qeverisjes sonë. Fillimisht në vitin e parë të qeverisjes në vitin 2021 e ngritëm buxhetin për herë të parë ne vlerë mbi 100 milion euro, nga ai vit buxheti për ushtri ka qenë përherë më i madh dhe gjithmonë në ngritje. Sivjet ai ishte mbi 200 milionë euro apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor sipas kriterit të shteteve anëtare të NATO-s. Pra dyfish më shumë vetëm në krahasim me vitin tonë të parë të qeverisë. Ndërkaq, me ju sot po shënojmë pothuajse dyfishimin e numrit të përgjithshëm të ushtrisë, teksa kemi katërfishuar trajnimet e ushtarakeve në raport me qeverisjet e kaluara. Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinjtë e të reja si ju që duan t’i shërbejnë atdheut pikërisht si shqiponja sypatrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder dhe krenari bartin veshur uniformën e FSK-së”, tha Kurti.

Lajmet

​Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9

Published

on

Niclas Fullkrug ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin e tij te Milani nga West Ham United, në formë huazimi me mundësi blerjeje.

Sulmuesi 32-vjeçar pritet t’i kryejë vizitat mjekësore të martën në Milano dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Massimiliano Allegrit të mërkurën, në prag të Krishtlindjeve.

Marrëveshja fillimisht u raportua me një opsion blerjeje prej 11–13 milionë eurosh, por sipas Sky Sport Italia, shifra reale është rreth 5 milionë euro dhe huazimi është pa komision.

Fullkrug pritet të zyrtarizohet në fillim të janarit dhe, falë ndryshimeve të fundit në rregullore, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit më 2 janar.

Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez është i dëmtuar dhe do të mungojë për disa muaj. Fullkrug vjen si alternativë e rëndësishme në skemën 3-5-2 të Allegrit, edhe pse sezoni i tij te West Ham ka qenë i vështirë, pa gola në tetë paraqitje në Premier League këtë edicion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

Published

on

By

Me iniciativë të Odës Ekonomike të Kosovës, është themeluar Forumi i Sektorit Privat në Republikën e Kosovës, si një mekanizëm i përbashkët bashkëpunimi ndërmjet organizatave përfaqësuese të biznesit në vend.

Forumi ka për qëllim paraqitjen e qëndrimeve të unifikuara të sektorit privat, forcimin e dialogut me institucionet shtetërore dhe avokimin për krijimin e një klime më të favorshme për biznesin, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në njoftim bëhet e ditur përveç përfaqësimit të interesave të bizneseve vendore, Forumi përfshin edhe organizata që përfaqësojnë interesat tregtare dhe investuese të huaja në Kosovë, duke synuar koordinim më të mirë ndërmjet sektorit privat vendas dhe atij ndërkombëtar, si dhe forcimin e rolit të Kosovës në ekonominë rajonale dhe globale.

I ndërtuar mbi parimet e transparencës, përfaqësimit dhe funksionimit të rregullt institucional, Forumi shërben si një platformë e strukturuar për koordinim, avokim dhe trajtim të çështjeve me interes të përbashkët ekonomik. Veprimtaria e tij rregullohet përmes Rregullores së Punës, e cila përcakton anëtarësinë, organet drejtuese, kryesimin rotativ, Sekretariatin dhe mënyrën e organizimit të takimeve.”, thuhet në komunikatë.

Këshilli përcakton prioritetet e avokimit, miraton qëndrimet e përbashkëta dhe zgjedh udhëheqjen e Forumit. Kryesimi realizohet në mënyrë rotative me mandat njëvjeçar, duke garantuar përfaqësim të barabartë dhe vazhdimësi institucionale, ndërsa organizata kryesuese ushtron edhe funksionin e Sekretariatit.

Continue Reading

Lajmet

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Published

on

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik në gju, njoftoi klubi i tij Santos, ndërsa ylli brazilian përpiqet të rikthehet në formë për të mbajtur gjallë shanset për Kupën e Botës.

“Një artroskopi u krye për të trajtuar një dëmtim të meniskut medial. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe atleti është mirë”, thuhet në deklaratën e klubit, ku theksohet se operacioni u krye nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.

33-vjeçari ishte në formë të mirë me Santosin para ndërhyrjes, duke luajtur edhe me dhimbje dhe duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, rol kyç në mbijetesën e ekipit në elitën braziliane.

Edhe pse klubi nuk dha një afat zyrtar rikuperimi, mediat braziliane raportojnë se ai mund të mungojë deri në një muaj.

Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023 për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë: ai duhet të jetë “në formë të mirë” për t’u rikthyer në skuadër për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Shëndeti dhe koha tani janë vendimtare për rikthimin e tij./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara