Lajmet

“Defender 23”, në Kosovë organizohet Dita e Vizitorëve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se me 30 maj do të organizohet Dita e Vizitorëve të Shquar.

Published

on

Në Kosovë po zhvillohet ushtrimi më i madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ‘23”. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se me 30 maj do të organizohet Dita e Vizitorëve të Shquar.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, dhe nga vendet partnere, pritet të jenë pjesë e kësaj ditë në kuadër të ushtrimit që po zhvillohet në Babaj të Bokës.

Vizita do të zhvillohet në Aeroportin e Gjakovës pastaj do të lëvizin për në Babaj të Bokës.

Gjithashtu, mediat do të mund të filmojnë pjesë nga aktivitetet ushtarake.

“Defender 23” në Kosovë ka nisur më 21 maj, ushtrim ky që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Gjatë këtij ushtrimi do të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së, atij të regjimentit të parë.

Kosova ka qenë nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2021 por sivjet Forca ka pjesëmarrje më të madhe, me mbi 1300 pjesëtarë.

Ndërsa janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që kanë zbarkuar bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës-vendi ku po zhvillohet ushtrimi.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarak.

Lajmet

Deputetja britanike Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

Published

on

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e mirëpritur vendimin.

Ajo theksoi se këto masa nuk duhej të ishin vendosur kurrë ndaj Kosovës, madje ajo kujtoi se Lista Serbe zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet komunale, ndërsa paramilitarët e mbështetur nga Serbia kanë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it gjatë vitit 2023.

Kearns përmendi gjithashtu sulmin në Banjska, ku një forcë paramilitare e udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq – e cila është trajnuar në baza ushtarake serbe dhe ka përdorur armë të ushtrisë serbe, duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Deputetja britanike theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe çdo masë e mbetur duhet të hiqet.

Ajo shtoi se fokusi duhet të jetë sjellja para drejtësisë e Radoiçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe forcimi i sigurisë së përbashkët në rajon dhe orientimi i Kosovës drejt një të ardhmeje euro-atlantike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

LDK thërret konferencë për media

Published

on

Lidhje Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot ka thirrur një konferencë për media para gazetarëve.

Kjo konferencë do mbahet me fillim nga ora 10:00, në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.

Në njoftim nuk u bënë të ditura detaje të tjera./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave në Bondi

Published

on

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se qeveria e tij do të marrë masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave vdekjeprurëse të së dielës në plazhin Bondi që synonte një festival hebre.

15 persona u vranë kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një aktivitet për të shënuar ditën e parë të Hanukkah, shkruan BBC.

Ligjet e reja do të synojnë ata që përhapin urrejtje, përçarje dhe radikalizim u tha Albanese gazetarëve në Canberra.

Ministri i Punëve të Brendshme do të ketë gjithashtu kompetenca të reja për të anuluar ose refuzuar vizat për ata që përhapin urrejtje dhe do të ngrihet një taskforcë e re për të siguruar që sistemi arsimor parandalon, trajton dhe përgjigjet siç duhet ndaj antisemitizmit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit, temperaturat bien në -2°C

Published

on

Dita e enjte pritet të karakterizohet me mot të vranët, dhe me intervale me diell.

Mëngjeset parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, derisa ato maksimalet do të luhaten nga 7 deri në 10 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara