Sport

Me mungesa të shumta, Juventusi synon ta befasojë Napolin

Të dy skuadrat gjenden në krye të tabelës.

Published

on

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Diego Armando Maradona” do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Napolit dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të Serie A.

Të dy skuadrat gjenden në krye të tabelës, ku në xhiron e fundit të zhvilluar, Napoli e mposhti Sampdorian me rezultat 2:0, kurse Juventusi shënoi fitore minimale 1:0 kundër Udineses.

Napoli e vazhdon ëndrrën për Scudetton e parë që prej vitit 1990, ku momentalisht zë vendin e parë me 44 pikë, shtatë sosh më shumë se Juventusi që renditet në pozitën e dytë.

Takimi i fundit mes Napolit dhe Juventusit në “Diego Armando Maradona” daton në muajin shtator të vitit 2021, ku asokohe skuadra e Luciano Spallettit shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër “Zonjës së Vjetër”.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Spalletti i ka të gatshëm të gjithë lojtarët, ndërsa Massimiliano Allegri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bonuccit, Cuadrados, De Sciglios, Ihattaren, Kaio Jorges, Peeters, Pogbas dhe Vlahovic, të cilët nuk paraqiten sot për shkak të lëndimeve.

Ndërkaq, më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshme të Napolit dhe Juventusit.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim Min-jae, Rrahmani, Olivera; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Rugani, Gatti; McKennie, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic; Di Maria, Milik

Lajmet

​Dështon transferimi i Sanchos te gjiganti italian

Published

on

Juventusi nuk është i bindur nga ideja e nënshkrimit të Jadon Sanchos nga Manchester United dhe i ka pezulluar bisedimet thuhet sipas raportimeve në Itali,  Lojtari ka qenë në radarin e tyre për disa javë, që kur përvoja e tij e huazimit te Chelsea u ndërpre, me “Blues” që paguan një tarifë për të shmangur blerjen e tij të drejtpërdrejtë.

Kontrata e tij me Manchester United skadon vetëm në fund të këtij sezoni, duke i detyruar ata të ulin ndjeshëm çmimin e kërkuar në rreth 15 milionë euro plus bonuse për të arritur në 17 milionë euro.

Një marrëveshje dukej e afërt, por tani ‘Tuttomercatoëeb”, pretendon këtë mbrëmje se Juventusi e ka ndaluar finalizimin e transferimit.

Raportohet se ata nuk janë të sigurt nëse Sancho është profili i duhur për rolin e mesfushorit, veçanërisht pasi ata shpenzuan 32 milionë euro për të blerë Francisco Conceicao nga FC Porto.

Ndërkohë, Sancho është lënë jashtë skuadrës së Manchester United për turneun e tyre para-sezonal, duke konfirmuar se 25-vjeçari nuk është pjesë e planeve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Ndeshja Ballkani dhe FC Floriana: Pesë gola në pjesën e parë

Published

on

Pjesa e parë e sfidës mes Ballkanit dhe FC Florianës në raundin e dytë të UEFA Conference League ka qenë një festival i vërtetë golash, me plot pesë realizime të shënuara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ishin mysafirët nga Malta që e hapën serinë e golave. Në minutën e 8-të, Grech zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Florianën në epërsi. Ballkani reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 13-të me golin e sulmuesit Arbër Tolaj.

Por miqtë rikthyen epërsinë në minutën e 25-të me golin e Jah, duke e çuar rezultatin në 1-2. Megjithatë, gëzimi i Florianës zgjati vetëm tri minuta, pasi në minutën e 28-të, Adetunji shënoi për 2-2 dhe riktheu ekuilibrin.

Epërsia erdhi për herë të parë për suharekasit në minutën e 32-të, kur Arbër Tolaj realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin, duke përmbysur gjithçka në vetëm pak minuta.

Përballja mbetet e hapur dhe interesante, ndërsa 45 minutat e dyta pritet të përcaktojnë fatin e kësaj ndeshjeje emocionuese në kuadër të Ligës së Konferencës.

Continue Reading

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Sport

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Published

on

Ballkani nis sonte aventurën e tyre evropiane në Conference League.

Nënkampioni i Kosovës, do të jetë nikoqir i skuadrës malteze, Floriana në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ballkani, merr pjesë në këtë garë për herë të 4-të radhazi, duke arritur fazën e grupeve në sezonet 2022-23 dhe 2023-24 dhe është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane.

Kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Florianës, do të zhvillohet sonte në orën 20:30.

Continue Reading

Të kërkuara