Lajmet
Çfarë do të thotë për ne dhe planetin një popullsi prej 8 miliardë banorësh?
Në vitin 2019, OKB-ja parashikoi se popullsia do të vazhdojë të rritet deri në 11 miliardë në vitin 2100.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNga Michael Le Page
Më 15 nëntor, bota do të përjetojë një moment historik madhor, pasi popullata njerëzore do të arrijë për herë të parë shifrën 8 miliardë. Sigurisht, është e pamundur të dihet me saktësi se kur do ta arrijmë këtë prag, por Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur këtë datë për ta festuar këtë rast, bazuar në modelimin e saj demografik.
Duke ardhur vetëm 11 vite pasi popullsia njerëzore arriti në 7 miliardë, mund të duket sikur numri i njerëzve në botë po rritet më një shpejtësi më të madhe se kurrë më parë. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë globale po bie. Normat e lindshmërisë janë tani nën nivelet e zëvendësimit – numri i nevojshëm për të ruajtjen rritjen – në pjesën më të madhe të botës.
Në vitin 2019, OKB-ja parashikoi se popullsia do të vazhdojë të rritet deri në 11 miliardë në vitin 2100. Skenari mesatar në parashikimin e saj të fundit, është se ajo do të mbërrijë kulmin në vitet 2080. Por dy parashikime nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Bashkimit Evropian dhe Instituti për Metrikë dhe Vlerësim Shëndetësor (IHME) në Uashington, parashikojnë se kulmi do të ndodhë më herët, në vitin 2070.
Ky do të jetë një lajm i mirë për përpjekjet për të kufizuar ndryshimet klimatike dhe përshpejtimin e zhdukjes masive të specieve. Por rënia e popullsisë në shumë rajone, do të sjellë probleme të reja, dhe çdo përfitim në aspektin mjedisor, do të varet shumë nga pasuria e njerëzve dhe mënyra se si do t’i shpenzojnë paratë e tyre
Ndërsa lidhja midis numrit të njerëzve të gjallë në planet dhe ndikimit të tyre në të është komplekse, nuk ka asnjë dyshim se popullsia njerëzore në rritje, po lë gjithnjë e më pak hapësirë për pjesën tjetër të jetës në Tokë. Tashmë treçereku i Tokës dhe 2/3 e oqeaneve janë ndryshuar ndjeshëm si pasojë e aktivitetit të njeriut.
Tani njerëzit përbëjnë 1/3 e biomasës së të gjithë gjitarëve tokësorë, të matur në termat e përmbajtjes së karbonit. Blegtoria jonë e mbarështuar përbën pothuajse të gjithë pjesën tjetër, ndërsa gjitarët e tokës së egër vetëm 2 për qind. Po ashtu, biomasa e shpendëve të kultivuar,është 30 herë më e madhe se ajo e shpendëve të egër.
Po sa njerëz mund të jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në këtë planet? Vlerësimet ndryshojnë shumë. Por një studim i vitit 2020, arriti në përfundimin se sistemi ynë aktual ushqimor mund të ushqejë vetëm 3 miliardë njerëz më shumë pa i shkelur kufijtë kryesorë planetarë.
Por vetëm ndryshimi i asaj që kultivojmë dhe vendi ku e bëjmë këtë, mund ta rrisë në gati 8 miliardë këtë shifër. Ndërkohë reduktimi i konsumit të mishit dhe i ushqimeve të shpërdorura mund ta rrisë atë në 10 miliardë. A do ta kalojmë këtë kufi të sipërm?
Nuk ka dyshim se popullsia do të rritet në afro 10 miliardë deri në vitin 2050.
“Bazat për këtë rritje janë krijuar tashmë. Nënat e ardhshme kanë lindur”- thotë demografja XheniferSkiuba e “Wilson Center”, një institut kërkimor me seli në Uashington.
Pasiguria shtohetndjeshëm pas vitit 2050.
Studiuesit bien dakord se normat e lindshmërisë do të vazhdojnë të bien në të gjithë botën. Por OKB-ja parashikon që ato të do të bien më ngadalë se të tjerat, thotë Shtein Emil Vollset, që drejtoi parashikimin e IHME. 2/3 e popullsisë globale jetojnë në vende ku shkalla e lindshmërisë ka rënë sipas OKB-së nën nivelin e zëvendësimit.
Popullsia është tashmë në rënie në një sërë vendesh me lindshmëri të ulët, përfshirë Japoninë, Italinë, Greqinë dhe Portugalinë. Në vendet me një përqindje të lartë të të rinjve, si India, lindshmëria që po bie nën normën e zëvendësimit, nuk do të çojë menjëherë në një rënie të popullsisë.
Aty do të ketë një vonesë që mund të zgjasë shumë dekada. Por gjatë rrjedhës së këtij shekulli, do të zvogëlohen shumë popullata. Për shembull sipas parashikimit të Vollset, popullsia e Indisë do të arrijë kulmin në 1.6 miliardë në vitin 2049, dhe më pas do të bjerë në 1.1 miliardë deri në vitin 2100.
Në disa pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, normat e lindshmërisë mbeten shumë mbi nivelet e zëvendësimit. Rritja më e madhe e popullsisë deri në vitin 2050 do të ndodhë në vetëm 8 vende:Republika Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania.
Qasja tek kontraceptivët, është arsyeja themelore e rënies së niveleve të lindshmërisë. Themelore janë edhe arsimi dhe të drejtat e grave, përfshirë ndalimin e martesës së fëmijëve. Dhe nivelet e lindshmërisë janë më të larta pikërisht në vendet ku mungojnë arsimi dhe të drejtat për gratë dhe vajzat.
Aty ku gratë mund të zgjedhin sa fëmijë të kenë, hyjnë në lojë shumë faktorë të tjerë.
“Kostoja është e madhe”, thotë Skiuba.
Për shembull në Britani, kostoja e rritjes së një fëmije deri në moshën 18 vjeç është rreth 160.000 paund sipas Grupit të Veprimit kundër Varfërisë së Fëmijëve.
Shumë njerëz synojnë të kenë gjëra si një punë e mirë, një marrëdhënie të qëndrueshme dhe një shtëpi të përshtatshme, përpara se të kenë fëmijë. Por mund ta kenë të vështirë ta arrijnë këtë, ose të jenë të paaftë për të pasur aq fëmijë sa dëshirojnë deri në momentin që vendosin ta bëjnë këtë.
Të tjerët nuk duan të kenë fëmijë, dhe nuk ndihen më të detyruar nga presioni shoqëror për ta bërë këtë. Por disa janë të nxitur nga pesimizmi për të ardhmen, thotë Skiuba. Për vende të veçanta një faktor tjetër madhor është migrimi. Migrimi drejt vende të pasura e ka parandaluar rënien e popullsisë në shumë vende.
Por Skiuba nuk mendon se do të lejohet të rritet mjaftueshëm për të parandaluar rënien e këtyre popullsive në të ardhmen. Më pak se 4 për qind e njerëzve në mbarë botën, lëvizin në vende të tjera, thotë ajo, dhe kjo shifër nuk ka ndryshuar ndër dekada. Ndërsa rënia e popullsisë mund të jetë e mirë nga perspektiva mjedisore, disa ekonomistë dhe qeveri eshohin atë si një katastrofë.
Në shumicën e vendeve perëndimore, njerëzit në moshë pune paguajnë për skemën epensionet dhe kujdesen për pensionistët. Ndaj një përqindje në rritje e të moshuarve,shkakton probleme serioze me këtë skemë. Në vende të tjera ku të afërmit kujdesen për të moshuarit, presioni do të ndihet në nivelin familjar, thotë Skiuba.
Por popullsia në plakje nuk nënkupton domosdoshmërisht një katastrofë ekonomike. Për shembull Japonia është vendi më i moshuar vjetër në planet, me një moshë mesatare 48 vjeç, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në gjithë historinë njerëzore, e megjithatë ajo ka ende ka një ekonomi shumë të fortë.
Niveli i moshës së popullsisë, matet përgjithësisht në termat e raportit të njerëzve mbi 65 vjeç ndaj atyre të moshës 20– 64 vjeç, i njohur si raporti i varësisë. Japonia ka raportin më të lartë të varësisë në botë. Por fokusimi vetëm mbi këtë metrikë është mashtrues, thotë VegardSkirbek nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork.
Ndikimi i plakjes varet edhe nga shëndeti i popullatës, thotë ai. Në raportet e varësisë, të përshtatura me gjendjen shëndetësor të popullatës, Japonia renditet diku në mes, dhe janë kryesisht vendet e Evropës Lindore, ato që dalin më keq. “Zgjidhja nuk është të shtoni lindjen e fëmijëve, por të investoni në shëndetin e popullatës në tërësi”– thotë Skirbek.
Marrë me shkurtime nga “New Scientist” – Bota.al
Rajoni
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Published
9 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Profesor i UBT-së, Hazir Çadraku, ishte mysafirë i radhës në podcastin tonë, ku foli për gjendjen aktuale të ujërave në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm dhe parandalimit të krizave të mundshme ujore në të ardhmen.
Sipas Profesor Çadrakut, sfidat që përballet Kosova janë të dyfishta: ndikimet klimatike dhe aktiviteti i pakontrolluar i njeriut.
Institucionet arsimore dhe kërkimi shkencor, sipas Profesor Çadrakut, luajnë një rol kyç në parandalimin e krizave ujore. Ai nënvizoi rëndësinë e punës intensive kërkimore në terren dhe publikimeve ndërkombëtare për të siguruar vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe fakte shkencore.
Për më shumë ndiqni podcastin: PODCAST
Lajmet nga UBT
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Published
12 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ligjëratave tematike me ekspertë ndërkombëtarë, UBT ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov, politolog dhe ekspert i sigurisë ndërkombëtare, i cili mbajti ligjëratën me temën “Kosova’s European Future: What Bulgaria’s Experience Can Offer”, para studentëve të programit të Studimeve të Sigurisë.
Ligjërata u fokusua në rrugëtimin evropian të Kosovës, sfidat e integrimit, si dhe mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Bullgarisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vënë theks të veçantë në çështjet e sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjes me kërcënimet hibride.
Në këtë aktivitet akademik ishin të pranishëm edhe dekania e Fakultetit, Hajdi Xhixha, si dhe prodekani Arian Kadriu, të cilët vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në procesin mësimor dhe në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve të UBT-së.
Dr. Dimitar Keranov është anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for International Politics (BIIP) dhe njihet si një nga zërat e rëndësishëm në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Fushat e tij të specializimit përfshijnë kërcënimet hibride, reziliencën demokratike dhe sigurinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në vendet që përballen me presione gjeopolitike.
Ai ka një përvojë të pasur profesionale në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë German Marshall Fund of the United States dhe Institut für Europäische Politik në Berlin, ku ka kontribuar në analiza politike dhe kërkime shkencore mbi zgjedhjet, ndikimin e huaj dhe qeverisjen demokratike.
Publikimet dhe analizat e Dr. Keranov janë cituar nga media ndërkombëtare me ndikim të madh, si The New York Times dhe Euronews, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme në debatet bashkëkohore mbi sigurinë dhe demokracinë. Ai është gjithashtu anëtar i American Political Science Association dhe flet rrjedhshëm më shumë se dhjetë gjuhë, çka i mundëson një qasje krahasuese dhe ndërkombëtare ndaj sfidave globale të sigurisë.
Ligjërata u prit me interes të veçantë nga studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesin për rolin e Kosovës në arkitekturën evropiane të sigurisë, sfidat aktuale rajonale dhe rëndësinë e përgatitjes akademike për profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar dhe të ofrojë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale globale dhe me praktikat më të mira akademike dhe profesionale.
Vendi
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Published
12 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).
Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.
Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.
Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.
Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.
UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.





Lajmet nga UBT
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Published
13 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.
“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.
Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
