Lajmet

Edhe Evropa Lindore ka nevojë për fuqi punëtore

As Evropa Lindore nuk mund të funksionojë pa punëtorë të huaj.

Published

on

Ka gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj në lindje të Evropës dhe pa ta nuk funksionon. Pse?

“Tre vjet më parë, nuk mund ta imagjinoja se do të isha ulur këtu në Varshavë duke pirë birrë polake”, na thotë Shourya Singh, një konsulent për menaxhimin e rrezikut në Ernst & Young, me qendër në kryeqytetin polak.

Singh ka lindur në Varanasi në Indinë verilindore. Ai na tregon sesi e gjetën gjuetarët e talenteve përmes portalit LinkedIn. Ai më parë ka punuar për bankën holandeze ING.

Abraham Ingo mund të thotë të njëjtën gjë, ai është 20 vjeç dhe ka lindur në Namibi. Tani ai punon për një bankë të madhe në Varshavë dhe është i kënaqur: “Përvoja ime e punës këtu është e jashtëzakonshme. Kompania ku unë punoj ka një kulturë të jashtëzakonshme pune, bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe menaxhim të shkëlqyer. Kjo përvojë në Poloni më ndihmon zhvillimin tim dhe në planin afatgjatë do të më përfitojë kur të kthehem në Namibi”.

Përkundër intolerancës ndaj emigrantëve, që dëgjohet në radhë të parë nga politikanët e Evropës Qendrore dhe Lindore, as Evropa Lindore nuk mund të funksionojë pa punëtorë të huaj. Në njëzet vitet e fundit pas anëtarësimit në BE këto vende kanë shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik. Ndaj ato kanë të njëjtat probleme sikur edhe vendet perëndimore me mungesën e punëtorëve dhe probleme të tjera – një popullsi gjithnjë e më e plakur dhe rënia e popullsisë në moshë pune. Me fjalë të tjera, vetëm të ardhurit mund t’i ndihmojnë, jo vetëm ekspertë financiarë, por edhe ekspertë të industrisë, mjekësisë, sektorit të transportit dhe teknologjisë së informacionit.

Dikush duhet të sigurojë paratë e pensioneve

Demografia nuk mund të mashtrohet: Shërbimi Evropian i Punësimit (EURES) bën të ditur se në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) nga viti 2010 deri në 2021, do të ketë një ulje të numrit të popullsisë. Përveç kësaj, nga këto vende po largohen ekspertët, kështu që llogaritet se deri në vitin 2050 në këto vende do të ketë 30% më pak njerëz në moshë pune. Në të njëjtën kohë, ka gjithnjë e më shumë të moshuar. Pavarësisht se çfarë është dëgjuar nga partia në pushtet në Poloni, Zyra e Mirëqenies Sociale (ZUS) vlerëson se Polonisë i nevojiten 200 mijë deri në 400 mijë punëtorë të huaj në vit për të ruajtur balancin mes të aftëve për punë dhe pjesës së popullsisë që varet nga mirëqenia – kryesisht pensionistët.

“Kësaj duhet shtuar tranzicioni në digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, paralajmëron Nadia Kurtieva nga Organizata Leviathan në Poloni.

“Dhe këto tranzicione po ndryshojnë gjithashtu tregun e punës, duke krijuar vende të reja pune dhe duke ndikuar në aftësitë e kërkuara në kompani. Që tani ka një mungesë të konsiderueshme të bashkëpunëtorëve me njohuritë e nevojshme”.

Disa nga këto vende evropiane po përballen edhe me largimin e ekspertëve të tyre. Sipas Bankës Botërore, vendi më i suksesshëm është Sllovenia, ku është rritur numri i ekspertëve të punësuar në vitin 2021 me 4 mijë e 568 persona. Në fund të renditjes është Rumania, e cila regjistron largimin e 12 mijë e 724 profesionistëve të arsimuar në vit.

Ekspertë dhe punëtorë të mirë

Shifrat kanë ndryshuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, sepse vetëm në Poloni kanë ardhur rreth një milion refugjatë nga Ukraina.

Ky është një problem për vendet e BE-së në lindje, sepse këto vende akoma nuk e kanë arritur nivelin e duhur të zhvillimit ekonomik – e nuk është zhvilluar as kultura e mirëpritjes së punëtorëve të huaj. Kështu, në Rumani vetëm rreth 1.1% e të punësuarve janë të huaj. Por qeveria rumune tashmë ka vendosur të rrisë numrin e vizave të punës dhe qëndrimit në 100 mijë në vitin 2021 dhe po përgatitet të lëshojë të njëjtin numër vizash edhe këtë vit.

Më së shumti të mirëpritur në këtë vend janë punëtorët e kualifikuar nga Bangladeshi për punë në industrinë e bujqësisë, ndërtimit dhe shërbimeve.

Hungaria është ndër vendet më të zhurmshme kundër migrantëve nga vendet jashtë BE-së, dhe atje vërtet ka vetëm 85.000 të huaj nga gjithësej rreth 4.7 milionë të punësuar. Por pavarësisht se çfarë dëgjohet nga kryeministri Orban, ministri i Zhvillimit Ekonomik Marton Nagy thotë se Hungaria do të ketë nevojë urgjente për të paktën gjysmë milioni punëtorë të rinj nga vende të tjera. Politika akoma nuk i ka krijuar parakushtet e duhura për leje pune, por që tani ka pohime se ky vend shpreson të sjellë të paktën 3 mijë qytetarë të Filipineve për të plotësuar vendet e zvrazëta të punës.

Kërkesat e Polonisë

Ambasada e Polonisë në Manila është jashtëzakonisht aktive. Zëvendëskonsulli Tomasz Danel thotë se punëtorët filipinas në një gamë të gjerë profesionesh janë të kërkuar: ndërtues, saldues, instalues, shoferë…

“Polonia po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e filipinasve si një vend për të punuar, dhe çdo vit vijnë gjithnjë e më shumë prej tyre”, krenohet Danel.

Kjo tashmë është e dukshme në Poloni: sipas studimeve të atjeshme të Institutit Ekonomik, çdo e katërta kompani ka punonjës të huaj.

Kjo është veçanërisht e dukshme në rafinerinë Orlen pranë Plock, ku punojnë 6 mijë punonjës, kryesisht nga Turqia, India, Pakistani, Koreja dhe Filipinet. Ata premtuan se do të ndërtonin edhe një hapësirë ​​për rekreacion, madje edhe një fushë kriketi për të krijuar kushte sa më të mira për punonjësit e huaj. Nëse nuk krijohen kushtet e favorshme, ata do të shkojnë diku tjetër…

Në Republikën Çeke fqinje, 15 për qind e popullsisë në moshë pune është me origjinë nga ndonjë vend tjetër –  më pak se gjysma prej tyre nga vendet e tjera të BE-së. Ne kemi nevojë edhe për më shumë, thonë ekspertët. Jan Rafaj, kryetar i sindikatës çeke të punëtorëve industrialë, thotë se çdo vit kompanitë në Çeki humbasin 30 mijë deri në 50 mijë punëtorë, sepse ata dalin në pension.

“Tregu i brendshëm i punës nuk mund të kompensojë këtë humje, ndaj kërkohen punëtorë të huaj”, thotë ai për DW.

Por në shumë prej këtyre vendeve problem është edhe integrimi i të huajve në shoqërinë vendase. Vështirë se dikush në Filipine ka studiuar polonisht, çekisht apo hungarisht në shkollë. Një indian që pi birrë polake në Varshavë na thotë: “Nuk shoh shumë mangësi profesionale, përveç kur bëhet fjalë për gjuhën. Dhe sigurisht, këtu ndihmon Google Translate”, thotë ai duke qeshur.

Lajmet

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian” theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Njoftimi i plotë

Presidentja Osmani priti në takim, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Continue Reading

Lajmet

Shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës

Published

on

Të hënën është tërhequr shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës. Nëse e kalon Copenhagenin, Drita e Gjilanit paraqitet në raundin e tretë kualifikues të Championsit.

Nëse eliminohet nga skuadra daneze, Drita vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Drita të martën mbrëma e luan ndeshjen e parë me Copenhagenin, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Championsit.

Nëse e eliminon ekipin e madh danez, Drita në raundin e tretë kualifikues të Championsit do të përballet me Malmon e Suedisë apo ekipin RFS nga Letonia. RFS-ja dhe Malmo përballen në raundin e dytë kualifikues, ndërsa skuadra suedeze është favorite e madhe.

Nëse eliminohet nga Championsi, Drita vazhdon në Ligën e Evropës. Në fazën e tretë kualifikuese do të përballej me Shkëndijën e Tetovës apo skuadrën rumune, FCSB. Shkëndija e FCSB po ashtu përballen në raundin e dytë kualifikues të Championsit dhe skuadra që eliminohet luan me Dritën, nëse edhe skuadra gjilanase eliminohet.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata e Apelit anulon vendimin për paragjykim ndaj pesë policëve në rastin e Lipjanit

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës Dega në Lipjan kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët u akuzuan pas vdekjes së të riut 27 vjeçar gjatë procesit të arrestimit të tij.

Apeli i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në postimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë që viktima Agon Zejnullahu ndërroi jetë pas arrestimit nga policia, kurse zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti mban konferencë për media në orën 15:00

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media sot në orën 15:00, në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

Ende nuk është bërë e ditur tema e konferencës, por ajo vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe institucional për vendin.

Continue Reading

Të kërkuara