Lajmet
Mirëpritet dakordimi për të zhdukurit, kërkohet zbatimi i plotë i marrëveshjes bazë
Krasniqi thotë se krahas marrëveshjes për të zhdukurit duhet të zbatohet edhe marrëveshja për energjinë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPajtimi mes Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel për tekstin e deklaratës së personave të zhdukur po mirëpritet nga opozita dhe njohësit e procesit të dialogut. Sipas tyre, nuk mund të ketë një proces të pajtimit dhe të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për aq kohë sa nuk mbyllen çështjet e hapura nga e kaluara. Dakordimi i kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq pritet t’i hapë rrugë nënshkrimit të deklaratës nga niveli i lartë në dialog, derisa konsiderohet se ky momentum pozitiv pritet të reflektojë edhe në zbatim të plotë të marrëveshjes bazë.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë se krahas marrëveshjes për të zhdukurit duhet të zbatohet edhe marrëveshja për energjinë. Ajo shtoi se qeveria duhet t’iu qëndrojë prapa zotimeve të veta edhe për Asociacionin e komunave me shumicën serbe.
“Marrëveshja për të pagjeturit, tema për energjinë ato tani duhet të implementohen, por edhe marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ku është edhe çështja e Asociacionit. Ne si LDK nga dialogu kemi pritur të ketë një marrëveshje finale dhe jo një marrëveshje bazë, sepse ky proces tani do të zgjatet edhe për shumë vite të tjera. Ne presim që kjo marrëveshje të zbatohet ashtu siç është dakorduar mes dy palëve”, thotë ajo.
Ndërkaq, njohësi i procesit të dialogut, Dorajet Imeri thotë për KosovaPress se pas takimit të djeshëm ka disponim pozitiv për zbatim të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.
Megjithatë, ai përmend edhe obligimin që Kosova e ka në bazë të aneksit të zbatimit të marrëveshjes, ku brenda një afati të caktuar kohor duhet të fillojë së jetësuari planin për zbatimin e Asociacionit.
“Sigurisht se Kosova e ka një obligim tash përpara. Bazuar në planin për zbatimin e marrëveshjes, Kosova duhet që brenda një afati të caktuar kohor të fillojë së jetësuari planin për zbatimin e Asociacionit, përkatësisht të vetëmenaxhimit. Takimi apo ajo çka na pret varet ekskluzivisht nga veprimet që do t’i marrë Kosova në këtë drejtim…Ka një disponim pozitiv (për deklaratën për të zhdukurit) pasi nuk mund të ketë një proces të pajtimit dhe të paqes për aq kohë sa nuk mbyllen çështjet e mbetura të hapura, sidomos çështja e të pagjeturve. Konsideroj se këtu mund të ketë diçka, por Serbia është e interesuar të taktizojë në mënyrë të vazhdueshme për të penguar një dinamikë të shpejtë të zbatimit të marrëveshjes”, thekson Imeri.
Pavarësisht kësaj, Imeri thotë se Serbia përmes krijimit të tensioneve në veri mund të tentojë të prolongojë zbatimin e marrëveshjes.
“Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka pasur këtë qasjen e prolongimit të zbatimit të marrëveshjes, pritjes për ndryshim të dinamikave të faktorëve ndikues dhe kështu me radh. Pritet prapë që të përsëritet e njëjta….pasi Serbia e ka si pjesë të strategjisë së saj prolongimin e secilës marrëveshjes. Ka të bëjë me pamundësinë që Kosova të konsolidohet si shtet në arenën ndërkombëtare dhe pamundësinë për ndonjë anëtarësim të shpejtë të organizata ndërkombëtare”, shton ai.
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se me marrëveshjen e dakorduar të martën në Bruksel, Serbia ka pranuar deklaratën për personat e zhdukur me dhunë, e sipas tij, kjo nënkupton hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.
“Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritëm ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb”, shkroi ai në Facebook të mërkurën.
Gjatë të mërkurës, dakordimin e mirëpriti edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, i cili u shpreh se marrëveshja për të zhdukurit është hapi i parë i përmbushjes së zotimeve nga marrëveshja bazë e 27 shkurtit në Bruksel.
Pas takimit trilateral të martën në Bruksel, Bislimi u shpreh se takimi i radhës i nivelit të lartë në dialog mund të mbahet më 22 prill.
Në kuadër të marrëveshjes bazë për dialogun dhe aneksit të zbatimit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që çështja e të zhdukurve të trajtohet si urgjencë.
Lajmet
Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit
Published
29 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT News
Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.
“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.
Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.
Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.
Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.
Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.
Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/
Lajmet
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Published
60 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT News
Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.
Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.
Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.
Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/
Lajmet
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026
Published
2 hours agoon
December 24, 2025By
UBT News
Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.
Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.
Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.
Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.
Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.
Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/
Lajmet
Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë
Published
2 hours agoon
December 24, 2025By
UBT News
Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.
Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.
Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.
Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/
Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026
Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë
Distria Krasniqi në mesin e Top 10 në “Balkan Athlete of the Year 2025”
Aksioni i Policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë
27 vjet nga beteja e Llapashticës
The Telegraph: “Rusia humbi më shumë ushtarë sesa kishte në total para pushtimit”
Sulmi në “Ibër-Lepenc”, tre të akuzuarit dalin sot para gjykatës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Lajmet3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
