Shëndet

Cilat janë 11 llojet e depresionit?

Rrethanat e veçanta, si lindja e një fëmije ose ndryshimi i stinëve, mund të shkaktojnë simptoma depresive.

Published

on

Depresioni mund të shfaqet në disa mënyra. Mund të jetë i lehtë ose i rëndë, jetëshkurtër ose kronik. Rrethanat e veçanta, si lindja e një fëmije ose ndryshimi i stinëve, mund të shkaktojnë simptoma depresive.

Të kuptuarit e llojit të depresionit që një person po përjeton, ndihmon mjekët të përcaktojnë trajtimin e duhur.

Ndërsa për njerëzit e diagnostikuar, marrja e informacionit të duhur rreth këtij çrregullimi, mund t’i japë atyre një përgjigje rreth gjendjes që po përjetojnë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 11 llojet e derpesionit dhe se çfarë duhet të dini për secilën.

Çrregullimi i madh depresiv

Që një person të diganostikohet me këtë lloj depresioni duhet të ketë të paktën pesë simptoma që zgjasin për dy javë ose më shumë.

Ato mund të përfshijnë: trishtim, boshllëk, mungesë shprese, ndjesi e fajit, humbje energjie, gjumë i shtuar ose i reduktuar, oreks i pakët ose i shtuar, rënire interesi për aktivitete, mendime rreth vdekjes dhe vetëvrasjes.

Ky çrregullim ka dy nëntipe: “depresioni atipik” dhe “melankolik”.

Njerëzit në kategorinë e parë priren të flenë dhe të hanë shumë. Ata kanë reagim të ashpëra dhe ndihen shumë të shqetësuar.

Personat në kategorinë e dytë kanë probleme me gjumin dhe priren të kenë mendime të mbushura me faj. Kjo shihet më shpesh tek të moshuarit.

Depresioni rezistent ndaj trajtimit

Ndonjëherë njerëzit me çrregullim të madh depresiv nuk i përgjigjen lehtësisht trajtimit. Kjo mund të jetë diçka gjenetike ose lidhet me mjekimin.

Që një person të diagnostikohet me këtë lloj depresioni, ai duhet të ketë kaluar dy prova të pasuksesshme të trajtimit me ilaçe.

Çrregullimi i shkurtër periodik depresiv

Këtu bëjnë pjesë ata që shfaqin vetëm disa nga simtomat e depresionit të madh dhe mund të përjetojnë depresion për më pak se dy javë.

Çrregullimi periodik depresiv

Njerëzit me këtë çrregullim kanë një humor të errët ose janë vazhdimisht të trishtuar. Ata shfaqin të paktën dy simptoma të depresionit të madh që zgjasin për dy ose më shumë vjet.

Çrregullimet premenstruale

Deri në 10% e grave në fazë riprodhuese përjetojnë çrregullim disforik premenstrual (PMDD). Kjo mund të shkaktojë depresion, trishtim, ankth ose nervozizëm, si dhe simptoma të tjera, një javë para menstruacioneve.

Shkencëtarët besojnë se këto gra mund të kenë një ndjeshmëri jonormale ndaj ndryshimeve hormonale gjatë ciklit të tyre menstrual.

Depresioni për shkak të çrregullimit bipolar

Ndryshimet e mëdha në humor dhe energji, që variojnë nga ngazëllimi dhe përfundojnë në mungesë shprese, janë shenjat e episodeve depresive të çrregullimit bipolar.

Çrregullimi i menjëhershëm i humorit

Të bërtiturat dhe nervozizmi mund të jenë tipare të çrregullimit të këtij çrregullimi.

Një lloj depresioni i diagnostikuar zakonisht tek fëmijët që kanë vështirësi në përballimin e emocioneve të tyre. Ata kanë shpërthime të forta emocionale dhe nuk janë në gjendje të përmbajnë emocionet e tyre.

Depresioni pas lindjes (ose perinatal)

Lindja e një fëmije sjell gëzim të madh, por ndonjëherë mund të çojë në depresion pas lindjes, një lloj që prek më shpesh gratë por edhe burrat.

Tek gratë ka të ngjarë të shkaktohet nga ndryshime hormonale, lodhja dhe faktorë të tjerë. Tek meshkujt, nga ndryshimi i roleve dhe ndryshimet në stilin e jetës.

Mund të fillojë në çdo kohë në vitin e parë pas lindjes, por zakonisht shfaqet menjëherë pas lindjes dhe nuk zgjat shumë.

Depresioni sezonal

Një lloj depresioni i përsëritur që zakonisht shfaqet në vjeshtë ose dimër. Së bashku me një ndryshim në humor, individët priren të kenë më pak energji, të hanë e të flenë më tepër, të shtojnë peshë ose të tërhiqen nga ndërveprimi shoqëror.

Depresioni psikotik

Njerëzit me këtë gjendje kanë depresion të rëndë të shoqëruar me psikozë, e cila përkufizohet si humbje e kontaktit me realitetin.

Simptomat përfshijnë halucinacione (duke parë ose dëgjuar gjëra që nuk janë në të vërtetë) dhe deluzione (besime të rreme për atë që po ndodh).

Depresioni për shkak të një sëmundjeje

Përballja me një sëmundje serioze kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe HIV/AIDS, mund të jetë tejet dëshpëruese.

Inflamacioni i lidhur me sëmundjen gjithashtu mund të luajë një rol në shfaqjen e depresionit.

Shënim i rëndësishëm

Në shumincën e rasteve depresioni është diçka që mund të trajtohet me mendikamente, me terapinë e të fourit dhe ndryshime në stilin e jetesës.

Ndaj është tepër e rëndësishme të kërkoni ndihmë sa më parë të mundeni.

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara