Lajmet

Gazetarja turke: Shpresa për të mbijetuar nga tërmeti po pakësohet

Mëngjesin e së hënës, ajo bashkë me kolegë të tjerë të “TRT World” udhëtuan drejt vendeve të prekura nga tërmeti.

Published

on

Spitalet në vendet më të prekura nga tërmeti, janë shndërruar në ndihmë të parë. Kështu tregon gazetarja Ezgi Toper, e cila shprehet se tash e më shumë se një javë në provincat e Turqisë janë ndërprerë operimet. Raportuesja e “TRT World”, e cila është dëshmitare e shumë trupave të nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, thotë se po pakësohen shpresat që pas kaq ditëve do të ketë ende të mbijetuar. “Kudo që shikoja kishte vetëm rrënoja”, kështu e përshkruan ajo gjendjen në tri provincat prej ku ka raportuar gjatë tërë javës së kaluar.

Mëngjesin e së hënës, ajo bashkë me kolegë të tjerë të “TRT World” udhëtuan drejt vendeve të prekura nga tërmeti. Ajo rrëfen se edhe pas aterimit me aeroplan nga Stambolli, ende nuk kishin kuptuar sa e rëndë po bëhej situata në ato zona.

Gazetarja turke, e cila ka qenë dëshmitare e shumë shpëtimeve të qytetarëve, thotë se çdo sekond po humbin shpresat se nga gërmadhat do të nxirren persona të gjallë.

“Me kalimin e kohës, shpresa për të gjetur të mbijetuar po pakësohet, por edhe sot, kur po behën 200 orë pas operacioneve të shpëtimit, ende të mbijetuarit po nxirren nga rrënojat. Shpresa është më e ulët çdo sekondë që kalon, por edhe unë kam qenë dëshmitare e shumë shpëtimeve, kështu që mendoj se ne si vend ende po e mbajmë shpresë, të afërmit me të cilët kam folur vazhdojnë të mbajnë shpresën se megjithëse nuk kanë kontaktuar me personat e ngecur nën rrënoja, ekziston ende mundësia që ata të jenë gjallë. Mendoj se ishte një tërmet në Japoni, nëse nuk gaboj, që dikush u shpëtua pas ditës së nëntë, kështu që do të shpresojmë çdo ditë që kalon edhe gjatë pjesës tjetër të javës”, deklaron ajo.

Vullnetarë e ekipe të shumta, Toper tregon se janë duke shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Ani pse kanë kaluar dhjetë ditë prej kur ndodhi tërmeti më goditës i shekullit të fundit, ajo thekson se situata është e rëndë.

“Situata është ende mjaft e rëndë, me kalimin e ditëve ka ndihma gjithnjë e më shumë, shumë më tepër vullnetarë dhe ekipe, vende të ndryshme që po shpërndajnë shumë ndihma të ndryshme. Pra, situata është më mirë se kur unë isha atje, bazuar nga ajo që dëgjoj nga kolegët e mi, por, për fat të keq, situata në terren është ende shumë e keqe”, tregon Toper.

Gjatë tërë javës ajo ka raportuar nga vendet më të goditura nga tërmeti katastrofik, për çka tregon se spitalet që ka vizituar janë kthyer në ndihmë të parë dhe janë ndërprerë të gjitha operimet.

“Unë dhe kolegu im mundëm ta vizitonim një spital, Spitalin Shtetëror publik në provincën Gaziantep, e cila është një nga provincat që u godit keq nga tërmeti, dhe në këtë spital na thanë se kishin ndërprerë të gjitha operimet, gjithçka tjetër, dhe për momentin po fokusoheshin vetëm te Ndihma e Parë. Pra, kushdo që po hynte në spital pranohej vetëm nëse ishte viktimë e tërmetit, asnjë pacient tjetër, dhe vetëm ndihma e parë u dha sepse kishte kaq shumë të plagosur sa që stafi në shumicën e vendeve nuk mund të përballonte numrin e të plagosurve që vijnë. Kështu që ata duhet t’i transferojnë pacientët në spitale të ndryshme ku ka më shumë pajisje, më shumë staf por edhe në lokacione më të sigurta për shkak se pasgoditjet e tërmetit vazhdojnë ende. Pra, spitalet janë kryesisht si një vend për të plagosurit që vijnë së pari për të marrë ndihmën e parë dhe më pas transferohen në Ankara, në kryeqytet, ose Stamboll ku ka më shumë shërbime të disponueshme për ta”, njofton ajo.

Shqetësimi kryesor për të mbijetuarit nga ky tërmet është strehimi, tregon ajo, derisa shton se ushqimet po shpërndahen në masë të madhe nga Qendra e Ndihmës.

“Shqetësimi kryesor tani janë batanijet ashtu dhe gazi, pra mënyrat se si njerëzit të ngrohen. Ka shumë ushqime që shpërndahen nga Qendra e Ndihmës, ndaj edhe për sa i përket ushqimit duket se gjendja po përmirësohet. Unë do të thosha, gjëja më e rëndësishme është strehimi, çadrat, thasët e gjumit, por më shumë se ndihma fizike, mendoj se ajo që i duhet Turqisë është që Komuniteti Ndërkombëtar të raportojë për këtë më shumë… Pra, ajo që na duhet vërtet është që historia të vazhdojë të përmendet në mënyrë që njerëzit të mos harrojnë se çfarë po ndodh këtu sepse është një situatë shumë ekstreme”, shprehet Toper nga TRT World.

Gazetarja Ezgi Toper ka raportuar nga Gaziantep, Kahramanmaras e Hatay. Ajo rrëfen për KosovaPress se çfarë ka parë e dëgjuar që nga mëngjesi i së hënës së kaluar, kur u goditën nga tërmeti i parë.

“Unë kam shkuar te tri provincat, në Gaziantep, në Kahramanmaras që është epiqendra ku goditën fillimisht të dy tërmetet dhe në Hatay. Hatay dhe Kahramanmaras ishin në gjendje shumë të keqe krahasuar me Gaziantepin. Në Gaziantep kishte disa ndërtesa të shndërruara në rrënoja, por në provincën Kahramanmaras kishte rrugë… dhe këto rrugë u shkatërruan plotësisht, një rrugë kryesore në qendër të qytetit është shndërruar në gërmadha. Kjo ngjarje ishte shumë zemërthyese për ta parë, e gjithë kjo përvojë ishte thjesht zemërthyese. Ngjashëm, në Hatay, kudo që shikoja kishte vetëm rrënoja, ndërtesa pesëkatëshe, ndërtesa tetë katëshe, hotele të mëdha rezidencash të cilat ishin rrafshuar plotësisht”, rrëfen ajo tutje.

Pas më shumë se një jave pas katastrofës së tërmetit në rajonin kufitar-turko sirian, numri i të vdekurve ka arritur mbi 40 mijë.

Lajmet

PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor

Published

on

By

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.

Pos tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

​Paralajmërim për bllokadë rrugore në kufirin me Serbinë

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër banorët lokalë kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (Serbi), që lidhen me pikën kufitare Merdare, nga ora 11:50 deri në 15:50,

QKMK ju inkurajon të përdorni rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe vonesat gjatë këtij orari.

Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, dhe 0800 500 95.

Continue Reading

Të kërkuara