Kronikë e zezë
Sekuestrohet alkool prej 42 mijë litrash
Ndërsa i ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej 38 mijë euro.
Published
3 years agoon
By
UBT newsDogana e Kosovës ka sekuestruar pije alkoolike prej 42 mijë litrash në një dyqan në Hoçë të Madhe, Komuna e Rahovecit, derisa i ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej 38 mijë euro.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se dyqani dhe personi përgjegjës prodhonin pije alkoolike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, aktivitet ky i paregjistruar e që nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare e higjienike dhe i cili përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit
“Dogana e Kosovës njofton opinionin se ka realizuar një kontroll rutinore tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit). Zyrtarët kanë gjetur se përveç dyqanit personi përgjegjës operon edhe me veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoolike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, veprim ky që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave. Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës për mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave. Gjatë ditës së djeshme disa media kanë cituar postime me pretendime të rrejshme të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë për gjoja veprime të një anshme të Doganës së Kosovës me konfiskim të pijeve alkoholike, të prodhuara në mënyrë jolegjitime”, thuhet në komunikatë.
Duke qenë se natyra e këtij veprimi të dyshuar përbën vepër penale, Dogana ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për veprimet e mëtejme. Derisa tregon se çfarë tjetër është gjetur në dyqanin në fjalë.
“Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litra. Personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. Ky aktivitet afarist i paregjistruar që nuk i nënshtrohet as kontrolleve sanitare e higjienike, përbën rrezik edhe për shëndetin e konsumatorit”, thuhet po aty.
Sipas doganës, në fshatin e njëjtë operojnë dy biznese të autorizuara për produkte të njëjta me pronar qytetarë të Kosovës të etnisë serbe dhe paguajnë të gjitha detyrimet ligjore. Veprimi i bizneseve të paligjshme përbën konkurrencë të padrejtë ndaj bizneseve të ligjshme.
Dogana e Kosovës ka sqaruar po ashtu se ka zbatuar administrimin e kontrollit dhe procedurat adekuate në mirëkuptim të plotë me personin përgjegjës dhe nuk ka hasur në asnjë lloj pengese nga banorët lokalë. Tërheqja e mallit të ndalur përkohësisht kërkon kohë derisa të vendosen mallrat në mjete të përshtatshme transporti.
Dogana e Kosovës është institucion profesional i zbatimit të ligjit dhe trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Veprime të tilla kontrolli që rezultojnë në gjetje të proceseve të pa autorizuara prodhimi Dogana ka hasur edhe në qytete tjera, si në Gjakovë dhe madje ka bërë publike edhe rastin e rreth 15 mijë litra alkool në tetor të viti të kaluar.
“Dogana e Kosovës do të mirëmbajë përgjegjësitë e veta në mbrojtjen e shoqërisë dhe kërkojmë që këtij qëllimi t’i shërbejnë të gjithë dhe që veprimet e sundimit të ligjit mos të cenohen, pasi në këtë mënyrë përveç mundësimit të veprimeve që shkaktojnë dëme buxhetit dhe konkurrencës fer, rrezikohet edhe shëndeti i konsumatorëve nga veprimtari prodhuese të pa mbikëqyrura”, thuhet në fund të komunikatës.
Kronikë e zezë
Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë
Published
5 days agoon
January 5, 2026By
UBTnews
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Prishtinë një burrë e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari gjendet në arrati.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”
Ndërsa, në Deçan një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
Një burrë tjetër në Malishevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në Malishevë, një person me probleme mendore ka thyer dhe demoluar gjësende në shtëpi. Ai është ndaluar për 48 orë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.”
Një grua në Rahovec ka raportuar se është kanosur nga ish bashkëshorti i saj.
“Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.”
Lajmet
Njëzet shtete me burgjet më të stërmbushura
Published
7 days agoon
January 3, 2026By
ubtnews
Statistikat janë gjithnjë interesante. I pëlqejnë publikut, i cili mëson prej tyre gjëra interesante, të cilat mund të mos i ketë ditur, apo nuk ka pasur interes të shtuar për to.
Një nga statistikat interesante ka të bëjë me numrin e personave të burgosur në shtete të ndryshme. Dhe habitesh nga shifrat milionëshe, qindar e dhjetëra mijëshe.
Le t’i shohim në vazhdim 20 shtetet që kanë më së shumti persona të burgosur:
- SHBA – 1.808.100
- Kina – 1.690.000
- Brazili – 850.577
- India – 573.220
- Rusia – 433.006
- Turqia – 362.422
- Tajlanda – 274.277
- Indonezia – 273.541
- Meksiko – 233.687
- Irani – 189.000
- Afrika e Jugut – 157.054
- Egjipti – 120.000
- Argjentina – 117.680
- El Salvadori – 109.579
- Pakistani – 87.712
- Bangladesh – 74.851
- Nigeria – 84.767
- Franca – 78.509
- Polonia – 70.927
- Arabia Saudite – 68.056
Lajmet
Aksioni i Policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë
Published
2 weeks agoon
December 24, 2025By
UBT News
Policia e Kosovës më saktë Sektori i Hetimeve të Departamentit për Kufi, në bashkëpunim dhe në asistencë edhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një periudhe disa mujore monitorimi nga institucionet kompetente, ka arrestuar një shtetas jordanez dhe një shtetase turke, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”.
Policia njofton se sipas të dhënave hetimore, i lartcekuri dyshohet se ka organizuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Lindjes së Mesme dhe Azia, me qëllim të hyrjes së tyre në Republikën e Kosovës, prej nga më pas dyshohet se bëhej kontrabandimi i tyre në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
“Po ashtu ndaj të njëjtit egziston dyshimi se ka udhëhequr një grup të mirë organizuar kriminal, të cilët dyshohet se kanë përfituar mjete të konsiderueshme financiare nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është realizuar kontrolli tek personi i dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 53 (pesëdhjetë e tre) pasaporta të shtetasve jordanezë.
Policia në fund tha se për veprimet e ndërmarra është konsultuar edhe prokuroria kompetente, me vendimin e së cilës dy të dyshuarit dërgohen në ndalim për 48 orë./S.K/KP/PK/
Lajmet
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Published
3 weeks agoon
December 19, 2025By
UBT News
Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/
Super derbi në basketboll
Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme
Ndërroi jetë Ali Sadriu, ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës
The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë
Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve, evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
