Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Emmanuel Pietrobon
Vrasësit serialë kanë qenë për shumë kohë muza e frymëzimit për shkrimtarët dhe skenaristët. Ata kanë zhytur në zi familje të tëra. Dhe gjatë viteve 1990 ata i dhanë shumë sukses kinemasë së zhanreve horror dhe thriller, duke frymëzuar saga të frikshme por të suksesshme si “E premtja e datës 13”, “Halloween” dhe “Scream”.
Vrasësit serialë janë të paktë në numër. Por kanë vranë dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën. Kështu 10 vrasësit serialë kryesore në histori, vranë së bashku 898 njerëz. Shkenca e kriminologjia i ndan në të organizuar dhe të ç’organizuar, por edhe në “misionarë” dhe “vejusha të zeza”, në hedonistë dhe në njerëz me mendje të trazuara.
Disa nuk e arrijnë pragun minimal të pranueshëm të Koefiçentit të Inteligjencës (IQ), të tjerë kanë një inteligjencë mbi mesataren. Vrasësit serialë, makth i njerëzve të zakonshëm, obsesioni i profilistëve dhe kurioziteti i sociologëve. Qofshin metodikë apo të çrregullt, pre e halucinacioneve apo tejet të kthjellët në veprime, është e sigurt që për fat të mirë kjo lloj specie është në prag të zhdukjes.
“Epoka e Artë” e vrasësve serialë zgjati rreth 40 vite, nga vitet 1950 deri në vitet 1990, dhe pati një ndikim të thellë në imagjinatën kolektive të perëndimorëve por edhe pjesës tjetër të botës. Edhe sot, dekada më vonë, filmat dhe serialet mbi protagonistët e mëdhenj të kësaj epoke janë në gjendje të tronditin publikun siç e tregon edhe seriali mbi vrasësin serial Xhefri Dahmer në Netflix.
Amerika Puritane e interpretoi fenomenin e vrasësve serialë në terma eskatologjikë, pra duke e lexuar atë si një sinjal të “fundit të afërt të botës”. Për Bashkimin Sovjetik, kjo dukuri ishte një nga shenjat e shumta të rënies së qytetërimit të degjeneruar perëndimor. Prandaj hezitoi që të lidhte zhdukjen e rreth 50 njerëzve me një njeri të vetëm: Andrej Çikatilo.
Për Japoninë, dukuria e vrasësit seriale, ishte një pasojë e paqëllimshme e perëndimorizimit të shoqërisë japoneze. Gjithsesi u duk si një tendencë e destinuar të zgjaste shumë. Por nuk ndodhi kështu. Sipas vlerësimeve zyrtare, numri i vrasësve serialë aktivë në SHBA ka ardhur duke u zvogëluar në mënyrë drastike nga fundi i shekullit XX.
Ata ishin 770 në vitet 1980, 670 në vitet 1990, dhe më pas numri ra nga 400 në fund të shekullit XX, dhe ishte në pak më shumë se 100 në periudhën 2010-2020. 189 vrasje iu atribuan vrasësve serialë vetëm në vitin 1987. Kjo shifër ishte vetëm 30 në vitin 2015.
Por cilat janë arsyet e mundshme të kësaj rënieje? Për kriminologët arsyeja kryesore është progresi teknologjik. Përparimet, zhvillimet dhe zbulimet e reja në fushën e mjekësisë ligjore, nga teknologjia e informacionit tek leximi i ADN-së, kanë e përmirësuar ndjeshëm efektivitetin e departamenteve hetimore, të cilat ndërmjet analizës së materialit biologjik dhe të dhënave të tjera, janë në gjendje të ngadalësojnë vazhdimin e vrasjeve zinxhir dhe madje të zgjidhin krimet misterioze të së kaluarës së largët.
Nga ana tjetër videokamerizimi i hapësirave urbane dhe jo urbane, si rrugët dhe autostradat, ua ka vështirësuar aktivitetin kriminal këtyre njerëzve. Për shembull sot në në Shtetet e Bashkuara, ka 1 kamerë për çdo 4.6 persona. Po ashtu, në krahasim me të kaluarën, sot komisariatet dhe departamentet dialogojnë, shkëmbejnë të dhëna dhe tendenca drejt bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet forcave policore të vendeve të ndryshme.
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur edhe tek vetë shoqëria. Në vendet e zhvilluara është zhdukur fenomeni i “autostopit”, që historikisht ka qenë një burim i rëndësishëm viktimash për vrasësit serialë. Sot telefonat janë të pajisur me gjeolokacionin dhe alarmin e kërkimit të ndihmës.
Gjithsesi përparimi teknologjik dhe ndryshimet sociale mund të shpjegojnë vetëm pjesërisht pakësimin e madh të vrasësve serialë. Sepse nëse është e vërtetë që vrasjet në seri janë bërë më të vështira, i tillë është edhe fakti që të paktën në kontekste të caktuara, duket se ka ndryshuar mënyra e “idealizimit” të vrasjes.
Dhuna duket se ka ndryshuar, ajo është më pak e përpunuar dhe më spektakolare. Disa sociologë dhe kriminologë, veçanërisht midis Shteteve të Bashkuara dhe Japoni, besojnë në ekzistencën e një lidhje midis uljes (të jashtëzakonshme) të vrasjeve serike dhe rritjes (të jashtëzakonshme) të dy dukurive të tjera kriminale: vrasjeve të dhunshme dhe masakrave.
Pra rrëmbimeve që përfundojnë me vrasje, tragjedi familjare dhe masakrat famëkeqe nëpër shkolla.
Nëse masakrat mizantropike, mini-vrasësit serialë dhe vrasësit e egër të viteve 2000 janë ekuivalenti bashkëkohor i vrasësve serialë të shekullit XXI, apo nëse këto janë fenomene krejtësisht të palidhura, e vetmja gjë e sigurt është një: po perëndon epoka e vrasësve serialëtradicionale, e nisur dikur nga Xhek Rrjepësi. / “Il Giornale” – Bota.al
Lajmet
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Published
14 hours agoon
January 6, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.
Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.
Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.


Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.
Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.
Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.
Lajmet
Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut
Published
17 hours agoon
January 6, 2026By
UBTnews
Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.
Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.
Lajmet
Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar
Published
17 hours agoon
January 6, 2026By
UBTnews
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.
Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Numërohen 31.58% e votave me kusht
Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut
Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar
Atraksionet turistike më të rrezikshme në botë
Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë
6 janar 1999, dita kur UÇK zuri rob tetë ushtarë serbë
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
