Shëndet
Cikli menstrual – Çfarë cilësohet normale dhe çfarë jo?
Ndonjëherë parregullsitë e ciklit mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNdjekja e cikleve menstruale mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është normale, kohën e ovulacionit dhe të identifikoni ndryshime të rëndësishme.
Edhe pse parregullsitë e ciklit menstrual zakonisht nuk janë serioze, ndonjëherë ato mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shenjat që tregojnë se cikli juaj është i rregullt dhe me disa që tregojnë të kundërtën.
Çfarë është normale?
Cikli menstrual, nuk është i njëjtë për çdo grua. Ai mund të ndodhë çdo 21 deri në 35 ditë dhe të zgjasë dy deri në shtatë ditë.
Vitet e para pas fillimit të menstruacioneve, ciklet e gjata janë të zakonshme. Megjithatë, ato priren të shkurtohen dhe të bëhen më të rregullta me kalimin e moshës.
Cikli juaj menstrual mund të quhet i rregullt, kur ka përafërsisht të njëjtën kohëzgjatje çdo muaj ose edhe kur është disi i parregullt në kohëzgjatje.
Periodat mund të jenë të lehta ose të rënda, të dhimbshme ose pa dhimbje, të gjata në kohë ose të shkurtra dhe ende të konsiderohen normale.
Mbani mend se përdorimi i disa llojeve të kontraceptivëve, mund të ndryshojnë ciklin tuaj menstrual. Në këtë rast këshillohet të bisedoni me mjekun tuaj.
Kur i afroheni menopauzës, cikli mund të bëhet sërish i parregullt. Megjithatë, për shkak se rreziku i kancerit të mitrës rritet me kalimin e moshës, diskutoni çdo gjakderdhje të parregullt rreth kësaj periudhe me mjekun tuaj.
Si mund ta gjurmoni ciklin tuaj menstrual?
Filloni të regjistroni ditën e fillimi të ciklit tuaj menstrual në një kalendar, për disa muaj rresht për të identifikuar rregullsinë e tij.
Shënoni gjithashtu edhe datën e përfundimit të ciklit. Sa kohë zgjat zakonisht?
Në një bllok ju mund të shëndoni gjithashtu disa të dhëna të rëndësishme.
Si për shembull: A është më i gjatë cikli apo më i shkurtër se zakonisht? Përshkruani çdo dhimbje që ndjeni. Shihni nëse gjakderdhja juaj është apo jo normale. A keni gjakderdhje midis cikleve? A keni përjetuar ndonjë ndryshim në humor apo sjellje? Çfarë mendoni se i shkakton parregullsitë e ciklit menstrual?
Cilat janë disa nga shkaqet e parregullsisë së ciklit?
- Mungesa e menstruacioneve mund të jetë një shenjë e hershme e shtatzënisë.
- Ushqyerja me gji zakonisht vonon kthimin e menstruacioneve pas shtatzënisë.
- Çrregullime të të ngrënit.
- Humbja ekstreme e peshës dhe rritja e aktivitetit fizik mund të prishin rregullsinë e menstruacioneve.
- Sindroma e vezoreve policistike (PCOS). Gratë me këtë çrregullim të zakonshëm të sistemit endokrin mund të kenë perioda të parregullta.
- Dështimi i parakohshëm i vezoreve. Ky term i referohet humbjes së funksionit normal të vezoreve para moshës 40 vjeç.
- Sëmundja inflamatore e legenit (PID). Ky infeksion i organeve riprodhuese mund të shkaktojë gjakderdhje të parregullt menstruale.
Çfarë mund të bëni për të parandaluar parregullsitë menstruale?
Për disa gra, përdorimi i pilulave kontraceptive mund të ndihmojë në rregullimin e cikleve menstruale. Megjithatë, disa parregullsi menstruale nuk mund të parandalohen.
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse:
- Menstruacionet tuaja ndalen papritur për më shumë se 90 ditë dhe ju nuk jeni shtatzënë
- Kur vëreni se cikli bëhet papritur i çrregullt.
- Keni gjakderdhje për më shumë se shtatë ditë
- Cikli ndodh më në pak se 21 ditë ose për më shumë se 35 ditë.
- Keni gjakderdhje midis cikleve
- Keni dhimbje të forta gjatë menstruacioneve
- Papritmas keni ethe dhe ndiheni të sëmurë pas përdorimit të tamponëve. /AgroWeb.org
You may like
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 day agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet
Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore
Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
Gjykata pranon dëshminë e dhënë më herët të Antonijeviqit në rastin Banjska, aprovohet dëshmitar i ri i mbrojtjes
Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
