Published
3 years agoon
By
UBT newsNga Antonia Hoyle
Letra ishte e sjellshme, por e drejtpërdrejtë. Kompania e marrëdhënieve më publikun (PR), ku kisha aplikuar për një vend pune më falënderoi për kohën që kisha shpenzuar, por më tha se nuk kisha fituar. Vendin e punës do të zinte dikush tjetër. Sigurisht, ajo nuk ishte hera e parë që më refuzonin, dhe sigurisht që as e fundit.
Më kanë braktisur miqtë, dhe më kanë injoruar aq shumë herë kompanitë sa nuk mund t’i mbajë mend të gjitha. Por kujt nuk i ka ndodhur kjo cilitdo qoftë edhe njëherë në jetë? As më i suksesshmi midis nesh nuk është i imunizuar nga kjo dukuri, siç e pranoi edhe JanRankin, 62 vjeç, që ka shitur më shumë se 20 milionë libra.
“Mua më kanë refuzuar dikur të gjitha llojet e projekteve. Refuzimet janë të papritura. Dhe ata nuk kërkojnë fare ndjesë!”– tha ai muajin e kaluar për emisionin “Write–Off” në podcast-in e Françeska Still.
Të tjerë njerëz të suksesshëm, që e kanë provuar shijen e refuzimit përfshijnë Uollt Diznej, i pushuar nga puna si reporter i gazetës “Kansas City Star” në vitin1919 për mungesë imagjinate dhe idesh, apo Stiven Spillberg, që u refuzua tre herë nga Shkolla e Teatrit, Filmit dhe Televizionit e Universitetit të Kalifornisë Jugore.
J.K. Roulling u shkarkua nga detyra e sekretares, përpara se dorëshkrimi i saj i librit tashmë të famshëm “Harry Potter” të refuzohej nga 12 botues. Njerëzit kanë evoluar për të qenë të ndjeshëm ndaj refuzimit, thotë Mark R. Liri, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Djuk.
“Kur paraardhësit tanë parahistorikë jetonin në grupime të vogla nomade në fushat e Afrikës, refuzimi nga klani i tyre, ishte në fakt si një dënim me vdekje. Ndërkohë sot, refuzimi nuk është më një çështje për jetë a vdekjeje. Dhe në një epokë të mediave sociale, kërkimi i pafundmë për një vend pune, është diçka e pashmangshme”– thekson ai.
Ndërkohë psikoterapisti Dipti Tait thotë se “refuzimi shkakton një refleks të menjëhershëm të vetë-dyshimit”. “Qoftë nga një punë apo një marrëdhënie, ai mund të na nxitë të fillojmë të vëmë në dyshim aftësitë tona, duke u dominuar nga ndjenjat e braktisjes dhe të mos qenit mjaftueshëm të aftë”, thotë Tait.
Për më tepër refuzimi dhemb. Studimet që kanë matur aktivitetit të trurit përmes skanimeve MRI, kanë zbuluar se të njëjtat rajone të trurit aktivizohen tek njerëzit që kanë përjetuar refuzim, ashtu si tek njerëzit që përjetojnë dhimbje fizike. Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Kentakit në SHBA, tregoi se pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjeve, skanimet e trurit të njerëzve që kishin përjetuar refuzim, treguan më pak sinjalizime të dhimbjes nervore, dhe ata raportuan se ndjeheshin më mirë.
Por nga ana tjetër do të bënim mirë të kujtonim se sado i pakëndshëm, refuzimi mund të jetë një forcë që mund të nxisë gjëra pozitive. “Ne nuk mund ta ndalojmë refleksin e menjëhershëm (negativ), por mund ta kthejmë atë në një refleks pozitiv” thotë Tait.
Në një marrëdhënie, të qenit i refuzuar tregon se ne kemi guxuar të dashurojmë. Siç e thotë një shprehje “më mirë të kesh qenë i dashuruar dhe ta kesh humbur atë, se të mos kesh dashuruar fare”.
Ndërkohë në aspektin e punës, kjo do të thotë se po ndjekim qëllimet tona, dhe me kushtin që ato të jenë objektivat e duhura, sa më shumë herë të zhgënjehemi, aq më shumë ka të ngjarë që në fund t’ arrijmë ato. Siç tha në një rast ish-basketbollisti i famshëm amerikan MajkëllXhordan: “Në karrierën time kam dështuar në mbi 9.000 gjuajtje… Kam dështuar vazhdimisht në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse kam sukses!”.
Ndërkohë refuzimi mund të shndërrohet në një motivim për të sfiduar të gjithë dyshuesit ndaj aftësive tuaja. Në vitin 2014, pasi hulumtoi mbi 1.800 sugjerime që u dorëzuan përmes e–mailit në internet të një kompanie gjatë 12 viteve, dr. Dirk Deishman i Shkollës së Menaxhimit në Roterdam, Holandë, zbuloi se ata, idetë e të cilëve ishin refuzuar, kishin më shumë gjasa të ktheheshin me një ide të re sesa të tjerët, idetë e të cilëve ishin miratuarmenjëherë.
“Refuzimi mund ta nxisë pjesën rebele të trurit tuaj ta provojë veten dhe të përpiqet akoma më shumë” thotë Tait. Diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe sulmuesit të Totenhem dhe kapitenit të Anglisë, Herri Kejn – por edhe babait të tij – pasi lojtari u përjashtua nga akademia e Arsenalit kur ishte vetëm 8-vjeç.
“Kur je fëmijë, refuzimi është diçka shumë e rëndë” deklaroi Kejn në tetor 2022 në kuadër tëDitën Botërore të Shëndetit Mendor. “Lajmin e keq ma dha babai im. Nuk isha aq i rritur sa të kuptoja plotësisht ndjenjën e refuzimit, ndërsa im atë nuk shfaqi para meje asnjë shenjë zhgënjimi. Ai thjesht më hodhi dorën mbi sup dhe më tha: Shkojmë sërish në fushë dhe punojmë akoma më shumë. Të shohim se ku do të na çojë! Dhe kështu bëmë” kujton ai.
Sigurisht, ka raste kur personi që e pëson refuzimin, mund të ndodhet në një pikë kthese qëndonëse e zemëron, është një mundësi për rritje. Drejtuesja e revistës së famshme të modës “Vogue” , Ana Uintur ka thënë se shkarkimi nga posti i saj si redaktore e re e modës në revistën tjetër “Harper’s Bazaar” ishte thelbësor për suksesin e saj të mëvonshëm.
“Unë rekomandoj që të gjithë të pushoheni të paktën njëherë nga puna. Është një përvojë e shkëlqyer që të mëson shumë” thotë ajo. Ndërsa ish-kreu i Apple, Stiv Xhobs , i shkarkuar nga kompania e tij në vitin 1985, përpara se të rikthehej në vitin 1997, tha se “shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë”.
“Rëndesa e të qenit i suksesshëm u zëvendësua nga lehtësia e të qenit sërish një fillestar…Ajo më dha mundësi të hyja në një nga periudhat e mia më krijuese” theksoi ai.
Tait thotë se refuzimi “të jep kohë për të reflektuar, dhe mund të sigurojë perspektiva dhe njohuri, duke ju treguar një rrugë alternative, të cilat mund të mos i kishit menduar më parë’.
Duke “lëpirë plagët e mia” pasi u refuzova nga punë në kompani e PR menjëherë pas diplomimit në universitetit, kuptova se një karrierë në marrëdhëniet me publikun nuk ishte për mua. Ndaj u bëra gazetare, një profesion që më përshtatet më mirë.
Në atë kohë, refuzimi më dhembi, por me kalimin e kohës kam filluar të jem tejet mirënjohëse për atë që ndodhi. Sado e dhimbshme që është, ndoshta Sër Jan Rankin kishte të drejtë kur e përshkroi refuzimin si “të mirë për shpirtin, sepse të mban me këmbë në tokë”. / The Spectator – Bota.al
Rajoni
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Published
5 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Profesor i UBT-së, Hazir Çadraku, ishte mysafirë i radhës në podcastin tonë, ku foli për gjendjen aktuale të ujërave në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm dhe parandalimit të krizave të mundshme ujore në të ardhmen.
Sipas Profesor Çadrakut, sfidat që përballet Kosova janë të dyfishta: ndikimet klimatike dhe aktiviteti i pakontrolluar i njeriut.
Institucionet arsimore dhe kërkimi shkencor, sipas Profesor Çadrakut, luajnë një rol kyç në parandalimin e krizave ujore. Ai nënvizoi rëndësinë e punës intensive kërkimore në terren dhe publikimeve ndërkombëtare për të siguruar vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe fakte shkencore.
Për më shumë ndiqni podcastin: PODCAST
Lajmet nga UBT
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Published
8 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ligjëratave tematike me ekspertë ndërkombëtarë, UBT ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov, politolog dhe ekspert i sigurisë ndërkombëtare, i cili mbajti ligjëratën me temën “Kosova’s European Future: What Bulgaria’s Experience Can Offer”, para studentëve të programit të Studimeve të Sigurisë.
Ligjërata u fokusua në rrugëtimin evropian të Kosovës, sfidat e integrimit, si dhe mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Bullgarisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vënë theks të veçantë në çështjet e sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjes me kërcënimet hibride.
Në këtë aktivitet akademik ishin të pranishëm edhe dekania e Fakultetit, Hajdi Xhixha, si dhe prodekani Arian Kadriu, të cilët vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në procesin mësimor dhe në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve të UBT-së.
Dr. Dimitar Keranov është anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for International Politics (BIIP) dhe njihet si një nga zërat e rëndësishëm në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Fushat e tij të specializimit përfshijnë kërcënimet hibride, reziliencën demokratike dhe sigurinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në vendet që përballen me presione gjeopolitike.
Ai ka një përvojë të pasur profesionale në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë German Marshall Fund of the United States dhe Institut für Europäische Politik në Berlin, ku ka kontribuar në analiza politike dhe kërkime shkencore mbi zgjedhjet, ndikimin e huaj dhe qeverisjen demokratike.
Publikimet dhe analizat e Dr. Keranov janë cituar nga media ndërkombëtare me ndikim të madh, si The New York Times dhe Euronews, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme në debatet bashkëkohore mbi sigurinë dhe demokracinë. Ai është gjithashtu anëtar i American Political Science Association dhe flet rrjedhshëm më shumë se dhjetë gjuhë, çka i mundëson një qasje krahasuese dhe ndërkombëtare ndaj sfidave globale të sigurisë.
Ligjërata u prit me interes të veçantë nga studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesin për rolin e Kosovës në arkitekturën evropiane të sigurisë, sfidat aktuale rajonale dhe rëndësinë e përgatitjes akademike për profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar dhe të ofrojë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale globale dhe me praktikat më të mira akademike dhe profesionale.
Vendi
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Published
8 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).
Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.
Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.
Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.
Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.
UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.





Lajmet nga UBT
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Published
9 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.
“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.
Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
