Lajmet
Gërxhaliu kundër ligjit që përcakton çmimet e sasinë e produkteve që mund të blihen
Gërxhaliu vlerëson se ky ligj është antikushtetues.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiLigji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg përveç tjerash parasheh që të ketë edhe kufizime në sasi për një produkt që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar.
E për këtë ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu tha se me kufizim sasior dhe caktim të çmimeve bizneset e vogla nuk do të mund të mbijetojnë dhe sipas tij, ligj jo vetëm që është antikushtetues, por edhe e dëmton ekonominë e tregut. Ai shtoi se është për keqardhje që disa ekonomistë thonë që na duhet një ligj i tillë.
“Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale, në rend të dytë agjenda politike është duke dominuar dhe problemet ekonomike po preken vetëm shkarazi dhe jo në substancë dhe në këtë drejtim rekomandimet e eksperteve po hasin në vesh të shurdhër. Po e them me përgjithësi se Ligji për produktet esenciale në rend të parë është anti-Kushtetues, në rend të dytë është një ligj i cili e dëmton ekonomin e tregut dhe në rend të tret më vjen keq që shumë ekspert të ekonomisë dhe thonë që Kosovës i duhet një ligj i tillë, jo vetëm që po dëmtohet sektori privat por po dëmtohen edhe qytetarët e Kosovës dhe monitorimi i këtij ligji do të jetë i zbehët”, tha ai.
Gërxhaliu u shpreh se Kosova nuk ka nevojë për një ligj të tillë, por për mekanizma tjerë, duke shtuar se ligjet nuk duhet të jenë në interesa të partive politike, por të qytetarëve, raporton EO.
“Kosova ka mekanizma të tjerë dhe jo për një ligj të tillë. E para duhet të ketë një autoritet të konkurrencës, i cili është mjaftë aktiv duhet të shtohet numri i inspektoreve dhe mbi të gjitha duhet të mbështeten bizneset e vogla, me një ligj të tillë përveç kufizimit sasior dhe çmimeve për bizneset e vogla do të jetë e pamundur që të mbijetojnë, prandaj dua të besoj që do të ketë debat, analizë të mirëfilltë dhe ligjet e tilla nuk do të jenë vetëm në interesa të grupeve të partive politike, por duhet të mendohet që këto ligje të jenë në interes të qytetarëve, të shtetit dhe mbi të gjitha në interes të ekonomisë”, u shpreh ai.
Lajmet
KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës: Mbingarkesa mund të çojë në reduktime
Published
1 minute agoon
December 19, 2025By
UBT News
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka dhënë detaje për gjendjen aktuale të sistemit elektro energjetik në vendin tonë.
KOSTT njofton se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut. Sipas kësaj kompanie, krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33%, ndërsa ngarkesa maksimale prej 1468 MË është arritur dje, në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej.
“Kërkesa më e lartë për energji elektrike regjistrohet në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Në këtë kontekst, KOSTT fton qytetarët, institucionet dhe bizneset që, sipas mundësive të tyre, të ndërmarrin çdo veprim praktik që ndihmon në uljen e konsumit dhe të ngarkesës së sistemit. Kjo përfshin përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve elektrike, zhvendosje të konsumit jashtë orëve të pikut dhe përdorim sa më efikas të energjisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të sistemit, ditëve të fundit zonat me ngarkesë më të lartë janë nënstacionet Rahovec (përfshirë zonën e Malishevës), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani. Në këto zona kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim i qytetarëve për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.
Po ashtu sipas KOSTT, operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike.
“Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, thuhet në njoftim./S.K/KP/
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe temperatura të ulëta, kurse vetëm në mesditë intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-19 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 4-15km/h./S.K/KP/
Lajmet nga UBT
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Published
16 hours agoon
December 18, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të lëndës Artet dhe Hapësira, pjesë e programit Dizajn i Integruar në UBT, gjatë kësaj jave u organizua një ligjëratë e veçantë me dizajnerin grafik Berin Hasi, i cili u ftua si ligjërues mysafir për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tij profesionale me studentët e këtij programi.
Gjatë takimit, Berin Hasi prezantoi rrugëtimin e tij profesional në fushën e dizajnit grafik, duke ndarë me studentët shembuj konkretë nga puna e tij, projekte të realizuara dhe praktikat bashkëkohore që aplikohen sot në industrinë kreative. Ai u ndal në mënyrë të veçantë te procesi kreativ, duke sqaruar fazat kryesore nga ideimi fillestar deri te realizimi final i një koncepti dizajnerik.
Diskutimi u fokusua gjithashtu në trendet më të fundit në dizajnin grafik, ndikimin e teknologjisë dhe mediave digjitale në formësimin e identitetit vizual, si dhe rëndësinë e integrimit të dizajnit me hapësirën, kulturën dhe kontekstin shoqëror. Ligjëruesi theksoi se përshtatja e vazhdueshme me zhvillimet e reja dhe ndërtimi i një mendësie fleksibile janë elemente kyçe për suksesin profesional në këtë fushë dinamike.
Studentët patën mundësinë të angazhohen aktivisht përmes pyetjeve dhe diskutimeve, duke shkëmbyer ide mbi sfidat e profesionit, mundësitë e zhvillimit të karrierës dhe rëndësinë e ndërtimit të një portofoli cilësor që reflekton identitetin personal dhe profesional të dizajnerit.
Lajmet nga UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Published
17 hours agoon
December 18, 2025By
Driton Iseni
Studentët e nivelit Bachelor të programit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT realizuan një vizitë studimore në terren në kuadër të lëndëve “Urat” dhe “Gjeoteknika Inxhinierike”, me qëllim të ndërlidhjes së njohurive teorike me praktikën inxhinierike reale.

Vizita u zhvillua në intervalin kohor 13:00–14:30, në një urë rrugore funksionale në afërsi të UBT Dukagjini në Prishtinë, nën udhëheqjen e Prof. Arsim Rapuca, bartës i lëndës “Urat”, dhe Prof. Hysen Ahmeti, bartës i lëndës “Gjeoteknika Inxhinierike”.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte analizimi praktik i një objekti real inxhinierik, duke u fokusuar në elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave. Studentët patën mundësinë të njihen nga afër me strukturën e urës, mënyrën e projektimit dhe zgjidhjet teknike të aplikuara në ndërtim.
Ura e përzgjedhur u vlerësua si shembull shumë i përshtatshëm studimor, pasi ofron dukshmëri të plotë të elementeve të nënstrukturës dhe mbistrukturës, zgjidhje konstruktive moderne dhe komponentë të qartë gjeoteknikë dhe mbrojtës.
Gjatë vizitës, Prof. Arsim Rapuca realizoi një shpjegim të detajuar praktik për elementet kryesore të lëndës “Urat”, duke përfshirë: nënstrukturën, si: shtyllat bregore, shtyllat e mesit, themelet dhe krahët e urës; mbistrukturën, përfshirë mbajtësin kryesor të tipit tra–pllakë, trarët skajorë, shtresat izoluese dhe shtresat e asfaltit, etj.
Nga ana tjetër, Prof. Hysen Ahmeti trajtoi në mënyrë profesionale aspektet gjeoteknike që ndikojnë drejtpërdrejt në projektimin dhe stabilitetin e urave. Studentët u njohën me: funksionin e mureve mbrojtëse dhe rolin e tyre stabilizues; ndërveprimin strukturë–tokë; arsyetimin teknik të thellësisë së fondimit, etj.
Vizita studimore e realizuar u vlerësua si shumë e suksesshme dhe me vlerë të lartë akademike, duke përmbushur plotësisht objektivat e lëndëve Urat dhe Gjeoteknika Inxhinierike.


KOSTT bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të rrymës: Mbingarkesa mund të çojë në reduktime
Parashikimi i motit
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin në kohë të së drejtës për kompensim të udhëtimeve zyrtare
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
