Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Erik Sherman
Çdo gjë vdes: njerëzit, makinat, qytetërimet. Ndoshta mund të gjejmë pak ngushëllim nga fakti se të gjitha gjërat kuptimplota që kemi mësuar gjatë rrugës do të mbijetojnë. Por edhe dija e ka një jetëgjatësi. Dokumentet zbehen. Arti humbet. Biblioteka dhe koleksione të tëra mund të përballen me shkatërrim të shpejtë dhe të papritur.
Sigurisht, teknologjikisht ne jemi në një fazë ku mund të krijojmë mënyra për t’i bërë njohurinë të disponueshme dhe të aksesueshme përgjithmonë. Në fund të fundit, dendësia e ruajtjes së të dhënave është tashmë tejet e lartë. Në muzeun gjithnjë në zgjerim të internetit, dikush mund të lëvizë pa problem, nga imazhet e teleskopit hapësinor James Webb, përmes diagrameve që shpjegojnë filozofinë e Pitagorës mbi muzikën e sferave, deri tek një mësim kitare në YouTube. Çfarë mund të duash më shumë?
Ka ende, thonë ekspertët. Së pari, ajo që ne mendojmë se është e përhershme nuk është. Sistemet e ruajtjes digjitale mund të bëhen të palexueshme brenda tre deri në pesë vitesh. Bibliotekarët dhe arkivistët garojnë për të kopjuar përmbajtjet në formate më të reja. Por entropia është gjithmonë aty, duke pritur. “Profesionet tona dhe njerëzit tanë shpesh përpiqen të zgjasin jetëgjatësinë normale sa më shumë që të jetë e mundur përmes një sërë teknikash, por ende po e frenojnë valën”, thotë Joseph Janes, profesor i asociuar në Shkollën e Informacionit të Universitetit të Uashingtonit.
Për t’i komplikuar gjërat, arkivistët tani po përballen me një përmbytje të paprecedentë informacioni. Në të kaluarën, materialet ishin të pakta dhe hapësira e magazinimit të kufizuara. “Tani ne kemi problemin e kundërt”, thotë Janes. “Gjithçka është duke u regjistruar, gjatë gjithë kohës”.
Në parim, kjo mund të korrigjojë një gabim historik. Për shekuj me radhë, njerëz të panumërt nuk kishin kulturën, gjininë ose klasën e duhur socio-ekonomike që njohuritë ose veprat e tyre të zbuloheshin, vlerësoheshin apo ruheshin. Por shkalla masive e botës dixhitale tani paraqet një sfidë unike. Sipas një vlerësimi vitin e kaluar nga firma e kërkimit të tregut IDC, sasia e të dhënave që kompanitë, qeveritë dhe individët krijojnë në vitet e ardhshme do të jetë sa dyfishi i totalit të të gjitha të dhënave dixhitale të gjeneruara më parë, që nga fillimi i epokës së informatikës.
Shkolla të tëra brenda disa universiteteve po punojnë për të gjetur qasje më të mira për ruajtjen e të dhënave nën ombrellën e tyre. Qendra e të Dhënave dhe Shërbimeve për Shkencat Humane në Universitetin e Bazelit, për shembull, ka zhvilluar një platformë kompjuterike të quajtur Knora jo vetëm për të arkivuar shumë lloje të të dhënave nga puna e shkencave humane, por për të siguruar që njerëzit në të ardhmen të mund t’i lexojnë dhe përdorin ato. E megjithatë procesi është i ngarkuar.
“Ti bën supozime të arsyeshme dhe shpreson për më të mirën, por ka grupe të dhënash që humbasin, sepse askush nuk e dinte se do të ishin të dobishme”, thotë Andrea Ogier, ndihmës dekan dhe drejtor i shërbimeve të të dhënave në Bibliotekat Universitare të Virginia Tech.
Nuk ka kurrë njerëz apo para të mjaftueshme për të bërë të gjithë punën e nevojshme—dhe formatet po ndryshojnë dhe shumohen gjatë gjithë kohës. “Si i ndajmë më mirë burimet për të ruajtur gjërat? Sepse buxhetet kaq janë”, thotë Janes. “Në disa raste, kjo do të thotë që gjërat ruhen, por thjesht qëndrojnë aty, të pakataloguara dhe të papërpunuara, e si pasojë pothuajse të pamundura për t’u gjetur ose aksesuar”.
Formatet e përdorura për ruajtjen e të dhënave janë në vetvete të përhershme. NASA hoqi rreth 170 kaseta të dhënash mbi pluhurin hënor, të mbledhura gjatë epokës së Apollos. Kur studiuesit vendosën të përdornin kasetat në mesin e viteve 2000, ata nuk mund të gjenin askënd me makinën IBM 729 Mark 5 të epokës 1960, të nevojshme për t’i lexuar ato. Me ndihmë, ekipi përfundimisht gjeti një në formë të përafërt në magazinën e Muzeut Kompjuterik Australian. Vullnetarët ndihmuan në rinovimin e makinës.
Softueri gjithashtu ka një jetëgjatësi të caktuar. Ogier kujton se u përpoq të ekzaminonte një skedar të vjetër spreadsheet Quattro Pro, por zbuloi se nuk kishte asnjë softuer të disponueshëm që mund ta lexonte atë.
Ka pasur përpjekje për programe të qëndrueshme. Një projekt që mori shumë bujë në vitin 2015 është arkivi i Open Library of Images for Virtualized Execution (Olive), i cili vë në punë softuer të vjetër si Chaste 3.1, një program kërkimor për biologjinë dhe fiziologjinë i vitit 2013 dhe versionin Mac të vitit 1990 të lojës kompjuterike The Oregon Trail në një grup makinash virtuale. Projekti është ende aktiv, thotë Mahadev Satyanarayanan, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Carnegie Mellon. Por ka pasur sfida në zgjerimin e ofertave të Olive, thotë ai: edhe softueri i papërdorur duhet të licencohet nga kompanitë që e zotërojnë atë dhe shpesh nuk ka mënyrë të lehtë për të futur të dhëna të reja në aplikacionet kërkimore të arkivit.
Përpjekjet e tjera për të ndihmuar në rritjen e jetëgjatësisë së njohurive kanë pasur gjithashtu rezultate të përziera. Arkivi i Internetit, shtëpia e Wayback Machine, ka një koleksion të madh materialesh të dixhitalizuara, duke përfshirë softuer, muzikë dhe video; që nga vera e vitit 2022, ai po lufton një padi për shkeljen e të drejtave të autorit të ngritur nga botues të shumtë.
Në anën më shpresëdhënëse, Iniciativa për kodimin e tekstit ka ruajtur standardet ndërkombëtare për kodimin e teksteve të lexueshme nga makina që nga vitet 1990. Një dekadë më parë, Zyra e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë në SHBA përcaktoi që aplikacionet për kërkime duhet të ofrojnë një plan të menaxhimit të të dhënave në mënyrë që të dhënat të mund të përdoren nga studiuesit ose publiku në të ardhmen. “Ne po arrijmë në pikën ku pothuajse çdo projekt kërkimor duhet të vendosë të dhënat e tij diku”, thotë Ogier. Por nuk ka kërkesa gjithëpërfshirëse se kush duhet t’i ruajë të dhënat ose për sa kohë duhet të ruhen.
Në mënyrë të pashmangshme, idetë, njohuritë dhe krijimet njerëzore do të vazhdojnë të humbasin. “Nuk mund të shpëtojmë gjithçka. Ne nuk mund të ofrojmë akses në gjithçka. Ne nuk mund të marrim gjithçka”, thotë Ogier. “Por kjo nuk është arsye për të mos bërë atë që mundemi”. / Technology Review – Bota.al
Lajmet
PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro
Published
10 minutes agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.
Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.
Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.
Lajmet
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
Published
18 minutes agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

“Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.
Lajmet
Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor
Published
19 minutes agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.
Pos tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.
“Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.
Lajmet
Paralajmërim për bllokadë rrugore në kufirin me Serbinë
Published
19 minutes agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër banorët lokalë kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (Serbi), që lidhen me pikën kufitare Merdare, nga ora 11:50 deri në 15:50,
QKMK ju inkurajon të përdorni rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe vonesat gjatë këtij orari.
Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, dhe 0800 500 95.
PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor
Paralajmërim për bllokadë rrugore në kufirin me Serbinë
Gjykata në Hagë refuzon lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit
Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë
Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
