Sport

Sot mësohen katër skuadra të reja që vazhdojnë në fazën tjetër në Botëror

Do të ketë nga sot edhe ndryshim të orarit.

Published

on

Kampionati Botëror i futbollit sot do të vazhdojë edhe me katër ndeshje të tjera mjaft interesante.

Në fakt, sot do të mësohen edhe katër skuadra të tjera që do të vazhdojnë në 16-shen e finales së këtij kampionati, e të cilat do të dalin nga grupet A dhe B.

Do të ketë nga sot edhe ndryshim të orarit pasi dy ndeshjet e grupit A do të zhvillohen nga ora 16:00, kurse dy të grupit B nga ora 20:00.

Në grupin A ballafaqohen Ekuadori me Senegali dhe Holanda me Qatar. Holanda dhe Ekuadori e kryesojnë grupin A me nga katër pikë, Senegali është i treti me tre pikë, kurse Katari është pa pikë dhe i ka thënë lamtumirë këtij kampionati.

Kurse nga ora 20:00 bë kuadër të grupit B ballafaqohen Irani me ShBA-të dhe Uellsi me Anglinë. Anglia e kryeson këtë grup me katër pikë, i ndjekur nga Irani me tre dhe ShBA me dy pikë, ndërsa Uellsi është i katërti me vetëm një pikë.

Sport

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjet që nga vdekja tragjike e tij

Published

on

Rute Cardoso, gruaja e Diogo Jotës, ka ndarë postimin e saj të parë në rrjetet sociale pas vdekjes tragjike të futbollistit të Liverpoolit.

Jota humbi jetën në fillim të këtij muaji në një aksident automobilistik në Spanjë, ku humbi jetën edhe vëllai i tij, Andre Silva, futbollist profesionist.

Futbollistët e Liverpoolit i bënë homazhe shokut të tyre, ndër ta edhe Andy Robertson, i cili publikoi një deklaratë emocionuese pas ndarjes nga jeta të Jotës.

Vetëm pak ditë para aksidentit, Jota ishte martuar me partneren prej shumë vitesh, Rute Cardoso. Ai i kishte propozuar në korrik 2022 dhe dasma u zhvillua më 22 qershor 2025. Në përvjetorin e njëmujorit të martesës, Rute publikoi disa foto nga dita e dasmës së tyre, të shoqëruara me mbishkrimin prekës: “1 muaj që kur thamë ‘Derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, nusja jote.”

Jota dhe Rute kishin një lidhje të gjatë që nga fëmijëria, me fotografi të tyre që datojnë që nga viti 2013. Ata ishin një çift shumë i dashur për publikun.

Continue Reading

Lajmet

​Dështon transferimi i Sanchos te gjiganti italian

Published

on

Juventusi nuk është i bindur nga ideja e nënshkrimit të Jadon Sanchos nga Manchester United dhe i ka pezulluar bisedimet thuhet sipas raportimeve në Itali,  Lojtari ka qenë në radarin e tyre për disa javë, që kur përvoja e tij e huazimit te Chelsea u ndërpre, me “Blues” që paguan një tarifë për të shmangur blerjen e tij të drejtpërdrejtë.

Kontrata e tij me Manchester United skadon vetëm në fund të këtij sezoni, duke i detyruar ata të ulin ndjeshëm çmimin e kërkuar në rreth 15 milionë euro plus bonuse për të arritur në 17 milionë euro.

Një marrëveshje dukej e afërt, por tani ‘Tuttomercatoëeb”, pretendon këtë mbrëmje se Juventusi e ka ndaluar finalizimin e transferimit.

Raportohet se ata nuk janë të sigurt nëse Sancho është profili i duhur për rolin e mesfushorit, veçanërisht pasi ata shpenzuan 32 milionë euro për të blerë Francisco Conceicao nga FC Porto.

Ndërkohë, Sancho është lënë jashtë skuadrës së Manchester United për turneun e tyre para-sezonal, duke konfirmuar se 25-vjeçari nuk është pjesë e planeve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Ndeshja Ballkani dhe FC Floriana: Pesë gola në pjesën e parë

Published

on

Pjesa e parë e sfidës mes Ballkanit dhe FC Florianës në raundin e dytë të UEFA Conference League ka qenë një festival i vërtetë golash, me plot pesë realizime të shënuara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ishin mysafirët nga Malta që e hapën serinë e golave. Në minutën e 8-të, Grech zhbllokoi rezultatin dhe kaloi Florianën në epërsi. Ballkani reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 13-të me golin e sulmuesit Arbër Tolaj.

Por miqtë rikthyen epërsinë në minutën e 25-të me golin e Jah, duke e çuar rezultatin në 1-2. Megjithatë, gëzimi i Florianës zgjati vetëm tri minuta, pasi në minutën e 28-të, Adetunji shënoi për 2-2 dhe riktheu ekuilibrin.

Epërsia erdhi për herë të parë për suharekasit në minutën e 32-të, kur Arbër Tolaj realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin, duke përmbysur gjithçka në vetëm pak minuta.

Përballja mbetet e hapur dhe interesante, ndërsa 45 minutat e dyta pritet të përcaktojnë fatin e kësaj ndeshjeje emocionuese në kuadër të Ligës së Konferencës.

Continue Reading

Lajmet

Interesi i klubeve për Armando Brojën

Published

on

Lojtari Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi që katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij, kjo pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur.

Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan.

Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja.

Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar. Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bonny pas kalimit të tij te Interi;

Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin.

Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

Continue Reading

Të kërkuara