Lajmet
Kurti për targat: Është një dakordim, por nuk është marrëveshje
Sipas tij, se ka ndryshuar deklarata e Borrelit, e jo qëndrimet e Kosovës.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKryeministri Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja e mbrëmshme për targat, është arritje e madhe meqë për herë të parë procesi i dialogut hyn në fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme. Ani pse e ka quajtur dakordim, Kurti theksoi se dokumenti i mbrëmshëm dallon me atë se çfarë i është ofruar të hënën atij në Bruksel. Në fjalimin e tij në seancë plenare, ka deklaruar se ka ndryshuar deklarata e Borrelit, e jo qëndrimet e Kosovës. Sipas shefit të ekzekutivit, marrëveshja për targat është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman.
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar se qëllimi ishte që drafti franko-gjerman të bëhet pjesë e bisedimeve në Bruksel.
“Qëllimi ynë ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim përmes një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërkombëtare të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel, drejt arritjes së një dakordimi, i cili shtetit tonë që është normal e demokrat ia bashkëngjit edhe një raport normal e evropian me Serbinë. Ishte e qartë nga vet deklarata e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë për siguri dhe politikë të jashtme, Borrel që një gjë e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht dhe me një status të qartë në paragrafin e parë. Nuk ka qenë në ditën e hënë në tekstin, i cili më është ofruar mua në fund”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shtuar se marrëveshja e mbrëmshme për targat është arritje e madhe për Kosovën.
“Besoj që kjo është një arritje e madhe, sepse për herë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligueshme e që do të zgjidh problemet fundamentale nga prizmi i së drejtës ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Kurti theksoi se dokumenti që i është ofruar të hënën në Bruksel, dallon nga teksti i mbrëmshëm.
“Të hënën në mbrëmje mua më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët, i cili ka pasur 95 fjalë. Dhe fjalët Francë e Gjermani nuk kanë qenë askund. Dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo të Bashkimit Evropian, siç po themi tani, përveç çështjes së targave tek çështja e këtij propozimi. Nuk thuhet propozimi, por thuhet do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman, 95 fjalë. Ndërkaq, kjo që është dakorduar mbrëmë i ka 194 fjalë është më shumë se dyfishi i tekstit. Janë krejtësisht të ndryshme, ata që thonë që ajo çfarë nuk është pranuar të hënën është pranuar të mërkurën, nuk e dinë se për çka po flasin”, ka theksuar shefi i ekzekutivit në seancë plenare.
Kurti ka insistuar se mbrëmë në Bruksel nuk është arritur marrëveshje, por dakordim për çështjen e targave.
“Nuk është marrëveshje, është një dakordim, por nuk është marrëveshje. A e dini pse nuk është marrëveshje? Shikoni se çfarë thotë në titull, është deklaratë e Borrelit. Ajo çfarë është bërë mbrëmë, është ndryshuar deklarata e Borrelit. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, Borreli ka ndryshuar deklaratë. Dhe kjo është shumë mirë. Marrëveshja e mbrëmshme, nuk është marrëveshje për targat. Ne u morëm vesh që të ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke, pra nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit evropian që më herët quhej franko-gjerman”, ka theksuar ai.
Në seancë plenare, Kurti ka deklaruar dakordimi i mbrëmshëm skadon kur të arrihet negocimi i dokumentit franko-gjerman.
“Tjetra është që pjesa e targave në marrëveshjen e mbrëmshme nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja. Ajo është e qartë në tekst dhe gradualisht targat e paligjshme do të nxjerin nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë. Ne arritëm të zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë seksion të marrëveshjes që u bë deklaratë e Borrelit, por theksojmë që ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman, kur të kryhet ky negocim atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, tha Kurti.
Derisa ka folur për draftin franko-gjerman, shefi i ekzekutivit ka treguar se në takimin në Paris, i është kërkuar që ky propozim të quhet “evropian”.
“Me datën 11 nëntor kur e kam takuar në Paris, zotëri Borrel dhe Lajçak me ekipin tim të këshilltarëve kur isha atje, unë kur thash propozimi franko-gjerman, ai reagoi bukër ashpër dhe tha ky është propozim evropian. Unë thash në rregull, i kërkova falje, tash e tutje thash do ta quajmë evropian me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë. Mirëpo, unë të hënën e pash se në fakt është franko-gjerman se po të ishte propozimi i BE-së, ai nuk do ta braktiste kaq kollaj. Mua të hënën mu vërtetua që në fakt është franko-gjerman. Mirëpo, meqë insistohet të quhet i Bashkimit Evropian, nuk kam problem me atë punë”, ka shtuar Kurti.
Sipas tij, dialologu duhet të fillojë me shpejtësi e brenda disa ditëve.
“Ne dëshirojmë që të krijojmë një masë elementare mirëbesimi, për t’i dhënë shans dialogut me shpejtësi. Dhe ai duhet të fillojë brenda disa ditëve, në paragrafin e parafundit thuhet që në ditët në vijim dhe është shumë mirë që tani gjithçka është përshpejtuar. Unë e di që kam pasur kërkesa nga Lajçak për 12 muaj, nga zotëri Escobar për 10 muaj, mirëpo unë besoj që kjo mund të bëhet dhe po bëhet shumë më shpejt. Nuk ka nevojë për 12 dhe 10 muaj, dhe qëndrimi jonë doli i drejt. Qendra e regjistrimit të targave në Rashkë, nuk lëshon më KM. S’ka nevojë më për 12 muaj, pse 12 muaj dhe kjo natyrisht që është mirë për shtetin e Kosovës”, ka përfunduar ai.
Pas arritjes së marrëveshjes për targat, Kurti ka folur edhe për serbët e dorëhequr nga institucionet publike. Ai ka thënë se u ka bërë thirrje të njëjtëve që të mos veprojnë në këtë mënyrë, por që nuk mund të kërkojë nga ta të kthehen.
“Unë ju kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione ‘mos i braktisni, mos jepni dorëheqje, mos shkoni’. Por, nuk ju kam thënë kthehuni, nuk kam të drejtë të ju them kthehuni. Unë kam të drejtë politikisht të ju them mos shkoni. Por nuk kam të drejtë të ju them kthehuni, shkuarja e tyre është akt individual politik. Kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese, institucionale”, tha Kurti.
Më tej, është zotuar se po zhvillohet dialogu me serbët lokal, por që nuk po arrin t’i mbrojë.
“10 serbë të Kosovë që udhëheqin organizata të ndryshme i kam takuar dje, por duhet ta kuptoni një gjë, [ata] nuk duan fotografi prej takimit. Po ndodh dialogu me serbët lokal, unë nuk mund t’i mbrojë ende ata. Mua më vjen shumë keq që gjashtë vetura të serbëve janë djegur dhe unë nuk kam arritur t’i mbrojë. Edhe serbët kur vijnë në takim me mua, ata nuk duan që të bëjnë fotografi. Një orë e gjysmë kemi diskutuar, por nuk duan të bëjnë fotografi sepse ju hakmerren. Rasti më eklantant ka qenë i ish-këshilltarit tim tek Kurti 1 që dha dorëheqje dy orë pas emërimit. Pra, duhet ta bëjmë dialogun, por nuk duhet ta publikojmë si të tillë këtë dialog”, ka përfunduar ai.
Ai ka theksuar se trashëgimia e marrëveshjeve të qeverive të kaluara është shndërruar në pozicion zyrtar të BE-së. Sipas tij, ndryshimi i tyre merr kohë dhe duhet të bëhet në kuadër të një plani më të madh, me atë të planit franko-gjerman.
Rajoni
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Published
34 minutes agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ligjëratave tematike me ekspertë ndërkombëtarë, UBT ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov, politolog dhe ekspert i sigurisë ndërkombëtare, i cili mbajti ligjëratën me temën “Kosova’s European Future: What Bulgaria’s Experience Can Offer”, para studentëve të programit të Studimeve të Sigurisë.
Ligjërata u fokusua në rrugëtimin evropian të Kosovës, sfidat e integrimit, si dhe mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Bullgarisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vënë theks të veçantë në çështjet e sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjes me kërcënimet hibride.
Në këtë aktivitet akademik ishin të pranishëm edhe dekania e Fakultetit, Hajdi Xhixha, si dhe prodekani Arian Kadriu, të cilët vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në procesin mësimor dhe në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve të UBT-së.
Dr. Dimitar Keranov është anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for International Politics (BIIP) dhe njihet si një nga zërat e rëndësishëm në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Fushat e tij të specializimit përfshijnë kërcënimet hibride, reziliencën demokratike dhe sigurinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në vendet që përballen me presione gjeopolitike.
Ai ka një përvojë të pasur profesionale në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë German Marshall Fund of the United States dhe Institut für Europäische Politik në Berlin, ku ka kontribuar në analiza politike dhe kërkime shkencore mbi zgjedhjet, ndikimin e huaj dhe qeverisjen demokratike.
Publikimet dhe analizat e Dr. Keranov janë cituar nga media ndërkombëtare me ndikim të madh, si The New York Times dhe Euronews, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme në debatet bashkëkohore mbi sigurinë dhe demokracinë. Ai është gjithashtu anëtar i American Political Science Association dhe flet rrjedhshëm më shumë se dhjetë gjuhë, çka i mundëson një qasje krahasuese dhe ndërkombëtare ndaj sfidave globale të sigurisë.
Ligjërata u prit me interes të veçantë nga studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesin për rolin e Kosovës në arkitekturën evropiane të sigurisë, sfidat aktuale rajonale dhe rëndësinë e përgatitjes akademike për profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar dhe të ofrojë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale globale dhe me praktikat më të mira akademike dhe profesionale.
Vendi
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Published
38 minutes agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).
Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.
Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.
Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.
Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.
UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.





Vendi
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.
“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.
Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Lajmet
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Published
2 hours agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin e javës së kaluar për reagim ndaj krizave të realizuar në koordinim mes Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës.
Në këtë ushtrim kanë qenë të përfshirë rreth 800 oficerë të Policisë së Kosovës bashkë me njësite të tjera speciale, përfshirë forenzikën dhe KFOR-in.
Për këtë ushtrim të përbashkët janë përdorur edhe qentë, dronët e automjete tjera taktike.
“Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”, shkruan Ambasda në njoftim.
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
