Lajmet nga UBT

UBT dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë nisin eventin e përbashkët për të rinjtë “Youth talks”

Pjesë e këtij eventi ishin edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, teksa e pranishme virtualisht ishte edhe eurodeputetja suedeze, Arba Kokalari.

Published

on

Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, UBT bëri hapjen e diskutimeve “Youth talks”, me temën: “Kosova, Evropa dhe Federalizmi: Çfarë mund të mësojmë nga njëra – tjetra”, një bashkëpunim i mirëfilltë me Ambasadën e Suedisë në Kosovë, për të sjellë ide dhe mendime kritike rreth problematikave dhe ngjarjeve që na rrethojnë.

Panelistë në këtë event ishin: Robin R. Mudry nga JEF Europe – Young European Federalists, Taulant Ferati si Young European Ambassador dhe Maja Otterstedt nga Ambasada e Suedisë.

Pjesë e këtij eventi ishin edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, teksa e pranishme virtualisht ishte edhe eurodeputetja suedeze, Arba Kokalari.

Rektori Hajrizi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme, teksa konsideroi të nevojshme zhvillimin e diskutimeve për tema të ndryshme me të rinjtë, dhe studentët.

“E konsiderojmë si shumë të rëndësishme diskutimin me të rinjtë, studentët dhe gjeneratat e reja për tema të ndryshme, pasi që ata janë personat kyç që do të bëjnë ndryshimet e mëdha në të ardhmen. Falënderojë përzemërsisht Ambasadën e Suedisë në Kosovë dhe Shtëpinë e Evropës për bashkëpunimin drejt kësaj nisme që mendojmë se do të sjell diskutime të frytshme për temat që e preokupojnë shoqërinë tonë”, tha rektori Hajrizi.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund shprehu falënderimet e tij të përzemërta për gatishmërinë për të organizuar ngjarje të tilla me rëndësi për shoqërinë në Kosovë.

“Targeti i Suedisë janë të rinjtë, me ç’rast Kosova ka një përparësi meqenëse ka mbi 50 për qind të popullsisë rini, gjë që është një e veçantë që duan ta kenë të gjithë”, potencoi ambasadori Westerlund.

Robin Mudry nga JEF Europe – Young European Federalists theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku potencoi se Kosova patjetër duhet të jetë pjesë, teksa përmendi përvojën e udhëtimit të tij nga Praga për në Kosovë.

Në kuadër të këtij eventi, panelistët diskutuan tema të ndryshme, që nga edukimi, arsimimi, shkëmbimi i kulturave të ndryshme mes të rinjve e deri te politikat publike, për të cilat u dakorduan se duhet më tepër angazhim dhe vetëdijesim për të pasur zgjidhje të problemeve që preokupojnë shoqëritë.

Lajmet nga UBT

Përse të studiohet Media dhe Komunikim në UBT

Published

on

By

Programi Media dhe Komunikim në UBT ofron mundësi shumë të mëdha për të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të bëhen profesionistë të gazetarisë.

Shkalla e lartë e punësimit, stafi shumë profesional dhe infrastruktura e kompletuar janë disa nga faktorët që e bëjnë këtë fakultet ndër shkollat më të mira të gazetarisë.

Dekani i fakultetit, Dr. Ferid Selimi u ka bërë ftesë të rinjve për t’u bërë pjesë e këtij fakulteti.

Bëj ftesë që çdo i ri e çdo e re, e cila synon të bëhet pjesë e medias në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në vende të tjera ku flitet shqip, le të vijnë në UBT sepse aty është vendi ku ata do t’i marrin të gjitha informacionet e duhura dhe të gjitha njohuritë dhe kompetencat për media dhe komunikim”, tha Selimi.

UBT në programin e Medias dhe Komunikimit ofron studime në nivelin bashelor dhe master.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Mbi 90 për qind e të diplomuarve në Media dhe Komunikim në UBT janë të punësuar

Published

on

By

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, prof.dr.Ferid Selimi, në një bisedë për mediat e UBT-së, thekson se një numër i madh i studentëve të diplomuar në UBT (më saktë 93 për qind), gjejnë punë menjëherë në media, si në mediat e UBT-së, ashtu edhe në mediat e tjera.

Interesant është që Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka nxjerrë kuadro shumë të mira si në media ashtu edhe në marrëdhënie me publikun. Rreth 93 për qind të studentëve të UBT-së janë angazhuar ose në UBT ose në mediat e ndryshme vizive dhe të shkruara. Pjesa dërrmuese e media grupit në UBT janë ose kanë qenë studentë të UBT-së”, tha Selimi.

Continue Reading

Lajmet

Karriera e suksesshme nis me UBT-në – Përmbyllet Akademia Verore e Qendrës së Karrierës

Published

on

Pas dy ditësh të mbushura me ligjërata, punëtori dhe sesione frymëzuese, Akademia Verore e Karrierës, e organizuar nga Qendra e Karrierës në UBT, ka përmbyllur edicionin e saj të radhës me sukses të plotë.

Ky program, i cili bashkoi studentë, profesionistë dhe përfaqësues të kompanive lidere në Kosovë, u kthye në një platformë reale për zhvillim personal dhe profesional, duke ofruar mundësi konkrete për orientim në karrierë dhe ndërtim të rrjetit profesional.

Gjatë ditëve të Akademisë:

Studentët morën pjesë në ligjërata mbi zhvillimin e karrierës dhe shkathtësitë e buta, si dhe në sesione interaktive me ekspertë të fushës së HR dhe sipërmarrjes.

Kompani si Automita, e përfaqësuar nga Qendresa Shala dhe Tenton, e përfaqësuar nga Alban Sahiti – alumnus i UBT-së, ndanë rrugëtimet e tyre frymëzuese dhe mundësitë për të rinjtë.

Ndërkohë, përfaqësues nga Gjirafa, IPKO, KosovaJobs dhe kompani të tjera ndanë përvoja të drejtpërdrejta dhe këshilla për hyrjen e suksesshme në tregun e punës.

Në përmbyllje të këtij edicioni, u theksua roli kyç që Qendra e Karrierës në UBT luan në ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për ndërtimin e një karriere të qëndrueshme dhe inovative.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Published

on

Në UBT ka nisur Akademia Verore e Karrierës, një nismë e veçantë dedikuar studentëve që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe profesionale.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në prani të stafit akademik dhe studentëve, ku fjalën kryesore e mbajti Drejtori i Qendrës së Karrierës, Halil Bashota. Ai theksoi rëndësinë e këtij programi si një mundësi të vyer për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës.

Dita e parë e Akademisë përfshiu një ligjëratë të fuqishme mbi “Zhvillimin e Karrierës dhe Shkathtësitë e Buta”, të mbajtur nga Prof. Ramadan Beshiri, i cili u fokusua në rëndësinë e aftësive ndërpersonale dhe komunikimit në botën profesionale.

Gjatë javës në vijim, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin sesione interaktive dhe punëtori nga ekspertë të njohur dhe përfaqësues të kompanive lider në Kosovë, si Gjirafa, KosovaJobs dhe IPKO, duke i dhënë kështu studentëve një përvojë të çmuar praktike dhe rrjetëzim profesional.

Continue Reading

Të kërkuara