

Lajmet
Mungon siguria në parqet e kryeqytetit, komuna premton vendosjen e kamerave
Published
2 years agoon
By
UBT newsDrejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se ndriçimi në parqe do të shtohet, do të rregullohen lodrat për fëmijët, do të bëhet shejnëzimi i shtigjeve, vendosja e kamerave jo vetëm në parqe, por në të gjithë kryeqytetin, si dhe do të shtohet numri i patrullave policore.
Megjithatë, ai tha se është shtuar edhe një dukuri e re që është sipas tij, shqetësuese, si përdorimi i motoçikletave që po frekuentohen nëpër shtigjet e vizitorëve, që janë në Gërmi.
“Kemi lloj-lloj të them kërcënime apo edhe ankesa që sillen sa i përket sigurisë të qytetarëve duke filluar prej qenve endacakë që janë në parqe, që i frekuentojnë dhe vazhdojnë edhe me dëmtimin e veturave , dëmtimin e pronës, vjedhjen e veturave, përdorimi i narkotikëve , mirëpo edhe një dukuri e re që rishtazi ka filluar të ndodhë, që është brengosje edhe për ne si kryeqytet dhe për policinë e Kosovës është edhe përdorimi i motoçikletave si me dy apo katër rrota që frekuentojnë edhe nëpër shtigjet e vizitorëve që janë në Gërmi dhe si të tillë e paraqesin rrezik për qytetarët“, tha Fushtica.
Fushtica tha se është me rëndësi vendosja e kamerave edhe në parqe, por edhe në pjesë tjera të kryeqytetit , dhe vendosja e masave tjera shtesë që parashihen për këtë plan.
“Ne i kemi marrë ankesat e qytetarëve dhe si kryeqytet kemi vendosur dhe kemi pasur javën e kaluar takimin e parë me iniciativë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe kemi formuar grupin punues për hartimin e planit të sigurisë për të gjitha parqet e kryeqytetit. Në këtë plan që do të hartohet janë të përfshirë të gjitha palët e interesit, duke filluar nga Policia e Kosovës, shërbimi i zjarrfikësve, Drejtoria e parqeve, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Urbanizmit, është edhe Shoqata Alpine që kujdesët relatvisht për parkun e Gërmisë dhe të gjithë palët tjera të interesit për të hartuar masat e nevojshme, që të rritet siguria e parqeve në kryeqytet. Duke filluar me shejnëzimin e shtigjeve, përmirësimi i ndriçimit, përmirësimi edhe i lodrave, por ç’është me rëndësi vendosja e kamerave edhe në parqe edhe në pjesë tjera të kryeqytetit, dhe vendosja e masave tjera shtesë që parashihen për këtë plan”, vijoi Fushtica.
Sa i përket ndriçimit Fushtica tha se ndriçimi është një komponent shumë i rëndësishëm i sigurisë, pasi që sipas tij, aty ku ka ndriçim ka më shumë siguri.
Ai tha se aty ku nuk ka ndriçim ka rrezik për zhvillim të aktiviteteve kriminale.
“Sa i përket ndriçimit mendoj që është një hapësirë e madhe, dhe po punohet dita ditës. Drejtoria për shërbime publike është përgjegjëse për këtë pjesë, është duke e mbuluar dhe duke vazhduar të mbulojë. Duhet të kemi parasysh se ndriçimi është një komponent shumë i rëndësishëm i sigurisë, aty ku ka ndriçim ka më shumë siguri, aty ku s’ka ndriçim ka rrezik për zhvillim të aktiviteteve kriminale dhe si të tillë ne ndërlidhemi me këtë çështje. Pra edhe do të shikohet aty ku nuk ka ndriçim të mjaftueshëm, të shtohet numri i ndriçimit, të përmirësohet, të riparohet, por më së shumti të vendosen kamerat të monitorimit në mënyrë që të monitorohen aktivitete të dyshimta… Kamerat do të vendosen në çdo park, por jo vetëm në çdo park, ne vetëm kemi fillur me projektin, është në procesin e tenderimit, dhe do të vendosen kamerat në çdo pjesë të kryeqytetit, dhe si të tilla do të monitorohen nga policia e Kosovës“, theksoi Fushtica.
Ndërkaq, për qenët endacak Fushtica ceku se, shpreson që do të ketë edhe strehimore të tjera që do të hapen nga qytetarët me subvencionim, me sterilizim, vaksinim dhe lëshim.
Sipas tij, sa për kontrollimin e parqeve nga Policia e Kosovës do të rritet numri i patrullave në parqet.
Fushtica gjithashtu theksoi se duhet të analizohen bashkërisht dhe të gjendet mënyra më e mirë se si të bëhet jo vetëm parandalimi i aktiviteteve kriminale, por edhe zbulimi i veprave kriminale që ndodhin në parqet e qytetit.
Për sigurinë në parqe, një qytetar i lagjes “Taukbashçe”, Avdyl Tolaj tha se janë të rrezikuar qentë endacak.
“Nga ana njerëzore nuk njoh raste se ka ndodhur diçka, por sa i përket qenëve sigurisht që janë të rrezikuar. Ky kryetari që kam shumë respekt për të, por duket se nuk ka mundur me arrit qëllimin… po shoh shumë qenë edhe nëpër qytet. Rinia, sidomos femrat janë shumë të frustëruara, ndoshta nuk i sulmojnë, por tash kanë marrë frikë. Kështu që ishte dashur të ketë një përkujdesje pak më të madhe… Prishtina ka nisur njëfarë tubimi, në qendra të tjera jo, por ka mundësi që i fusin këtu që të shtohet numri i banorëve”, tha Tolaj.
Ndërsa një qytetarë tjetër, Drin Demaj, në parkun e Gërmisë tha se nuk janë të sigurtë, mund të ketë rrezik nga qentë në mbrëmje.
“Normal që, sidomos në parkun e Gërmisë nuk janë të sigurt se mali është afër, nuk është vend i banueshëm, mundet me pasur rrezik nga qentë, ndoshta edhe prej dikujt se natën normal që nuk ka as njerëz të mirë që rrijnë, mundet me pasë, po ma mirë është me frekuentua ditën”, thekson Demaj.
Ndërkaq, Shyqyri Thaçi, një qytetarë tjetër në parkun e “Taukbahqes” u ankua për rrjedhjen e kanalizimit që kalon në dy tre vende që disa vite, dhe sipas tij nuk po rregullohet nga institucionet përkatëse.
“Në “Taukbahqe”, në këtë park, ku unë jetoj këtu afër, dhe dal rregullisht, këtu janë të sigurtë qytetarët natën, se gjithmonë ka më shumë qytetarë dhe ka drita. Nuk e di që ka ndodhur këtu diçka ndonjëherë, ndonjë incident, që dikush ka ngacmuar një qytetarë këtu. Në parqe të tjera kam dëgjua atje në qytet, në parkun afër Fabrikës së Tullave, kanë ndodhë incidente, por këtu jo. Është një park që mbahet shumë bukur, por problemi është se atje diku rrjedhin kanalizimet në dy vende, është mirë me paraqit, kanalizimet rrjedhin që disa vite në dy tre vende dhe nuk e rregullojnë “, shtoi Thaçi.
Sa i përket sigurisë në parqe, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për KosovaPress.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve -Prishtinë dhe Klubi Alpin Prishtina kanë mbajtur një mbledhje për “Hartimin e Planit për Siguri në Parqet e Kryeqytetit”.
Në këtë mbledhje është diskutuar për elementet e domosdoshme për trajtimin e çështjes së sigurisë në parqet e kryeqytetit, evidentimin e faktorëve kërcënues, vendosja e pajisjeve të sigurisë, monitorimi, verifikimi dhe kontroll të vazhdueshme në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret për realizimin e këtij plani.
Lajmet
Gërvalla priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Sllovenisë, e falënderoi për kontributin e saj në Kosovë
Published
18 minutes agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim lamtumirës Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič.
Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e çmuar dhe përkushtimin profesional të ambasadores gjatë mandatit të saj në Kosovë. Ajo vlerësoi lart rolin që ambasadorja Benedejčič ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Ministrja Gërvalla theksoi se marrëdhëniet shumë të mira dhe të qëndrueshme me Slloveninë janë një bazë e fortë për të avancuar më tej bashkëpunimin bilateral në fusha me interes të përbashkët.
Në përmbyllje të takimit, ministrja Gërvalla i uroi znj. Benedejčič suksese në sfidat dhe angazhimet e reja profesionale, duke i dëshiruar një karrierë të mëtutjeshme të suksesshme.
Lajmet
Hoxha për rastin e Agon Zejnullahut: Presim verdiktin final të drejtësisë
Published
21 minutes agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rasti i Agon Zejnullahut është në dorë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurorisë dhe pret që ta hetojnë sa më shpejt rastin dhe të zbardhen të gjitha detajet.
Në një konferencë për media me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha theksoi se presin verdiktin final të drejtësisë për këtë rast.
Hoxha gjithashtu shpreh përsëri keqardhje për familjen dhe shpreh ngushëllime për 27 vjeçarin.
“Ne shprehim keqardhje për atë çfarë ka ndodhur në Lipjan, presim verdiktin final të drejtësisë tonë. Urojmë që e vërteta të dal në shesh dhe po ashtu shprehim keqardhje familjes dhe shprehim ngushëllime. Mbetet që Inspektorati i Policisë së Kosovës, Prokuroria jonë, ta hetojë sa më shpejt rastin dhe të zbardhen të gjitha detajet të këtij rasti të rëndë dhe fatkeq që kemi pasur”, tha Hoxha.
Këto komente Hoxha i bëri pasi u pyet nga gazetarët për rastin tragjik të ndodhur më 7 korrik në Lipjan, ku një 27 vjeçar dyshohet se vdiq në duar të pesë zyrtarëve policorë.
Ndërkaq, më 21 korrik, Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për t’ua dhënë nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve policorë.
Lajmet
Temperaturat e larta, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton
Published
36 minutes agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër (e mërkurë) më 23 korrik.
Sipas Durmishit, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kanë marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
“Ndalesa vlenë nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik. Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Po ashtu sot Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.
“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, tha Ministria e Shëndetësisë të martën, më 22 korrik derisa ka ftuar të gjitha institucionet që t’i respektojnë rekomandimet “me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”.
Lajmet
Hoxha pas deklaratave të Vuçiqit: I dimë qëllimet e Serbisë, jemi të përgatitur për çdo sfidë
Published
57 minutes agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të vetëdijshme për qëllimet e politikës së Serbisë dhe të përgatitura për çdo skenar të mundshëm, pas tensioneve të krijuara pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq.
“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të tyre. Nuk është që gjithmonë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.
Ai shtoi se gjendja e sigurisë në të gjithë territorin e Kosovës është e qetë dhe stabile, me përjashtim të pjesës veriore, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë nga Beogradi përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.
“Situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të jetë e brishtë. Ky destabilitet është pasojë e ndërhyrjeve të politikës së Serbisë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste, nxit tensione në atë pjesë të territorit tonë,” tha ai.
Deklaratat e Hoxhës vijnë pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pas arrestimit të Popoviqit, paralajmëroi se “Serbia do të përgjigjet ashpër”, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “po kërkon konflikt dhe po e dërgon rajonin drejt destabilizimit”.

Kremlini: Shpresojmë që raundi i ri i bisedimeve Rusi–Ukrainë të mbahet këtë javë

Nokia po rikthehet në tregun e telefonave?

Gërvalla priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Sllovenisë, e falënderoi për kontributin e saj në Kosovë

Hoxha për rastin e Agon Zejnullahut: Presim verdiktin final të drejtësisë

Temperaturat e larta, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton

Mariah Carey publikon emrin e albumit të ri

Hoxha pas deklaratave të Vuçiqit: I dimë qëllimet e Serbisë, jemi të përgatitur për çdo sfidë

E papritur, Trump po e largon SHBA-në nga UNESCO-ja

Chelsea kryeson garën për shërbimet e Xavi Simons
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore