Shëndet
Pse duhet të konsumoni bajame për shëndetin e flokëve dhe lëkurës?
Bajamet janë të pasura me acide yndyrore të cilat përmirësojnë forcën dhe paraqitjen e flokëve.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiBajamet janë një nga produktet më të pasura me ushqyes për shëndetin e njeriut. Ato janë shumë të pasura me zink, një mineral aq i dobishëm për shëndetin e trurit.
Bajamet i vijnë në ndihmë njeriut edhe në formën e vajit ose ekstrakteve të ndryshme që konsiderohen një eliksir për lëkurën dhe flokët.
Vlerat e bajameve për shëndetin e flokëve
Bajamet janë të pasura me acide yndyrore të cilat përmirësojnë forcën dhe paraqitjen e flokëve.
Kërkimet shkencore kanë provuar se aplikimi i ekstrakteve të bajames në flokë i bën ato më të forta dhe më të shëndetshme.
Bajamet janë të pasura me magnez që është një mineral thelbësor për shëndetin e flokëve.
Kjo është arsyeja përse njerëzit të cilëve u bien flokët, rekomandohet të marrin suplementë me vaj bajameje.
Vaji i bajames u jep jetë flokëve. Ai sjell shkëlqimin e munguar dhe forcën jo vetëm tek rrënjët, por në të gjithë gjatësinë e tij.
Vaji i bajames është i preferuar në shumë produkte kozmetike për flokët sepse luan një rol forcues të pazëvendësueshëm.
AgroWeb.org ju këshillon se vaji i bajames duhet aplikuar tek rrënjët e flokëve që të shmangni rënien e tyre dhe për t’u dhënë forcë dhe shkëlqim. Mbahet për 10-15 minuta dhe më pas flokët lahen si zakonisht.
Ky vaj mund të kombinohet edhe me vitaminë E për një ndikim më afatgjatë.
Vlerat e bajameve për lëkurën
Vaji i bajames rekomandohet kryesisht për lëkurë tepër të thatë dhe kundër njollave të shtatzanisë.
Nëse e përdorni në lëkurën e fytyrës do të vëreni më pak rrudha dhe njolla.
Ky vaj shërben si lubrifikues dhe pastrues për lëkurën. Jo pa qëllim, disa prej kompanive më në zë të industrisë kozmetike me bazë bimore e kanë vajin e bajames si përbërësin kryesor.
Vlerat e bajameve për shëndetin
Bajamet përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe e ulin kolesterolin.
Bajamet janë të pasura me fibra dhe antioksidantë që luftojnë kancerin e lëkurës.
Bajamet janë të pasura me vitaminë E, por edhe me magnez, mangan, fosfor, kalcium, bakër dhe hekur.
Për të marrë maksimumin e vlerave të këtyre arrorëve, ekspertët rekomandojnë që të konsumoni të paktën 23 bajame çdo ditë.
Këtë sasi ju mund ta ndani në sasi të ndryshme dhe ta konsumoni për gjatë gjithë ditës.
Nëse dëshironi të përmirësoni tretjen, atëherë zhytini bajamet në ujë që të çlirojnë enzimat përkatëse për këtë proces.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të tregoni kujdes dhe të mos e teproni me konsumin e bajameve sepse do të përballeni me marramendje, të vjella dhe dhimbje koke.
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin në kohë të së drejtës për kompensim të udhëtimeve zyrtare
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN
Për herë të parë në Kosovë lansohet magazina “BLANK”, iniciativë që buron nga angazhimi akademik dhe kreativ i studentëve të UBT-së
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
