Sport

Maradona apo Messi? Scaloni zbulon të preferuarin e tij

Scaloni e ka stërvitur Messin në nivel ndërkombëtar, fillimisht si asistent dhe më vonë si trajner kryesor.

Published

on

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë zgjedhjen e tij në debatin për futbollistin më të madh të vendit të tij, Diego Maradonan apo Lionel Messi.

Messi më në fund përputhet me arritjet ndërkombëtare të Maradonës, kur ai udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 2022, ashtu siç kishte bërë Diego në vitin 1986.

Për shumë njerëz, u pa si kurorëzimi i lavdisë së Messit për të mbyllur një karrierë fantastike tashmë të mbushur me trofe, vlerësime dhe rekorde të panumërta.

Scaloni e ka stërvitur Messin në nivel ndërkombëtar, fillimisht si asistent dhe më vonë si trajner kryesor, që nga viti 2017.

“Nëse më duhet të zgjedh një, do të zgjedh Leon, me të cilin kam diçka të veçantë”, tha Scaloni për “El Partizado de COPE” kur iu kërkua të provojë t’i ndajë Messin dhe Maradonan.

“Ai është më i miri në histori, edhe pse Maradona ishte gjithashtu i mrekullueshëm. Stërvitja e Messit nuk është e vështirë. Në nivel teknik ai nuk mund të korrigjohet, por herë pas here ka presion ose i shpjegohet një mënyrë sulmi. Për të bërë presion, për të vjedhur topa dhe kur ka gjak, ai është numri një”, shtoi më tej trajneri i Argjentinës.

Me Kupën e Botës tani në kabinetin e tij personal të trofeve, Messi fjalë për fjalë tani i ka fituar të gjitha. Pritja e tij e gjatë për një triumf ndërkombëtar më në fund mori fund në vitin 2021 kur Argjentina triumfoi në Kupën e Amerikës, ndërsa ai shkoi një më mirë duke siguruar titullin botëror në Katar muajin e kaluar.

Duke pasur parasysh ndikimin e tij personal në rrugëtimin e Argjentinës drejt lavdisë, Messi pritet gjerësisht të marrë Topin e tetë të Artë të karrierës së tij në ceremoninë e çmimit 2022/23.

Lajmet

​Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9

Published

on

Niclas Fullkrug ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin e tij te Milani nga West Ham United, në formë huazimi me mundësi blerjeje.

Sulmuesi 32-vjeçar pritet t’i kryejë vizitat mjekësore të martën në Milano dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Massimiliano Allegrit të mërkurën, në prag të Krishtlindjeve.

Marrëveshja fillimisht u raportua me një opsion blerjeje prej 11–13 milionë eurosh, por sipas Sky Sport Italia, shifra reale është rreth 5 milionë euro dhe huazimi është pa komision.

Fullkrug pritet të zyrtarizohet në fillim të janarit dhe, falë ndryshimeve të fundit në rregullore, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit më 2 janar.

Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez është i dëmtuar dhe do të mungojë për disa muaj. Fullkrug vjen si alternativë e rëndësishme në skemën 3-5-2 të Allegrit, edhe pse sezoni i tij te West Ham ka qenë i vështirë, pa gola në tetë paraqitje në Premier League këtë edicion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Published

on

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik në gju, njoftoi klubi i tij Santos, ndërsa ylli brazilian përpiqet të rikthehet në formë për të mbajtur gjallë shanset për Kupën e Botës.

“Një artroskopi u krye për të trajtuar një dëmtim të meniskut medial. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe atleti është mirë”, thuhet në deklaratën e klubit, ku theksohet se operacioni u krye nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.

33-vjeçari ishte në formë të mirë me Santosin para ndërhyrjes, duke luajtur edhe me dhimbje dhe duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, rol kyç në mbijetesën e ekipit në elitën braziliane.

Edhe pse klubi nuk dha një afat zyrtar rikuperimi, mediat braziliane raportojnë se ai mund të mungojë deri në një muaj.

Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023 për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë: ai duhet të jetë “në formë të mirë” për t’u rikthyer në skuadër për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Shëndeti dhe koha tani janë vendimtare për rikthimin e tij./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara