Lajmet

Mbi 500 fëmijë me nevoja të veçanta në Prishtinë, vetëm 55 asistentë

Nevoja për qasjen ndaj këtyre fëmijëve po shihet edhe trajtimi i prindërve dhe mësimdhënësve.

Published

on

Mungesa e asistentëve nëpër shkolla, por edhe mungesa e logopedëve, pedagogëve dhe materialeve adekuate, janë vetëm disa nga problemet me të cilët ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën.

Nevoja për qasjen ndaj këtyre fëmijëve po shihet edhe trajtimi i prindërve dhe mësimdhënësve, por edhe krijimi i një ambienti në klasë, ku gjithëpërfshirja mbizotëron dhe askush nuk diskriminohet.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati pohoi se ka mungesë të kushteve nëpër shkolla për fëmijët më nevoja të veçanta.

Sipas saj, për t’i përballuar kostot e larta për prindërit, janë punësuar 55 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Nuk ka mjaftueshëm kushte për të ofruar për këta fëmijë, dy muaj më parë kemi punësuar 55 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët vetëm se kanë filluar të punojnë nëpër shkollat e Prishtinës, fatkeqësisht nuk është numër që mjafton. Këta asistentë i kemi shpërndarë nëpër raste dhe familje që kanë një apo dy fëmijë me nevoja të veçanta dhe i duhet më shumë ndihmë nga ana e komunës që të mund të përballojnë kostot e larta të sigurimit të asistentëve me financim vetanak, por nuk mjaftojnë. Në Prishtinë janë mbi 500 fëmijë që kanë nevoja të shtuar për kujdes, pastaj 55 asistentë nuk mjaftojnë por janë hapi i parë në drejtimin e duhur për të bërë diçka më shumë”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se shkollat e Prishtinës janë të qasshme për fëmijët me nevoja të veçanta, ku secila shkollë ka dhoma të veçanta për të ndjerë fëmijët gjithëpërfshirjen dhe trajtimin e njëjtë.

“Deri më tani nuk është që kemi pasur ndonjë raport që thotë që shkollat e Prishtinës nuk janë të qasshme për fëmijët me nevoja të veçanta, gati se secila shkollat kanë një dhomë të veçantë ku fëmijët mund të kalojnë kohë aty edhe pse ne e fuqizojmë konceptin e gjithëpërfshirjes që të mos trajtohen ndryshe por të shkojnë në klasë bashkë me bashkëmoshatarët e tyre dhe mësimin ta zhvillojnë në mënyrë të njëjtë. Ndërsa për çështja e karrocave shumica e shkollave kanë qasje për karrocë por nuk kanë lift, prandaj shumica e klasave për fëmijët që janë në karroca i ofrojnë mësimet në katet e para ku edhe fëmijët mund të qasen me karroce”, foli ajo.

Ndërkaq për fëmijët e prekur nga sindorma Down, Musmurati tha se janë duke e ndërtuar qendrën për shërbime shtesë për familjet që kanë nevojë për mbështetje, që të munden të krijojnë një ambient në klasë gjithëpërfshirës.

“Jemi duke ndërtuar qendrën e parë për sindromen Down në komunën e Prishtinës që do të fillojë punën shumë shpejtë dhe aty do të ofrojmë shërbime shtesë për të gjitha familjet që kanë nevojë për mbështetje, duhet të bëjmë më shumë në mënyrë që të rrisim edhe stafin që merren me fëmijë, të rritet numri i mësuesve mbështetës që të mund të ofrojmë më shumë shërbime për të gjithë fëmijët e Prishtinës, jemi në drejtimin e duhur në përgjithësi dhe duhet të bëjmë më shumë trajnime për mësimdhënësit që të dimë se si duhet të qasen dhe si duhet të krijojnë një ambient në klasë ku gjithë përfshirja mbizotëron dhe askush nuk diskriminohet”, përfundoi ajo.

Zëvendësdrejtori i shkollës fillore mesme të ulët “Dardania”, Nehar Shasivari tha se shkolla e tyre jep mundësinë e gjithëpërfshirjes, ku edhe mësuesit janë të trajtuar për fëmijët me nevoja të veçanta. Gjithashtu theksoi se shkolla ka nevojë për materiale adekuate për këta fëmijë.

Kurse, mësuesja mbështetëse Liridone Ukaj, tha se ka pengesa sepse puna me këta fëmijë është më e ndjeshme dhe kërkon një bashkëpunim me akterë të ndryshëm.

Sipas Ukaj, duhet punë sepse ka mungesë të logopedëve dhe pedagogëve, të cilët do ta lehtësonin punën e mësimdhënësve dhe fëmijët do të kishin më shumë sukses.

Sipas MASHTI-t, asistentë personalë duhet të kenë vetëm nxënësit me aftësi të kufizuara të rënda dhe të shumëfishta, të cilët nuk mund të qëndrojnë në klasë pa përkrahje të asistentit. Në Kosovë jetojnë rreth 200 mijë persona me aftësi të kufizuara apo 10 për qind e popullatës së përgjithshme.

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Lajmet

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.

Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.

Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.

Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.

Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.

Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

Të kërkuara