Lajmet
Hoti tregon veprimet që nxjerrin Kosovën nga kurtha e Serbisë
Ai ka potencuar se duhet të hiqen barrikadat në bashkëpunim me KFOR-in.
Published
3 years agoon
By
UBT newsIsh-kryeministri Avdullah Hoti, sot ka rënditur disa veprime, që sipas tij e nxjerrin Kosovën nga kurtha e Serbisë.
Ai ka potencuar se duhet të hiqen barrikadat në bashkëpunim me KFOR-in, të kërkohet me ngulm nga BE dhe ShBA që të bëhet presion te Serbia, që të mos rrezikohen qytetarët, të ruhet paqja dhe të mos përmendet lufta dhe konfliktet.
“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë: 1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë. 2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. 3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut. 4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ndryshe, mbrëmë është mbyllur pika kufitare në Merdarë. Policia sot ka bërë të ditur se bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Policia ka ftuar qytetarët që tani për tani, të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.
Lajmet
Traditat më të çuditshme të Vitit të Ri nga e gjithë bota
Published
4 minutes agoon
December 25, 2025By
UBTnews
1. Thyerja e pjatave (Danimarkë)
Në Danimarkë i ruajnë të gjitha pjatat e papërdorura deri më 31 dhjetor, kur me dashuri i thyejnë ato në dyert e të gjithë miqve dhe familjes së tyre.
2. Djegia e figurinave (Ekuador)
Në Ekuador festojnë Vitin e Ri duke djegur “figurina” në mesnatë. Ata gjithashtu djegin fotografi nga viti i kaluar. E gjitha në emër të fatit të mirë.
3. Ngrënia e rrushit (Spanjë)
Në Spanjë, tradita e Vitit të Ri për fat të mirë sillet rreth rrushit. Nëse arrini të fusni 12 kokrra rrush në gojë në mesnatë, do të keni fat të mirë për vitin e ardhshëm.
4. Gjërat rrumbullakëta (Filipine)
Në Filipine gjithçka ka të bëjë me paratë. Ata besojnë se gjithçka duhet të jetë e rrumbullakët, në mënyrë që të përfaqësojë monedhat dhe të sjellë pasuri. Ushqime të rrumbullakëta, rroba të rrumbullakëta…
5. Të brendshme me ngjyra (Amerika e Jugut)
Në disa vende të Amerikës së Jugut, veshja e të brendshmeve me ngjyra do të përcaktojë fatin tuaj për vitin e ri. Të brendshmet e kuqe do të thonë se do të gjeni dashuri. Ngjyra e artë do të thotë pasuri dhe e bardha simbolizon paqen.
6. 108 unaza (Japoni)
Në Japoni, të gjitha kambanat bien 108 herë në përputhje me besimin budist se kjo sjell pastërti. Gjithashtu, thuhet se është mirë të jesh i buzëqeshur kur hyn në Vitin e Ri, pasi supozohet se sjell fat të mirë.
7. Festivali Takanakuy (Peru)
Çdo vit, në fund të dhjetorit, njerëzit në këtë fshat të vogël peruan grinden me grushte për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Pastaj e nisin vitin nga e para.
8. Hedhja e akullores (Zvicër)
Në Zvicër e festojnë Vitin e Ri duke hedhur akullore në dysheme.
9. Hedhja e monedhave (Rumani)
Në Rumani, njerët hedhin monedhat e tyre të tepërta në lumë për të pasur fat të mirë.
10. Kova uji (Porto Riko)
Në disa pjesë të Porto Rikos, qytetarët hedhin kova me ujë nga dritaret e tyre për të larguar shpirtrat e këqij.
11. Mos i harroni lopët (Belgjikë)
Në Belgjikë, i marrin bagëtitë e tyre seriozisht. Të paktën aq seriozisht sa fermerët t’u urojnë lopëve të tyre një vit të ri të lumtur!
12. Monedha të ëmbla (Bolivi)
Në Bolivi monedhat futen brenda ëmbëlsirave dhe kushdo që i gjen monedhat ka fat të mirë për vitin e ardhshëm.
13. Petulla (Francë)
Francezëve u pëlqen t’i mbajnë gjërat të thjeshta dhe të shijshme. Çdo vit të ri ata konsumojnë një grumbull petullash.
14. Valixhe (Kolumbi)
Në Kolumbi, i mbajnë valixhet me vete gjithë ditën, me shpresën për një vit plot udhëtime.
15. Kërcim së larti (Danimarkë)
Në Danimarkë njerëzit ngjiten sipër karrigeve dhe “hidhen” në Vitin e Ri për të sjellë fat të mirë.
16. Lyerja me ujë e pudër (Tajlandë)
Përveç hedhjes së kovave me ujë mbi njëri-tjetrin në Tajlandë, ata gjithashtu lyejnë njëri-tjetrin me pudër.
17. Fjetje në varreza (Kili)
Në Kil, familjet e kalojnë natën në shoqërinë e të dashurve të tyre të ndjerë, duke fjetur në varreza.
18. Komunikimi me kafshët (Rumani)
Ashtu si në Belgjikë, fermerët rumunë përpiqen të komunikojnë me lopët e tyre. Nëse ia dalin mbanë, kjo do të thotë fat të mbarë për vitin.
19. Fuqia e bukës (Irlandë)
Në Irlandë i godasin muret me bukë për të larguar shpirtrat e këqij.
20. Asgjësimi i mobileve (Afrika e Jugut)
Në disa pjesë të Afrikës së Jugut, njerëzit hedhin mobilie të vjetra nga dritarja.
21. Trungje të ngrira (Siberi)
Ashtu siç mund ta prisni, në Siberi ata hidhen në liqene të ngrira duke mbajtur trungje pemësh.
22. Rrotullues metalikë (Finlandë)
Në Finlandë, njerëzit parashikojnë vitin që vjen duke hedhur kallaj të shkrirë në një kovë me ujë dhe duke interpretuar formën që rezulton.
23. Djegia e imazheve (Panama)
Në Panama, tradita e Vitit të Ri për fat të mirë është djegia e shëmbëlltyrave të të gjithëve dhe të çdo personi të famshëm.
24. Vizitori i parë (Skoci)
Në Skoci, personi i parë që kalon pragun e një shtëpie në vitin e ri duhet të mbajë një dhuratë për fat të mirë.
25. Të Ushqyerit me bollëk (Estoni
Në Estoni, gjithçka ka të bëjë me ngrënien e ushqimit tradicional të Vitit të Ri. Njerëzit hanë shtatë herë ditën e ndërrimit të viteve për të siguruar bollëk në vitin e ri.
Burimi: bayleyspm.co.nz
Lajmet
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Published
20 hours agoon
December 24, 2025By
UBTnews
Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” marrëdhëniet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë.
Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.
“Ne duhet t’i normalizojmë raportet me Serbinë”, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me një fqinj që ka regjim autoritar dhe që nuk të njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatë luftës, është shumë i vështirë”, shtoi ai.
Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janë të larta dhe një rikthim i trazirave do t’i ofronte Rusisë mjete për ta destabilizuar Kosovën.
“Ne kemi një marrëveshje për normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2023, të arritur nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Ne duhet ta zbatojmë, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes shteteve, të paktën njohje de facto”.
Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Por, për të rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorëzojë Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 2023.
Kurti tha se shpreson që “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bëjnë presion” Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin, ndaj të cilit dhe disa personave të tjerë Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.
Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.
Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.
“Ka shumë lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nëse Rusia vendos ta destabilizojë rajonin, “në marshin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të llogarisë në Serbinë si aleat. Dhe, kjo është shqetësuese për shtetin tonë. Por, ne po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar një gjë të tillë”.
Kosova, që shpreson t’i bashkohet NATO-s, së voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe është pajtuar që të pranojë deri në 50 migrantë nga shtetet e treta që do të dëbohen nga SHBA-ja. Deri më tani, në Kosovë ka arritur vetëm një migrant.
“Nuk po kërkojmë asnjë ndihmë financiare në këmbim”, tha Kurti. “Ne po e bëjmë këtë për të ndihmuar SHBA-në, që është partnerja, aleatja dhe mikja jonë”, shtoi Kurti, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e arritjeve të marrëveshjeve të ngjashme edhe me vendet evropiane.
Lajmet nga UBT
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Published
22 hours agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.
Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.
Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.
Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Lajmet nga UBT
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Published
22 hours agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.
I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.
Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.
Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.
Traditat më të çuditshme të Vitit të Ri nga e gjithë bota
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e Kryeshefit për pagat
Shpërthim në Moskë, tre të vdekur, mes tyre dy policë
Ndërpritet seanca për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkoi përjashtimin e prokurorit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
