Lajmet

Këto pesë zakone të gjumit mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, sipas studimit të ri

Mosha e pjesëmarrësve ishte 50.

Published

on

Studiuesit kanë përcaktuar pesë zakone të shëndetshme të gjumit që mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Në një studim pesë-vjeçar, studiuesit analizuan të dhënat e gjumit dhe zakonin e gjumit nga më shumë se 172,000 të rritur në SHBA. Mosha e pjesëmarrësve ishte 50.

Studiuesit shikuan pesë faktorë të gjumit cilësor: kohëzgjatjen e gjumit, vështirësinë për të rënë në gjumë, për të fjetur, përdorimi i ilaçeve të gjumit dhe ndjenja e një pushimi të mirë pas gjumit.

Pjesëmarrësit që morën shtatë deri në tetë orë gjumë për një natë, ranë në gjumë lehtë, qëndruan në gjumë gjatë gjithë natës, nuk pranuan të përdorin ilaçe për gjumin dhe u zgjuan duke u ndjerë të pushuar mirë — morën rezultate më të larta.

Studiuesit zbuluan se ata që ndiqnin të pesë zakonet e gjumit me cilësi të mirë kishin më pak të ngjarë të vdisnin herët: deri në dy vjet e gjysmë mund të shtohen në jetëgjatësinë e një gruaje, dhe pothuajse pesë vjet tek një burrë.

Për më tepër, ata zbuluan se rreth 8% e të gjitha vdekjeve mund t’i atribuohen modeleve të dobëta të gjumit.

“Nëse njerëzit kanë të gjitha këto sjellje ideale të gjumit, ata kanë më shumë të ngjarë të jetojnë më gjatë”, tha Frank Qian, bashkëautor i studimit. “Pra, nëse mund të përmirësojmë gjumin në përgjithësi, dhe identifikimi i çrregullimeve të gjumit është veçanërisht i rëndësishëm, ne mund të jemi në gjendje të parandalojmë disa nga vdekjet e parakohshme”.

Individët që ekspozuan pesë faktorët kishin“30% më pak të ngjarë të vdisnin për ndonjë arsye, 21% më pak të ngjarë të vdesin nga sëmundja kardiovaskulare, 19% më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri, dhe 40% më pak të ngjarë të vdesin nga shkaqe të ndryshme nga sëmundja e zemrës ose kancerit”, sipas studimit./UBTNews/

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara