Lajmet
Miratimi i Ligjit për zyrtarët publikë dhe ai i pagave, Tahiri: Është deformuar administrata shtetërore
Për më tepër, ai theksoi se edhe raporti i BE-së kundërshton miratimin e këtyre ligjeve.
Published
3 years agoon
By
UBT newsShefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Ligjit për zyrtarët publikë dhe ai për pagat janë virusi më i madh që ka hyrë në administratë shtetërore. Pas miratimit të dy projektligjeve nga kabineti qeveritar, ai ka theksuar se të dy këto nisma ligjore e vrasin shpresën e secilit zyrtar shtetëror. Ai shtoi se nuk duhet të kalojnë në Kuvend pa u amendamentuar dhe se duhet të ndalohen edhe përmes interpretimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në konferencë për media, Tahiri tha se në emër të reformës është deformuar administrata shtetërore.
“Sot Qeveria e Kosovës, në emër të reformës e ka deformuar në esencë administratën shtetërore me miratimin e dy ligjeve, që e kthen Kosovën në kohën e UNMIK-ut. Nuk ka një vend as në kontinentin e Evropës, e as në Ballkanin Perëndimor, i cili mundohet që me ligj ta kap administratën shtetërore, ku përmes Ligjit për zyrtarët publikë, 1600 pozita i kthen prej pozitave të shërbimit civil në karrierë, në pozita me mandat politik katër-vjeçar që nënkupton e bën një goditje të madhe ndaj shtetit të Kosovës, administratës dhe meritokracisë”, ka deklaruar Tahiri.
Për më tepër, ai theksoi se edhe raporti i BE-së kundërshton këtë ligj.
“Këto dy ligje, Ligji për Zyrtarët Publik dhe Ligji i Pagave e vrasin shpresën e secilit zyrtar shtetëror, zyrtar në Administratë të shtetit për një karrierë të mirëfilltë profesionale dhe për një rrogë të dinjitetshme. Nuk ka vend në kontinent, i cili në këtë krizë ekonomike dhe pas pandemisë, i zvogëlon rrogat. Sot gjyqtarët, prokurorët, një numër i madh i zyrtarëve publikë janë në ethe dhe janë pa shpresë nga dy ligje që në fakt janë sëmundje dhe virusi më i madh që i ka hyrë administratës shtetërore tash e 20 vjet”, ka shtuar ai.
Shefi i GP-së të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se qëllimi i qeverisë është që të deformohet sistemi në administratë.
“Qëllimi është shumë i thjeshtë: të deformohet sistemi në administratë, të bëhet kapja e shtetit me ligj dhe në të njëjtën kohë të stimulohet nepotizmi, klientelizmi politik dhe qe besa edhe korrupsioni. Këto dy ligje nuk duhet të kalojnë në këtë formë, të kalojnë në Kuvend në qoftë se nuk amandamentohen dhe duhet në çdo formë t’i ndalim deri tek apelimi në Gjykatën Kushtetuese. E ka mbajtur peng Kosovën, qytetarët e Kosovës, të punësuarit në sektorin publik që 20 muaj duke folur për Ligjin për pagat dhe në fund i ka kaluar dy ligje që e vret shpresën e secilit të punësuar”, ka përfunduar Tahiri.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për pagat në sektorin publik dhe ai për zyrtarët publikë.
Lajmet
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Published
3 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit nxorrën lista kandidatësh që përfshijnë figura politike me përvojë, emra të rinj dhe personalitete nga fusha të ndryshme si arti, gazetaria, mjekësia e fusha të tjera.
Si antarësime të reja konsiderohen edhe ata që më parë ishin deputetë të një partie tjetër, si Ardian Kastrati, Shkumbin Demaliaj, Andin Hoti.
Gjithashtu shumë kandidatë të zgjedhjeve lokale që dështuan të zgjidhen kryetar komunash në zgjedhjet lokale po tentojn të fitojnë postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare si Refki Suma, Arbër Ismajli, Bekë Berisha, Vildane Latifi, Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili.

Kjo tregon se partitë politike po përdorin strategji të ndryshme për të arritur votuesit në të gjithë vendin.
Sipas ligjit për zgjedhjet në Kosovë, kandidatët për deputetë përzgjidhen nga partitë politike, koalicionet ose nismat qytetare, dhe jo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Çdo subjekt politik paraqet një listë kandidatësh te KQZ-ja, e cila verifikohet për përputhshmëri me ligjin zgjedhor.
Lista duhet të plotësojë kriteret ligjore, përfshirë përfaqësimin gjinor, ku të paktën 30% e kandidatëve duhet të jenë nga gjinia tjetër. Përfaqësimi i grave edhe këto zgjedhje vazhdon të mbetet përreth limiteve të kuotës gjinore të përcaktuar me ligj.
Përveç kritereve ligjore, partitë vendosin edhe kriteret e brendshme të përzgjedhjes, duke marrë parasysh angazhimin dhe aktivitetin në parti, eksperiencën profesionale, popullaritetin mes qytetarëve, si dhe balancimin gjeografik dhe gjinor. Kjo siguron që lista e kandidatëve të përfshijë një kombinim të profileve të ndryshme dhe të përfaqësojë qytete dhe zona rurale.
Edhe pse sistemi zgjedhor në Kosovë është proporcional dhe i bazuar në lista kombëtare pa ndarje zyrtare rajonale, përfaqësimi gjeografik mbetet një element i rëndësishëm për partitë gjatë përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët shpesh identifikohen më shpesh me komunat ose zonat ku janë aktivë, duke reflektuar lidhjen e tyre lokale me votuesit.
Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të 9 shkurtit 2025, partitë kryesore mbajtën lista që përfshinin një përzierje të figurave të njohura dhe emrave lokalë nga qytete e zona rurale, gjë që ndikoi në mënyrën se si partitë u përpoqën të siguronin përfaqësim të gjerë në të gjithë vendin./FjollaGashi
Lajmet
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Published
5 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Gjykata Supreme ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve, duke konfirmuar se këto të drejta nuk mund të kufizohen përmes rregullave nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve, por institucioneve përgjegjëse.
Lajmin e ka bërë të ditur hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, i cili ka vlerësuar se aktgjykimi përbën një hap të madh për mbrojtjen e të drejtave sociale, sigurinë juridike dhe zbatimin e parimit se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo masa e parë.
“Gjykata ka konfirmuar se të drejtat e pensionistëve nuk mund të kufizohen me rregulla nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve”, ka shkruar Jakaj.
Në aktgjykim, Gjykata Supreme ka theksuar se “suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit (ultima ratio) dhe jo e para”, duke konstatuar se dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, që e trajtojnë moslajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë atë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme.
Sipas Gjykatës, ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në vendosjen e një barre disproporcionale ndaj pensionistëve, duke riafirmuar se përgjegjësia për verifikim dhe zbatim të ligjit u takon institucioneve shtetërore dhe jo qytetarëve përfitues të pensioneve.
Lajmet
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Published
5 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale kanosje.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve midis dy shteteve. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.
Lajmet
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Published
6 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.
Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.
Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet
Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore
Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
Gjykata pranon dëshminë e dhënë më herët të Antonijeviqit në rastin Banjska, aprovohet dëshmitar i ri i mbrojtjes
Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
