

Lajmet
Rohde: Asociacioni të krijohet sa më shpejt aq më mirë
Published
2 years agoon
By
UBT newsAi tha se qeveria e tij ka disa marrëveshje, e cila është një kredi e dhënë nga KFW që do të ndihmojë për të modernizuar infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë, dhe fonde nga GIZ për zhvillimin rural .
“Mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen së shpejti. Sepse Kosova do të humbasë shumë para nëse këto marrëveshje nuk votohen së shpejti, është në interes të gjithë vendit. Qeveria ime ka disa marrëveshje, është një kredi e dhënë nga KFW e cila do të ndihmojë për të modernizuar, për shembull, infrastrukturën e energjisë elektrike në Kosovë. Ka një kredi ndërkombëtare, ose ka fonde nga GIZ për zhvillimin rural, këta janë vetëm disa shembuj. Dhe, e dini, në rastin tonë ka afate buxhetore, dhe nëse paratë nuk shpenzohen ato tërhiqen, dhe kjo do të ishte shumë fatkeqësi për Kosovën, por edhe për taksapaguesit gjermanë, sepse paratë nuk mund të shpenzohen”, tha Rohde.
Rohde tha se zgjidhja e qëndrueshme është zgjidhja që përfshinë themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, i cili është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës. Ai ceku se Asociacioni duhet të krijohet sa më shpejt sepse atëherë Kosova mund të bëj një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë .
“E dini, unë nuk po konfirmoj apo mohoj asgjë, vetëm dua të ritheksoj atë që themi gjithmonë. Gjermania është një nga partnerët më të afërt të Kosovës dhe ne së bashku me BE-në dhe me mbështetjen e plotë të lehtësuesit të BE-së kemi bërë shumë përpjekje që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme, dhe zgjidhja përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe [Asociacioni] duhet të krijohet sa më shpejt aq më mirë dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë” u shpreh ai.
Ambasadori tha se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë, i cili po reagon ndaj sulmit terrorist në Banjska për të ofruar siguri. Ai ceku se është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri.
“Jo, nuk e shoh fare atë që po thua. Unë shoh se NATO është këtu për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Dhe ajo që shoh është se NATO po reagon ndaj këtij sulmi terrorist në Banjska për të ofruar siguri, veçanërisht në veri. Dhe përsëri, ajo që të gjithë kanë thënë, dhe unë kisha ambasadorët e mi rajonalë të Ballkanit Perëndimor këtu, dhe një nga kolegët e mi shkoi në Banjska nga Berlini. Është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri. NATO është pjesë e ekuacionit, PK-ja ka bërë një punë shumë të mirë atje, dhe ne e mbështesim plotësisht PK-në dhe EULEX-in në monitorimin e situatës”, vijoi Rohde.
Rohde u shpreh se NATO është më i fortë, por nuk do të thotë ndryshim ligjor. NATO ka një mandat të qartë dhe ai mandat nuk ka ndryshuar.
Lajmet
Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman
Published
5 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport
Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.
Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.
Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.
Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.
Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.
Lajmet
Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë
Published
6 hours agoon
July 21, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe.
“Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.
Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.
Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.
Aktualitet
Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete
Published
6 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.
Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.
“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.
Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.
Lajmet
Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese
Published
6 hours agoon
July 21, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.
Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.
“Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.
Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.
Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.
“Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.
Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore