Lajmet

Çmimet e ushqimeve kanë shënuar një rekord globalisht të lartë më 2022

Çmimet e ushqimeve u rritën në një rekord mujor të lartë në mars pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Published

on

Çmimet botërore të ushqimeve ranë për një muaj të nëntë në dhjetor, por arritën nivelin më të lartë të regjistruar për vitin e plotë në 2022, zbuluan të dhënat e OKB-së.

Çmimet e ushqimeve u rritën në një rekord mujor të lartë në mars pasi Rusia pushtoi Ukrainën, një furnizues i rëndësishëm i grurit dhe vajit të gatimit në mbarë botën.

Një marrëveshje drithi e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara në korrik hoqi një bllokadë detare ruse ndaj eksporteve të Ukrainës.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se indeksi i saj i çmimeve, duke ndjekur ndryshimin mujor në mallrat ushqimore ndërkombëtare, një rënie prej 1.9 për qind nga nëntori.

Ishte gjithashtu një për qind më i ulët se në dhjetor të vitit 2021.

Por indeksi ishte 14.3 për qind më i lartë në përgjithësi në 2022 krahasuar me një vit më parë, pasi arriti një nivel më të lartë historik prej 143.7 pikësh./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon

Published

on

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon që nga data 11 korrik, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të tyre në QKUK. Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi bëri të ditur se të hënën do të hapen ofertat e reja, në kuadër të procesit të tenderimit.

“Përfundimisht kryetari i Shoqatës (së Sigurimit Fizik të QKUK-së) me drejtorin e SHSKUK-së dhe me drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënë hapen ofertat e reja. Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi: nëse kompanitë nuk merren vesh mes vete, nuk pajtohen , do t’i tregojmë edhe ne dhëmbët tanë se këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar ligjin”, tha ai.

Azemi shtoi se do të kërkojnë nga kompanitë që së paku të u falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i këtij procesi të rregullt dhe se do të kërkojnë në njëfarë forme do t’u bien në gjunjë për hir të këtë punëtorëve.

Përndryshe, ai theksoi se greva po shkon shumë mirë deri më tani.

Continue Reading

Aktualitet

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Përmes një njoftimi për media të IPK-së, është bërë e ditur se janë hapur zyrat e reja të IPK-së ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se zyrat e reja të IPK-së tani janë në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Sveçla dhe Hodaj theksuan rëndësinë e zyrave të reja të IPK-së për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit  në Kosovë. Kryeshefi i IPK-së, gjatë fjalës së tij, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për mbështetje të vazhdueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.

Continue Reading

Lajmet

Seanca dëgjimore për Bojan Jevtiq i arrestuar për spiunazh mbahet sot në orën 13

Published

on

By

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca dëgjimore ndaj policit të arrestuar për dyshimin për spiunazh, Bojan Jevtiq.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se seanca fillon në orën 13.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas përfundimi të operacionit të zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, njoftuan se kishin arrestuar togeri policor Bojan Jevtiq nën dyshimin për spiunazh.

Në njoftim thuhet se i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërkaq iu sekuestruan dokumente konfidenciale të Policisë, para, armë e muncion.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale sic janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mencur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Jevtiq është i arrestuari i gjashtë për spiunazh në Kosovë.

Fatin e këtyre rasteve do ta ketë dhe kushdo tjetër që përpiqet të minojë punën dhe rolin e besuar në Polici. Ndaj si çdo herë do të jemi të pakompromistë dhe vigjilentë përballë çdo përpjekje që nëpërmjet hapësirës që vendi ynë u jep në Polici të kthehet në sulm ndaj republikës sonë”, tha ai./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara