Lajmet

Ngritet për 11.3% indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë, prin energjia elektrike

Nëse krahasohet TM3 2022 me TM3 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 17.2%.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot informoi se u publikua Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2022, me ç’rast, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 11.3% ndërmjet TM3 2022 dhe TM2 2022.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike sipas ASK-së vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (46.9%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (6.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (5.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (5.4%); produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (0.5%); prodhimi i pijeve (0.2%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.1%).

Ngritja sipas ASK-së, u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-21.3%); prodhimi i mobilieve (-4.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3.8%); prodhimi i metaleve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore

(-0.9%); prodhimi i produkteve kimike (-0.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%).

Nëse krahasohet TM3 2022 me TM3 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 17.2%.

“Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (49.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (14.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (14.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (11.6%); prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (9.4%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (8.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (8.1%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (7.3%); prodhimi i metaleve (6.1%); prodhimi i pijeve (5.7%); prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (5.3%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i produkteve kimike (2.8%); xeheroret dhe guroret e tjera (1.5%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (0.1%)”, u bë e ditur në komunikatë.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-28.8%) dhe prodhimi i mobilieve (-7.3%).

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë

Published

on

By

Komuna e Malishevës ka bërë thirrje që të mos lëvizet pa nevojë pasi që gjendja në këtë komunë është rënduar si shkak i reshjeve të shiut.

Nga Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente është bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugët alternative.

Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë. Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera. ‘Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative’. Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës”, thuhet në thirrjen e komunës.

Continue Reading

Të kërkuara