Lajmet

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përmes masave të Qeverisë së Kosovës.

Published

on

Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë organizuar sot tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë. Aty u tha se fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e grupit të grave deputete në Kuvend, Tinka Kurti u shpreh se krahas punësimit të grave duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri.

“Nuk mjafton një aspekt i punësimit të grave, por duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri. Leja e lehonisë po është vetëm njëri prej aspekteve në mesin e shumë prej tyre që duhet të rregullohen. Neve po na takon si deputete që të rishikojmë me atë sa mundemi”, tha ajo.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë në hartimin e masave që krahas punësimit të grave të punësohen edhe viktimat e dhunës në familje.

Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përmes masave të Qeverisë së Kosovës.

“Si ministre e Drejtësisë brenda mandatit qeverisës kam qenë e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave. Realisht gratë i fuqizojmë vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht… Së fundmi kemi qenë në diskutim me ministrin e financave në kuptimin që përveç masave që janë ndërmarrë për punësimin e grave të adresojmë edhe një masë tjetër që është për punësimin e viktimave të dhunës në familje. Konsiderojmë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj jemi në përgatitje të një koncepti se të bëjmë të mundshme punësimin e vajzave dhe grave viktima të dhunës”, shtoi Haxhiu.

Kurse, udhëheqësja e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim, Sandra Horina tha se dhuna në familje është rritur për 30 për qind në Kosovë. Sipas saj, pandemia dhe kriza ekonomike po prek më shumë gratë.

“Partneri ynë, Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë një hulumtim, dhuna në familje është rritur për 30%, jo vetëm në Kosovë, edhe në Austri, por edhe në shumë vende. Gratë ishin më të prekurat nga pandemia, po ashtu edhe tani kemi krizën ekonomike si rrjedhojë e luftës. Pra, të cenueshmit janë ata që preken kryesisht dhe bartin mbi kurrizin e tyre pasojat e shëmtuara të të gjitha këtyre ngjarjeve. Pra, kur flasim për kornizën dhe pse gratë janë të cenueshme, fakti është se ato kryesisht kujdesen për fëmijët. Pra, nëse nuk ka kornizë institucionale dhe ligjore, që do t’i lejojë të marrin pushimin e lehonisë në qetësi, atëherë ose nuk do të punësohen, dhe ne shohim këtu, 30% më shumë gra se meshkuj diplomohen në këtë vend, por 30% më pak janë në tregun e punës”, theksoi Horina.

Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë edhe deputete të tjera të Kuvendit, ku theksuan nevojën e fuqizimit të rolit të gruas, derisa u konsiderua shqetësuese që vetëm 20 për qind e grave janë në tregun e punës në Kosovë.

Lajmet

Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë

Published

on

By

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin e javës së kaluar për reagim ndaj krizave të realizuar në koordinim mes Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë ushtrim kanë qenë të përfshirë rreth 800 oficerë të Policisë së Kosovës bashkë me njësite të tjera speciale, përfshirë forenzikën dhe KFOR-in.

Për këtë ushtrim të përbashkët janë përdorur edhe qentë, dronët e automjete tjera taktike.

Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”, shkruan Ambasda në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.

Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Published

on

By

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

Published

on

By

Vetëm brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë 93% të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka treguar të dhënat e fundit nga ky proces, i cili, sipas tij, është duke u kryer nga KQZ, përmes operatorit ekonomik.

Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri enjten në mesnatë, janë shpërndarë 93% e pakove me fletëvotime.

“Gjatë tri ditëve, më 16, 17 dhe 18 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 93% e tyre apo 53,660, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 50,462 (94%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 3,198 dërgesa (77%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij.

Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse votuesit do të ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur u janë dërguar pakot me fletëvotime.

“Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 98.73% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 3,437 pakot tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi, do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim”, tha Elezi.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./KP

Continue Reading

Të kërkuara