Lajmet

Gazetarët kërkojnë siguri dhe kushte për të kryer misionin e tyre

Sipas Ramadanit, ata që po krijojnë trazira në veri po tentojnë ti fshehin ato përmes dhunës ndaj gazetarëve.

Published

on

“Atë ditë kemi qenë cak për tu ekzekutuar”, u shpreh sot gazetari i lënduar, Pleurat Salihu mes lotëve. Ai para deputetëve në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal foli për provokimet që nisën nga “huliganët serbë”, para se të nisin sulmet ditën e premte në Leposaviq.

Në seancë dëgjimore me gazetarët e lënduar gjatë raportimit për ngjarjet në veri, të njëjtit kërkuan siguri dhe kushte për gazetarë për të kryer misionin e tyre të raportimit.

Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani deklaroi se ata që po krijojnë trazira në veri, po tentojnë t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj gazetarëve.

“Ju urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë ju gazetare që keni kryer obligim tuaj në formën më të mirë të mundshme. Falënderim edhe për raportimin e gjithë këtyre ngjarjeve që sot po ndodhin në veri, që ata po krijojnë ato trazira atje po mundohen t’i fshehin nëpërmjet dhunës ndaj juve si gazetarëve dhe makinave që i kemi parë”, tha ai.

Gazetarja nga RTK, Venera Xhoxhaj tregoi treguar për ditën e premte, kur ajo dhe kamermani u sulmuan nga protestuesit serbë.

“Mendoj që kemi bërë punën tonë në gjendje të jashtëzakonshme atë ditë. Kemi pësuar lëndime nga ai rrëbesh gurësh, super të mëdhenj. E gjithë situata ka ndodhë aq shpejt, i përgëzoj kolegët, konsideroj qe profesioni i gazetarit është mision”, tha ajo.

Përmes videos që e bëri vet, Xhoxhaj shtoi se u dëshmua dhuna e ushtruar ndaj gazetarëve.

“Atë ditë kanë ndodhur dy gjëra, e para më shumë se brutalitet, pastaj ajo që jemi munduar që të sigurojmë atë video, në zgjidhjen e kamermanit, e Dukagjinit që e ka menduar, ajo nuk ka qenë zgjidhje… Konsideroj që të mendohet për mundësinë e krijimit të kushteve për gazetarëve. Ne kemi marrë jeleka antiplum dhe helmetat, por ky është provokim, sepse je cak i sulmit edhe më shumë”, shtoi ajo.

Edhe kamermani Bardh Bekteshi tha se shpreson se ekipet tjera që do të shkojnë për raportim në veri, do të jenë më të sigurtë.

“Vet ndjenja që shkon e hyn mes tyre, e nuk ke kurrfarë sigurie, nuk ështe ndjenjë e mirë. Pritem se nuk na sulmojnë në atë mënyrë, ata kur kaloi ministri, u shfryn te ai, e pastaj u kthyen tek ne”, shtoi ai.

Të premten (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë.

Continue Reading

Aktualitet

Procesi për Banjskën: Dëshmon Halim Behramaj

Published

on

Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Halim Behramaj në rastin “Banjska”, ku është paraparë edhe dëgjimi i dëshmitarit, Rade Nedelkoviq.

Deri më tani janë dhënë disa dëshmi në këtë rast nga zyrtarë policorë për këtë sulm terrorist.

Në anën tjetër nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Apelit redukton sërish orarin e punës për shkak të temperaturave të larta

Published

on

By

Gjykata e Apelit ka njoftuar se nga e marta, 22 korrik, do të punojë me orar të reduktuar, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Ky vendim është marrë në përputhje me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 27 qershor 2025, si dhe në bazë të paralajmërimeve të institucioneve kompetente për valë të të nxehtit ekstrem në ditët në vijim.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga Gjykata e Apelit thuhet se masat kanë hyrë në fuqi menjëherë, duke filluar nga sot.

Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimi i menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës në Facebook.

Vendimi vjen si masë mbrojtëse për të garantuar mirëqenien e stafit dhe qytetarëve në kushte të motit ekstrem.

 

Continue Reading

Lajmet

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike në UBT – Qendër e ekselencës për inovacion, teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar për një të ardhme të gjelbër digjitale

Published

on

UBT u shndërrua në një pikëtakim strategjik të dijes dhe teknologjisë, përmes edicionit më madhështor të Akademisë Verore 2025, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo ngjarje e rangut ndërkombëtar u realizua me mbështetjen e projektit IoT-ECO dhe mblodhi në një platformë unike ekspertizën shkencore, energjinë rinore dhe bashkëpunimin ndëruniversitar, për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm të teknologjive të gjelbra dhe digjitalizimit.

Gjatë shtatë ditëve intensive në Qendrën Dukagjini – Prishtinë, programi përfshiu ligjërata të thelluara, punëtori praktike, tryeza strategjike dhe sesione demonstrative që sollën në fokus avancimet më të fundit në Internet of Things (IoT), sistemet kibernetike-fizike, infrastrukturat inteligjente, robotikën, sigurinë kibernetike dhe prototipimin virtual.

Programi i Akademisë Verore 2025 përfshiu një varg sesionesh të avancuara, ku kontribuuan profesorët e UBT-së, si dhe ekspertë e akademikë ndërkombëtarë nga universitete prestigjioze të Evropës. Këta profesionistë ofruan njohuri të thella dhe përvoja praktike rreth trendeve më të fundit në teknologji, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

  • Dr. Edmond Hajrizi – Opening Session: Welcome Speech and Digital Twin – UBT Smart City IoT-Eco
  • Dr. Galia Marinova – IoT-ECO Project Achievement and Implementation
  • Dr. Zhilbert Tafa (UBT) – Towards Smart Environmental Monitoring: Artificial Intelligence of Things (AIoT) for Air Quality Surveillance
  • Kostas Berberidis, Christos Mavrokefalidis (University of Patras) – Distributed Machine Learning for IoT Applications: Challenges and Perspectives (IoT-ECO)
  • Andreas Hoermer, Pasha Bekhrad (TU Graz) – Satellite IoT: Connecting the Unconnected Planet dhe Advancing Green Technology in Optical and Hybrid Networks
  • Elita Hajrizi (UBT) – Hands-on Workshop: Robotics Programming Innovations at UBT Smart City
  • Startup Innovation from UBT – UBT Student Startups: From Idea to Prototype – Virtual model of the UBT university campus
  • Lecture from Polytechnic University of Tirana – IoT-Eco: Green Cloud IoT
  • Galia Marinova, Vasil Guliashki (Technical University of Sofia) – IoT in Smart Microgrids – Monography presentation
  • Dr. Pasquale Daponte, Francesco Pepe (University of Sannio, Italy) – Presentation of International activities of University of Sannio
  • Manjola Zeneli, Frida Gjermeni (University “Alexander Moisiu”, Durrës) – Virtual Prototype of Port of Durrës dhe IoT in industry, academy and more
  • Saranda Dreshaj (UBT) – AR/VR Integration in IoT-Enabled Urban Environments – Virtual model of UBT Smart City
  • Lecture from Mediterranean University of Podgorica – PV Plants, Smart Inverters, and Electric Vehicles as IoT Cyber-Physical Entities in Modern Power Systems and Smart Grids
  • Zana Limani Fazliu, Jeta Dobruna (University of Prishtina) – Green Wireless Communications
  • Abian Morina, Dion Mulaj (UBT) – Cyber-Physical Systems & IoT Security
  • Lecture from University of Montenegro – Virtual Prototyping for Sustainable Infrastructure – Virtual model of UoM campus
  • Round Table with Partners – New courses and trainings for green transformation in the WB
  • Blockchain Day with Binance Representative – Decentralized Technologies for Future Cities
  • Startup Innovation – Fuqizimi i Rinisë për të Ardhmen Digjitale

Në kuadër të sesionit “Startup Innovation from UBT”, studentët e UBT u shndërruan në protagonistë të inovacionit, duke prezantuar idetë e tyre para profesorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Këto prezantime ishin dëshmi konkrete e kapacitetit krijues dhe të ardhmes premtuese që po ndërtohet në UBT.

Përveç komponentëve shkencorë, akademia ofroi hapësira për diplomaci akademike, përmes round table me partnerët e projektit IoT-ECO, si dhe aktivitete kulturore e shoqërore në UBT Innovation Campus në Lipjan dhe qytete të ndryshme të Kosovës. Po ashtu, u nënshkruan memorandume mirëkuptimi me kompani dhe institucione akademike, duke zgjatur bashkëpunimin për projekte të përbashkëta të së ardhmes.

Ky edicion i Akademisë Verore dëshmoi edhe njëherë fuqinë organizative të UBT-së, nën udhëheqjen vizionare të stafit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë dhe përkrahjen e pakursyer të menaxhmentit. UBT konfirmoi statusin e saj si një qendër lider e ekselencës akademike dhe inovacionit teknologjik në rajon dhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

Published

on

Skuadra e Dritës do të luajë sot sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër gjigantëve danezë të FC Copenhagen, ku ndeshja do të zhvillohet në “Parken Stadium” të Kopenhagës, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është një sfidë e rëndësishme për ekipin nga Gjilani, që synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj evropiane përballë një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare..

Për të kaluar në këtë fazë, Drita në raundin e parë e eliminoi skuadrën Differdange.

Continue Reading

Të kërkuara