Lajmet

Më pak lindje në vitin 2020

Published

on

Marsi solli në vendin tonë virusin SARS-COV-2, duke shtuar pasigurinë për të ardhmen. Më shumë stres e frikë pati edhe tek shtatzënat të cilat prisnin të bëheshin nëna në vitin 2020. Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar, vetëm në Klinikën Gjinekologjike në QKUK pati më pak lindje se në 2019.

Elmedina Hoti lajmin se do bëhej nënë e mori në fillim të prillit, kur vendi tashmë ishte në izolim total për shkak të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus. Mirëpo, gëzimi shpejt i la vendin frikës për të shkak të panjohurave që solli COVID-19.

21-vjeçarja thotë se viti 2020 ka qenë i vështirë për të duke ia vështirësuar edhe muajt e shtatzënisë por arriti ta mbyllë në mënyrën më të mirë duke sjellë në jetë një vajzë të shëndoshë.

“Pandemia ka qenë e vështirë për çdo gjë, por lindja është kryer mirë. (Pandemia) ndikoi se është problem sepse pandemia preku shumë njerëz. Frikë (kisha) normal se rrethanat kanë qenë. Kam pasur lindje normale, kemi shpëtuar të dyja. Frika ka qenë gjithmonë se shtatzënia 2020 dhe virusi ka qenë i përhapur shumë”, u shpreh Hoti.

Për shkak të komplikimeve, Arta Ramadani nga Gjilani kishte vendosur që lindjen e saj ta kryente në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë. Në muajt e pritjes shumë pikëpyetje kishte në kokën e saj. Frika më e madhe ishte në rast se ajo do infektohej dhe çfarë do të ndodhte me foshnjën.

Pavarësisht pandemisë, kontrollet mjekësore gjatë muajve të shtatzënisë janë të domosdoshme, por Ramadani deklaron se gjithmonë ka respektuar masat që u panë si mundësi mbrojtëse nga koronavirusi.

“Nga natyra ishte një lindje me komplikime e dija nga fillimi, mirëpo gjithçka ka shkuar procesin e rregull. Momentin kur e kam kuptuar se jam shtatzënë dilema e parë ka qenë se si do ia dal gjatë kësaj periudhe të pandemisë dhe gjithë kam menduar se nëse infektohem çka do i ndodh bebes. Se secila nënë më shumë brengoset për fëmijët e vetë sesa për vete. Kur je shtatzënë janë disa gjëra që nuk mund t’i bësh sikurse i bënë në përditshmëri dhe nuk mund të përdorësh terapi e antibiotikë dhe çka duhet. Duhet me pas një dietë më strikte dhe kam menduar se nëse më infektohem me COVID-i çka ka me i shkaktuar bebes dhe si do ja dal, ndoshta më duhet ta lë fëmijën, nuk e di a mundem të përkujdesem”, shtoi Ramadani.

Njëjtë si në klinikat e tjera, edhe ajo e Gjinekologjisë në QKUK mori masat e para me shfaqjen e rasteve me COVID-19. Me qëllim që mos të shpërthente pandemia në të gjitha repartet, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli tha se ngritën një repart ku janë trajtuar shtatzënat e infektuara.

Nga marsi deri në dhjetor 91 shtatzëna të cilat ishin prekur nga virusi morën shërbime mjekësore në këtë klinikë.

Ismajli ka thënë se pas lindjes, foshnjave iu është marrë testi për COVID-19, ku të gjithë kanë rezultuar negativë.

“Me përhapjen e pandemisë në klinikën tonë duke e ditur që kjo sëmundje nuk do na kursente as neve dhe as shtatzënat, kemi hapur një repart i cili ka shërbyer për përfundimin e lindjeve, qoftë lindje normale dhe me prerje cezariane. Në atë repart i kemi pasur 91 paciente të hospitalizuara, prej tyre kanë lindur 43 paciente, kurse pjesa tjetër e kësaj shifre kanë qenë shtatzëna që janë trajtuar dhe janë liruar për në shtëpi. Të gjitha lindjet të cilat janë kryer në këtë repart në klinikën tonë janë transferuar në Klinikën e Neonatologjisë ku është bërë testi dhe të gjithë kanë rezultuar negativë, nuk është bartur sëmundja nga nëna tek fëmijët”, theksoi ai.

Nga koronavirusi u prekën edhe 18 klinicistë dhe 64 infermierëve të Klinikës Gjinekologjike.

Infermierja e repartit të lehonave, Fitore Gashi me koronavirus u infektua në atë që tashmë gjerësisht njihet si vala e dytë e pandemisë. Ajo thotë nga virusi u prek pas kontaktit që kishte me një paciente të infektuar.

“Jemi të rrezikuar tërë kohën të rrezikuar për arsye se nuk mund të mbajmë distancë në momentin kur pacienti kërkon ndihmë kontakti i drejtpërdrejte me të, shoqërimi deri në banjo, ndihmesa rreth gjirit, ka kërkesa të pacientëve dhe nuk kemi mundësi. Jemi munduar me maska me sa e di unë nga një paciente këtu jam infektuar dhe kam marrë trajtim mjekësor. (Tash jam) relativisht e mirë, jam nën kujdesin e pulmologut ende, por po vazhdojmë prapë (të punojmë)”, tha ajo.

Viti 2020 ka shënuar rënie të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga janari e deri në mesin e muajit dhjetor në këtë klinikë kanë lindur mbi 8 mijë e 400 fëmijë. Por kjo shifër është më e ulët krahasuar me numrin e lindjeve në vitin 2019.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli e arsyeton uljen e foshnjave të lindura pranë kësaj klinike, duke thënë se për shkak të pandemisë edhe shumë nëna kanë zgjedhur të lindin nëpër spitale private.

“Numri i përgjithshëm i lindjeve deri në gjysmën e dhjetorit është 8 mijë e 465, edhe pse ka qenë vit i rëndë dhe me sfida, një vit me pandemi dhe një vit i cili e ka sfiduar tërë globin, megjithatë lindjet janë procese fiziologjike të cilat nuk ndalen dhe jemi ballafaquar edhe me këtë sfidë. Ky numër është pak më i vogël në krahasim me vitet e kaluara, por duke pasur parasysh që gjatë kohës së pandemisë një numër i pacientëve të cilët kanë qenë në kushte më të mira, të cilët kanë menduar për shkak të tollovisë, e kanë përfunduar lindjen edhe në institucionet private. Mirëpo, është një rënie në krahasim me vitin e kaluar. Në vitin 2019 i kemi pasur 9 mijë e 461 lindje”, u shpreh Jakupi.

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon

Published

on

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon që nga data 11 korrik, për shkak të moszgjidhjes së çështjes së punësimit të tyre në QKUK. Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi bëri të ditur se të hënën do të hapen ofertat e reja, në kuadër të procesit të tenderimit.

“Përfundimisht kryetari i Shoqatës (së Sigurimit Fizik të QKUK-së) me drejtorin e SHSKUK-së dhe me drejtorin e QKUK-së kanë ardhur në përfundim që të të hënë hapen ofertat e reja. Shumë normale se ne si Sindikatë e kemi vetëm një mundësi: nëse kompanitë nuk merren vesh mes vete, nuk pajtohen , do t’i tregojmë edhe ne dhëmbët tanë se këto kompani që të gjitha nuk e kanë respektuar ligjin”, tha ai.

Azemi shtoi se do të kërkojnë nga kompanitë që së paku të u falin dy muaj, derisa të përfundojë tenderimi i këtij procesi të rregullt dhe se do të kërkojnë në njëfarë forme do t’u bien në gjunjë për hir të këtë punëtorëve.

Përndryshe, ai theksoi se greva po shkon shumë mirë deri më tani.

Continue Reading

Aktualitet

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Përmes një njoftimi për media të IPK-së, është bërë e ditur se janë hapur zyrat e reja të IPK-së ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se zyrat e reja të IPK-së tani janë në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Sveçla dhe Hodaj theksuan rëndësinë e zyrave të reja të IPK-së për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit  në Kosovë. Kryeshefi i IPK-së, gjatë fjalës së tij, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për mbështetje të vazhdueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas Policisë së Kosovës, i kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.

Continue Reading

Të kërkuara