Lajmet

Ish-zëvendëspresidenti amerikan: Trump më rrezikoi mua dhe familjen time

Bëhet fjalë për postimin në Twitter gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitol në 2021.

Published

on

Përpara lansimit të librit të tij të martën, më 15 nëntor, ish-zëvendëspresidenti Mike Pence u ul për një intervistë me David Muir të ABC ku zbuloi ndjenjat e tij për postimin në Twitter të ish-presidentit Donald Trump gjatë trazirave të 6 janarit në Kapitol në 2021.

Trump kishte postuar në mënyrë famëkeqe në Twitter: “Mike Pence nuk pati guximin të bënte atë që duhej të bënte për të mbrojtur vendin tonë dhe Kushtetutën tonë”, ndërsa qindra ndjekës të tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit pasi idhulli i tyre politik u mund në zgjedhjet presidenciale të 2020 nga presidenti Joe Biden.

Shumë nga protestuesit brohoritën, “Vareni Mike Pence”, ndërsa hynë në ndërtesën e Kongresit. Pence ishte ende brenda ndërtesës kur incidenti filloi. Trump është kritikuar për nxitjen e mbështetësve të tij gjatë ngjarjes së paprecedentë, në vend që të bënte thirrje që ata të qetësohen dhe të tërhiqen.

I pyetur se si u ndje pasi pa postimin e ish-presidentit në Twitter atë ditë, Pence nuk i mbajti ndjenjat gjatë intervistës. “Më zemëroi. Por iu drejtova vajzës sime, e cila qëndronte aty pranë. Dhe unë thashë: ‘Nuk duhet guxim për të shkelur ligjin, duhet guxim për të zbatuar ligjin’. Fjalët e presidentit ishin të pamatura. Ishte e qartë se ai vendosi të ishte pjesë e problemit”, tha ish-zëvendëspresidenti.

Edhe pse Pence ka qenë shumë besnik ndaj ish-shefit të tij, përmes polemikave të vazhdueshme që përcaktuan administratën Trump, ai herë pas here e ka kritikuar atë, veçanërisht në shkurt, kur ai denoncoi publikisht gënjeshtrat zgjedhore të Trump.

Në kujtimet e tij “So Help Me God”, Pence shkruan se Trump i kërkoi atij të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 pas humbjes së tij në zgjedhje. Në atë kohë, Pence tha “siç i kisha thënë shumë herë, nuk besoja se e kisha atë pushtet sipas kushtetutës”.

“Ti je shumë i sinqertë. Qindra mijëra do të urrejnë guximin tuaj… Njerëzit do të mendojnë se ju jeni budalla”, i tha Trump atij, sipas Pence./UBTNews/

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Lajmet

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Published

on

By

Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.

Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Continue Reading

Lajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.

Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara