

Shëndeti
Efektet në shëndet nëse hani darkë vonë – Cilat ushqime këshillohen?
Megjithatë, ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve.
Published
2 years agoon
By
UBT newsAngazhimet e ndryshme shoqërore e familjare por edhe oraret e tejzgjatura të punës janë disa ndër faktorët që detyrojnë njerëzit ta shtyjnë darkën në orare tepër të vona.
Megjithatë, mjekët nuk reshtin së rekomanduari se ngrënia herët ofron shumë përfitime që shkojnë përtej mbipeshës.
Këto përfitime do t’i gjeni të listuara në këtë artikull të AgroWeb.org.
Kontroll më i mirë i peshës
Njerëzit që hanë vonë në mbrëmje, kanë tendencën të zgjedhin ushqime me shumë kalori e më pak ushqyes.
Kësisoj, tendenca për ta tepruar është e madhe.
Anashkalimi i vakteve të tjera të ditës dhe vonesa e darkës do t’ju shtyjë të hani pa mendje.
Për më tepër, rreziku i shëndoshjes dhe mbipeshës është i lartë.
Urthi
Një nga mënyrat për të shmangur urthin është që të shmangni ushqime të bollshme e të yndyrshme në orët e vona.
Duke ngrënë më herët, trupi ka kohën e nevojshme për të tretur ushqimin dhe ulur rrezikun e akumulimit të aciditetit në stomak.
Urthi përkeqësohet edhe duke u shtrirë pas ngrënies, ndaj duhet të krijoni një hapësirë kohore mes darkës dhe gjumit.
Gjumi
Urthi ndikon tek cilësia e gjumit.
Nëse ushqeheni vonë dhe e teproni me ushqimin do të keni probleme me stomakun dhe nuk do të bëni një gjumë të qetë.
Nga ana tjetër nëse pini shumë lëngje përpara gjumit atëherë do të keni nevojë të shkoni shpesh në tualet.
Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të lehta e me racione të vogla por jo në darkë vonë.
Energjia e organizmit
Ruajtja e ekuilibrave të vakteve i jep organizmit më shumë energji.
Çdo vonesë në konsumin e vakteve e frenon energjinë dhe shkakton plogështi, probleme me humorin dhe teprica të panevojshme të oreksit.
Gjumi cilësor i njerëzve që hanë herët u jep atyre më shumë energji gjatë ditës dhe mundëson një peshë më të shëndetshme trupore.
Kur është koha më e përshtatshme që të hani darkë?
Ekspertët nuk bien dot dakord për një orë të caktuar të darkës, megjithatë kanë arritur në një konsensus se vakti i fundit duhet të jetë të paktën 2-3 orë përpara gjumit.
Ndaj nëse ju flini në orën 23:00 atëherë sigurohuni që të mos hani më pas orës 20:00.
Cilat ushqime rekomandohen?
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e karbohidrateve në mbrëmje ose në darkë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të oreksit gjatë ditës.
Konsumoni bulmet si kos, qumësht por edhe bukë me drithëra të plota, pak oriz ose makarona.
Edhe një trahana e ngrohtë është e këshillueshme.
Proteinat në darkë ndihmojnë muskujt
Ngrënia strategjike përpara fjetjes mund të optimizojë përpjekjet e muskujve.
Sportistët konsumojnë vakte të pasura me proteina si qumësht, djathë, kos dhe pluhur proteinash përpara se të flenë për të ndihmuar muskujt të jenë më të fortë./AgroWeb.org
Shëndeti
Rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë
Published
4 hours agoon
June 23, 2025By
UBT News
Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.
Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajne nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.
Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar tek mjeku, ja rastet kur diabetikuj duhet të shkojë menjëherë në urgjencë.
Hiperglicemia
Ndodh kur nivelet e sheqerit janë të larta, nëse ky problem nuk trajtohet, gjaku bëhet acidic dëmton qelizat. Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën.
Simptomat e hiperglicemisë janë:
Etje e madhe
Urinim i shpeshtë
Të përziera ose të vjella
Mjegullim i shikimit
Frymëmarrje e shpejtë
Humbje e ndjenjave
Lëndimet në këmbë
Diabeti dëmton nervat e shkakton mpirjet e këmbëve, kësioj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që pëson, gjë që do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë. Sigurohuni të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë.
Ataku në zemër
Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër.
Dështim të veshkave
Diabeti është i lidhur me sëmundjet e veshkave, përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.
Tension i lartë i gjakut;
Urinim i shpeshtë;
Enjtje të kyçeve dhe këmbëve;
Nevojë e pakët për insulinë.
Shëndeti
Shkenca: Gratë e moshuara që duken të reja kanë një karakteristikë të përbashkët!
Published
5 hours agoon
June 23, 2025By
UBT News
Një tipar i përbashkët që i bën të duken më të reja. Gratë kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në një moshë të pjekur sesa gratë e së njëjtës moshë që duken më të vjetra e kanë më shumë rrudha.
Kështu pohojnë shkencëtarët nga Baltimora të Universitetit Johns Hopkins, pas kryerjes së hulumtimeve në të cilat ata kërkuan arsyet për plakje më të ngadaltë dhe më të shpejtë.
Duke analizuar pamjen e rrudhave, lëkurën e fytyrës dhe gjendjen shëndetësore të të anketuarave me një moshë mesatare 63 vjeç, zbuluan se gratë që janë më pak të prira ndaj sëmundjeve kardiovaskulare duken dy vjet më të reja se moshataret e tyre që janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të lartpërmendura.
“Ne konkluduam se femrat e reja në përgjithësi nuk kanë probleme me tensionin e lartë, gjë që i bën ato më rezistuese ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe mundësisë për të pasur atak në zemër,” theksoi Dr. Dejvid Grin, anëtar i ekipit kërkimor, transmeton Telegrafi.
Për herë të parë është gjetur një lidhje mes presionit të ulët të gjakut e pamjes rinore, e cila varet në një masë të madhe nga një mënyrë jetese e shëndetshme.
Një mënyrë e shëndetshme jetese, duhet të bëhet një domosdoshmëri për çdo person të rritur, veçanërisht për shkak të tensionit të lartë të gjakut, i njohur si ‘vrasësi i heshtur’, pasi nuk jep simptoma të dukshme që do të mundësonin reagimin në kohë.
Shëndeti
Dylli i veshit mund ta parashikojë sëmundjen e Parkinsonit
Published
2 days agoon
June 21, 2025By
UBT News
Studiuesit nga “American Chemical Society” po pretendojnë se kanë zhvilluar një sistem të ri që ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjes neurologjike, Parkinson.
Ky zbulim lidhet me erën e veçantë të sebumit, përbërës kryesor i dyllit të veshit, është substancë yndyrore që trupi e prodhon për të mbrojtur dhe lubrifikuar lëkurën. Studiuesit kanë deklaruar se te personat me Parkinson, sebumi mund të marrë një erë karakteristike dhe paksa të rëndë, pasi sëmundja ndikon në mënyrën se si trupi prodhon komponimet organike që lëshohen përmes sebumit, ka raportuar The Independent.
Çdo vit, rreth 90,000 persona diagnostikohen me Parkinson në Shtetet e Bashkuara, dhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është rritur dukshëm në dekadat e fundit. Lidhja në mes të erës së sebumit dhe sëmundjes së Parkinsonit është vërejtur edhe në studime tjera, tani ekspertët kanë arritur të identifikojnë disa komponime specifike që mund të shërbejnë si shenja biologjike të Parkinsonit.
Morën mostra nga kanalet e 209 personave, ku më shumë se gjysma ishin të diagnostikuar me Parkinson, mostrat u analizuan me teknika të avancuara të:
-Kromatografisë së gazit (analizë që tregon se cilët përbërës janë të pranishëm në një mostër dhe ndihmon të kuptohet saktësisht se çfarë substancash përmban dylli i veshit), si dhe
-Spektrometrisë së masës (analizë që ndihmon të identifikohen me saktësi se cilat janë përbërësit kimikë që gjenden në mostër dhe në çfarë sasie janë).
Studiuesit kanë zbuluar se te personat me Parkinson, katër komponime organike ishin të ndryshme krahasuar me ata që nuk kishin sëmundjen. Këtu përfshihen komponimet e quajtura Ethylbenzene, 4-ethyltoluene, Pentanal, 2-pentadecyl-1 dhe 3-dioxolane.
Këto komponime shërbejnë si shenja për diagnostikimin e Parkinsonit, krijuan sistem që përdoret si metodë praktike për zbulimin e hershëm të Parkinsonit, studiuesit ndërtuan sistem të inteligjencës artificiale që simulon nuhatjen njerëzore, model robotik që mund të “ndiej” aromën duke përdorur të dhënat nga dylli i veshit. Sistemi ishte në gjendje të dallonte me 94 për qind saktësi mostrat e njerëzve me Parkinson nga ata pa sëmundjen.
Aktualisht, rreth 1.1 milionë amerikanë jetojnë me Parkinson.
Ekspertët kanë bërë të ditur se zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, sepse shumica e trajtimeve ekzistuese vetëm e ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, por nuk e shërojnë. Sipas tyre, metodat aktuale të diagnostikimit janë të kushtueshme dhe ndonjëherë të paqarta.
Studiuesit kanë deklaruar se ky sistem me inteligjencë artificiale mund të përdoret si mjet i shpejtë dhe i parë për të zbuluar sëmundjen në fazat e hershme.
“Kjo metodë është në fazë fillestare, është testuar vetëm në një qendër kërkimore në Kinë. Hapi i radhës është të zhvillojmë studime në faza të ndryshme të sëmundjes, në qendra dhe grupe të ndryshme etnike, për të vlerësuar nëse kjo metodë ka vlerë praktike më të gjerë”, ka shpjeguar autori Hao Dong.
Shëndeti
Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon trurin të harrojë kujtimet traumatike
Published
2 days agoon
June 21, 2025By
UBT News
Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kyushus në Japoni dhe Universiteti i Torontos ka zbuluar se aktiviteti fizik i vazhdueshëm mund të ndihmojë në zbehjen e kujtimeve traumatike apo të lidhura me varësinë.
Studiuesit testuan këtë teori te minjtë, të cilëve u ishin dhënë tronditje elektrike, duke shkaktuar tek ta sjellje të ngjashme me çrregullimin e stresit post-traumatik, si frikë, ankth dhe shmangie të mjediseve që lidhen me traumën.
Kur minjtë u lanë të ushtronin, filluan të prodhonin më shumë neurone në pjesën e trurit të quajtur hipokampus, zonë kyçe për kujtesën dhe simptomat e traumës u pakësuan ndjeshëm.
Edhe ndërhyrja gjenetike për të përshpejtuar prodhimin e neuroneve dha rezultate pozitive, ndonëse jo aq efektive sa aktiviteti fizik.
E njëjta metodë u aplikua edhe për sjellje të lidhura me varësinë. Minjtë që më parë shfaqnin preferencë për një dhomë të lidhur me përdorimin e kokainës, pas rritjes së neurogjenezës, nuk tregonin më të njëjtën tërheqje ndaj saj.
Sipas studiuesve, rezultatet hapin rrugën për trajtime të reja ndaj PTSD-së dhe varësive, duke u fokusuar në riformësimin e lidhjeve në tru.
Por deri atëherë, aktiviteti fizik mbetet një mënyrë e fuqishme dhe lehtësisht e arritshme për të ndihmuar trurin të çlirohet nga e shkuara.

Paralajmëron Irani: Mund të sulmojmë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Artisti kritikon Madonnën nga skena e Hamilton

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur

BE i akordon 202 milionë euro ANP dhe UNRWA për shërbime thelbësore

Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privatë të përdoruesve

Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim

Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor

Futbollisti kosovar merr rrugën e gyrbetit: Po iku në Gjermani, jo nga qefi por sistemi mi mbylli dyert

Udhëtimi i Katy-t në hapësirë është një ndër arsyet e krizës në lidhjen me Orlando-n?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore