Kuriozitete

Një fshat i tërë në Spanjë në shitje për 260 mijë euro

Fshati Salto de Castro ka gjithashtu pamje mahnitëse të lumit Douro.

Published

on

Një fshat spanjoll pranë kufirit me Portugalinë u nxor në shitje javën e kaluar për 260 mijë euro. Për të njëjtin çmim sikurse apartamenti mesatar prej 130 metrash katrorë në Spanjë, fshati vjen me 44 apartamente dhe shtëpi, një bar, një kishë, një shkollë, një kazermë policie, një pishinë dhe një zonë sportive, sipas listës së shitjes në faqen e internetit Idealista.

Fshati Salto de Castro ka gjithashtu pamje mahnitëse të lumit Douro dhe është pak më shumë se tre orë me makinë nga Madridi. Pronarët e saj aktualë janë një familje që e bleu atë nga kompania spanjolle e shërbimeve komunale Iberdrola, transmeton Anadolu Agency.

Historia e Salto de Castro-s ka qenë e lidhur me lumin, pasi ai u ndërtua në vitet 1950 së bashku me një hidrocentral që priste rrjedhën e fuqishme të ujit.

Megjithatë, hidrocentrali u mbyll në vitin 1989 dhe si shumë fshatra spanjollë, Salto de Castro humbi gradualisht të gjithë banorët e tij.

Pronarët e tij aktual morën fshatin e braktisur për ta kthyer atë në një destinacion turistik. Por kriza financiare goditi ka bërë që prishja e planeve të bëhet e pashmangshme.

Sot, familja ka hequr dorë tërësisht nga ëndrra dhe lista e postuar nga Romuald Rodriguez thotë se ai po e shet atë sepse është “një urbanist”.

Rigjallërimi i fshatit disa dekada pas braktisjes pritet gjithashtu të jetë shumë më i kushtueshëm se çmimi fillestar i blerjes. Sipas një studimi të pronarëve aktualë, nevojitet një investim prej 2 milionë eurosh për ta bërë fshatin operativ për turistët.

Pavarësisht kësaj, pronarët kanë thënë për të përditshmen spanjolle NIUS se interesi për blerje ka qenë i madh. Që nga nxjerrja e fshatit në shitje javën e kaluar, ata kanë marrë nga 40 deri në 50 telefonata në ditë dhe një ofertë serioze.

Ndërsa zhurma rreth Salto de Castro-s është e dukshme, historia e saj nuk është unike.

Eksodi rural i Spanjës në dekadat e fundit ka lënë rreth 3.000 fshatra të braktisura dhe shumë të tjera me numër në rënie të banorëve.

Tani, zonat duke përfshirë brezin në kufi me Portugalinë ku ndodhet Salto de Castro, kanë dendësi të popullsisë të krahasueshme, në Evropë, vetëm me zonat në veriun e largët si Laplanda e Finlandës.

Rikthimi i jetës në këto zona është një sfidë kryesore për politikanët spanjollë.

Qeveria aktuale e Spanjës ka miratuar dhjetëra masa si subvencione biznesesh dhe përmirësimi i lidhjes me internetin, megjithëse shumë politikanë vendas dhe banorë në zonë thonë se këto janë të pamjaftueshme.

Kuriozitete

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

Published

on

Kukullat e famshme Labubu po i sjellin një pasuri të madhe krijueses së tyre, kompanisë kineze të lodrave Pop Mart. Për gjysmën e parë të këtij viti, fitimet e kompanisë janë rritur me 350%, ndërsa të ardhurat janë më shumë se trefishuar.

Kukullat, që shiten për 10 deri 15 dollarë, janë bërë të famshme jo vetëm për pamjen e tyre me tipare të mprehta që krijojnë përshtypjen e magjistarëve, por edhe për strategjinë e suksesshme të Pop Mart, e cila ka lidhur partneritete me yjet e showbizit si: Rihanna, Dua Lipa, Kim Kardashian, që shfaqen në rrjetet sociale duke i mbajtur ato si aksesorë.

Një tjetër faktor i rritjes së menjëhershme të popullaritetit është shitja përmes kutive-surprizë, ku blerësit nuk e dinë se çfarë kukulle do të marrin derisa hapin kutinë. Kjo strategji i ka kthyer kukullat në një trend masiv, sidomos në SHBA, ku shitjet janë rritur me 5,000%.

Një kukull Labubu në përmasa njerëzore u shit për 150,000 dollarë në një ankand në Pekin. Fenomeni ka nxitur edhe një treg të zi, ku vetëm në qershor janë sekuestruar mbi 46,000 kopje të falsifikuara.

Continue Reading

Kuriozitete

Si të largoni insektet dhe fluturat nëpër ushqim?

Published

on

Një nga problemet më të mëdha janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime.

Këto flutura fshihen lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve, një e tillë jeton nga 30 deri 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund.

Si të pastrosh kuzhinën nga fluturat e ushqimit?

Këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen, fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata. Fluturat e mëdha thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve.

Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një, e rëndësishme është të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra. Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë.

Ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë, ato që i kanë shpëtuar infektimit duhen ruajtur në qese apo enë qelqi të mbyllura mirë.

Pastërtia e dollapëve të ushqimeve

Duhet të lani çdo sipërfaqe me ujë të nxehtë me sapun, sigurohuni të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat.

Pastroni me uthull, në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet. Thani mirë para se t’i mbushni sërish.

Kurthet e duhura për fluturat

Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve, mbani në dollapë e ndërroni deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.

Masa parandaluese

Një tjetër këshillë, të merrni tufë me gjethe dafine e ta vendoseni në dollapët e ushqimeve. Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë.

Continue Reading

Kuriozitete

Si ta ndalni të ngrënët nga stresi? Ndryshoni këtë zakon!

Published

on

A e gjeni veten duke ngrënë nga nervoza dhe stresi? Këtë zakon mund ta ndërprisni me këto këshilla për ushqim të shëndetshëm.

Ju ndodh që pas një dite stresuese të keni dëshirë për çokollatë? Apo të “sulmoni” një qese me çips?

Nuk jeni të vetmit! Ngjarjet stresuese aktivizojnë reagime në trup që lidhin metabolizmin me ndjenjën e shpërblimit dhe ngushëllimit.

I pari që “dëmtohet” është beli, apo jo? Stresi kronik zgjon oreksin dhe çon në të ngrënë emocional. Këtu ka arsye si psikologjike, ashtu dhe fiziologjike. Kur niveli i kortizolit, hormonit të stresit, është i lartë për një kohë të gjatë, sjell oreks të shtuar, rritje të peshës trupore dhe grumbullim të yndyrës në shtresa.

Hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë Johns Hopkins konfirmojnë se rreziku më i madh për të ngrënë është pasdite dhe në mbrëmje.

Prandaj është me rëndësi që ata që janë të prirë ndaj zakonit, të kenë të planifikuar e përgatitur vakt të lehtë, të përbërë nga ushqime të shëndetshme.

Përndryshe, tundimi do t’ju çojë te ushqimet “e shpejta”. Nëse jeni adhurues të të ëmblave, kombinoni një mollë me fruta të thata, gjë që do t’ju ngopë dhe do t’ju sigurojë lëndët ushqyese të nevojshme. Nëse preferoni të kripurat, sigurohuni që gjithmonë të keni humus dhe biskota të kripura, si dhe vezë të ziera fort.

Kur hani, lini anash gjithçka tjetër. Mos u merrni me televizor apo lexime në telefon. Përqendrohuni vetëm tek ushqimi dhe hani ngadalë.

Kontrolloni porcionet tuaja. Asnjëherë mos nxirrni një tas të mbushur me arra në tavolinë. Ndani vetëm porcionin ditor, pjesën tjetër ruani në vend të freskët.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse nuk bën të parkosh automjetin në bar të thatë?

Published

on

Vera është koha e të nxehtit të madh dhe thatësirave, dhe e gjitha kjo është një terren i përshtatshëm për zjarre.

Burimet e zjarreve mund të jenë të ndryshme, nga ato natyrore deri te zjarrvënësit që kënaqen me flakët.

Në Spanjë, Agjentët e mbrojtjes së mjedisit lëshuan paralajmërimin interesant, parkimi i veturave mbi thatësi, veçanërisht pas një udhëtimi të gjatë, është i rrezikshëm. Shkaku qëndron te sistemi i shkarkimit të gazrave, pra te katalizatori, komponent i projektuar për të reduktuar ndotjen që lëshojnë automjetet.

Gjatë funksionimit normal, ky element mund të arrijë temperatura të larta, nga 400 deri në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar ngrohje të konsiderueshme në zonën poshtë makinës. Pas një udhëtimi prej disa kilometrash, nxehtësia në pjesën e poshtme të automjetit mund të arrijë në 300 gradë Celsius.

Nëse vetura parkohet mbi bar të thatë, nxehtësia mjafton që bimësia të nisë të digjet për disa sekonda.

Masa më e thjeshtë për të shmangur këtë lloj zjarri është të mos parkoni automjetet jashtë zonave të përcaktuara për këtë qëllim, veçanërisht në vende ku ka bimësi të thatë.

Continue Reading

Të kërkuara