Lajmet

Osmani: Serbia tregoi që premtimet e dhëna në dialog s’kanë asnjë vlerë për të

Kosova dhe Serbia më 18 mars janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se i gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të respektojë obligimet që ka ndërmarrë.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëlloj siç ndodhi edhe në shkurt e përsëriti edhe në mars. Pra, tregoi që premtimet që i ka dhënë në kuadër dialogut, nuk kanë asnjë vlerë për të as politike e as juridike dhe rrjedhimisht njoftoi edhe komunitetin ndërkombëtar që ai nuk do të zbatojë obligimet, të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhr nga aneksi. Tani pavarësisht që u dakordësua në Ohër tani në mars, më lejoni të riktheksoj që teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet. Rrjedhimisht neni 4 i asaj marrëveshje, i cili e obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Republikës se Kosovës ne asnjë organizatë ndërkombetare, pa dallim, pa përjashtim, mbetet në fuqi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, traktati i Vjenës kërkon që dakordësimi i thënë nga të dyja palët të zbatohet dhe ka thënë se Borrell nuk mund të pajtohet në emër të Vuçiqit.

“Neni 2 e neni 1, të cilët përcaktojnë parimet të së drejtës ndërkombëtare, të cilat përfshihen edhe vet në Kartën e Kombeve të Bashkuara që detyrojnë Serbinë ta njeh dhe ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe që të dyja palët të trajtohen të barabarta, që të respektohen edhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, parime të tjera, ato mbesin në fuqi. Por, në momentin kur Serbia del dhe tregon që nuk do të zbatojë asnjërën nga këto, duke kërkuar edhe vulosjen nga Kuvendi i Serbisë që të mos zbatojë, ata për të cilën është dakordësuar e rrezikon në esencë këtë marrëveshje në kuadër të Traktatit të Vjenës”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia më 18 mars janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara