Kuriozitete

Jeta pa mbeturina e pagesa komunale, ndërtohet një qytet i gjelbër për 150 mijë banorë

Qyteti i quajtur Parks, duhet të jetë plotësisht i vetëqëndrueshëm, pra të prodhojë të gjithë energjinë, ujin dhe ushqimin e tij.

Published

on

Qyteti më i madh i qëndrueshëm në Afrikë pa makina dhe mbeturina, me vlerë më shumë se 20 miliardë euro, duhet të fillojë ndërtimin deri në vitin 2025 në jug të kontinentit.

Qyteti për 150.000 banorë, i quajtur Parks, duhet të jetë plotësisht i vetëqëndrueshëm, pra të prodhojë të gjithë energjinë, ujin dhe ushqimin e tij.

Zhvilluesi URB me bazë në Dubai ka njoftuar se Parks do t’u sigurojë banorëve standardin më të lartë në botë të jetesës së qëndrueshme në një sipërfaqe prej 17 kilometrash katrorë në rajonin lindor të Afrikës së Jugut. 40 mijë shtëpi në 12 rrethe rezidenciale do të mburren me një kombinim të elementeve rezidenciale, mjekësore, turistike, argëtuese dhe arsimore.

Ekonomia e qytetit duhet të jetë e automatizuar dhe digjitale dhe shumica e vendeve të punës pritet të lidhen me teknologjinë e gjelbër. Në mënyrë që gjithçka të jetë në nivelin më të lartë, gjoja do të hapen 40 mijë vende pune gjatë planifikimit, ndërtimit dhe funksionimit të qytetit.

“Peizazhi është krijuar për të promovuar qëndrueshmërinë sociale dhe një mënyrë jetese aktive. Disa nga këto veçori përfshijnë stacione fitnesi në natyrë, parcela bujqësore, fusha sportive në natyrë, shtigje vrapimi dhe çiklizmi, hapësira publike të artit dhe koncerte në natyrë,” tha kryeshefi ekzekutiv i URB, Baharash Bagherian, i cili ka projektuar qytete të ndryshme.

Baharash Bagherian deklaron se fokusi i zhvillimit është një shpinë unike, pesë kilometra e gjatë multi-funksionale e gjelbër që do të lidhë të gjitha ndërtesat dhe qendrat brenda vendbanimit.

Me më shumë se 32 kilometra shtigje vrapimi, çiklizmi dhe kalërimi, qyteti do të ofrojë gjithashtu mënyrat më të gjelbra dhe më të sigurta të transportit aktiv. I rrethuar nga një rezervat natyror, me akomodim në një eko-resort me pesë yje dhe eko-vila, qyteti Parks mund të bëhet një vend tërheqës për turistët.

Kuriozitete

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

Published

on

Kukullat e famshme Labubu po i sjellin një pasuri të madhe krijueses së tyre, kompanisë kineze të lodrave Pop Mart. Për gjysmën e parë të këtij viti, fitimet e kompanisë janë rritur me 350%, ndërsa të ardhurat janë më shumë se trefishuar.

Kukullat, që shiten për 10 deri 15 dollarë, janë bërë të famshme jo vetëm për pamjen e tyre me tipare të mprehta që krijojnë përshtypjen e magjistarëve, por edhe për strategjinë e suksesshme të Pop Mart, e cila ka lidhur partneritete me yjet e showbizit si: Rihanna, Dua Lipa, Kim Kardashian, që shfaqen në rrjetet sociale duke i mbajtur ato si aksesorë.

Një tjetër faktor i rritjes së menjëhershme të popullaritetit është shitja përmes kutive-surprizë, ku blerësit nuk e dinë se çfarë kukulle do të marrin derisa hapin kutinë. Kjo strategji i ka kthyer kukullat në një trend masiv, sidomos në SHBA, ku shitjet janë rritur me 5,000%.

Një kukull Labubu në përmasa njerëzore u shit për 150,000 dollarë në një ankand në Pekin. Fenomeni ka nxitur edhe një treg të zi, ku vetëm në qershor janë sekuestruar mbi 46,000 kopje të falsifikuara.

Continue Reading

Kuriozitete

Si të largoni insektet dhe fluturat nëpër ushqim?

Published

on

Një nga problemet më të mëdha janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime.

Këto flutura fshihen lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve, një e tillë jeton nga 30 deri 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund.

Si të pastrosh kuzhinën nga fluturat e ushqimit?

Këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen, fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata. Fluturat e mëdha thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve.

Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një, e rëndësishme është të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra. Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë.

Ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë, ato që i kanë shpëtuar infektimit duhen ruajtur në qese apo enë qelqi të mbyllura mirë.

Pastërtia e dollapëve të ushqimeve

Duhet të lani çdo sipërfaqe me ujë të nxehtë me sapun, sigurohuni të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat.

Pastroni me uthull, në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet. Thani mirë para se t’i mbushni sërish.

Kurthet e duhura për fluturat

Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve, mbani në dollapë e ndërroni deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.

Masa parandaluese

Një tjetër këshillë, të merrni tufë me gjethe dafine e ta vendoseni në dollapët e ushqimeve. Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë.

Continue Reading

Kuriozitete

Si ta ndalni të ngrënët nga stresi? Ndryshoni këtë zakon!

Published

on

A e gjeni veten duke ngrënë nga nervoza dhe stresi? Këtë zakon mund ta ndërprisni me këto këshilla për ushqim të shëndetshëm.

Ju ndodh që pas një dite stresuese të keni dëshirë për çokollatë? Apo të “sulmoni” një qese me çips?

Nuk jeni të vetmit! Ngjarjet stresuese aktivizojnë reagime në trup që lidhin metabolizmin me ndjenjën e shpërblimit dhe ngushëllimit.

I pari që “dëmtohet” është beli, apo jo? Stresi kronik zgjon oreksin dhe çon në të ngrënë emocional. Këtu ka arsye si psikologjike, ashtu dhe fiziologjike. Kur niveli i kortizolit, hormonit të stresit, është i lartë për një kohë të gjatë, sjell oreks të shtuar, rritje të peshës trupore dhe grumbullim të yndyrës në shtresa.

Hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë Johns Hopkins konfirmojnë se rreziku më i madh për të ngrënë është pasdite dhe në mbrëmje.

Prandaj është me rëndësi që ata që janë të prirë ndaj zakonit, të kenë të planifikuar e përgatitur vakt të lehtë, të përbërë nga ushqime të shëndetshme.

Përndryshe, tundimi do t’ju çojë te ushqimet “e shpejta”. Nëse jeni adhurues të të ëmblave, kombinoni një mollë me fruta të thata, gjë që do t’ju ngopë dhe do t’ju sigurojë lëndët ushqyese të nevojshme. Nëse preferoni të kripurat, sigurohuni që gjithmonë të keni humus dhe biskota të kripura, si dhe vezë të ziera fort.

Kur hani, lini anash gjithçka tjetër. Mos u merrni me televizor apo lexime në telefon. Përqendrohuni vetëm tek ushqimi dhe hani ngadalë.

Kontrolloni porcionet tuaja. Asnjëherë mos nxirrni një tas të mbushur me arra në tavolinë. Ndani vetëm porcionin ditor, pjesën tjetër ruani në vend të freskët.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse nuk bën të parkosh automjetin në bar të thatë?

Published

on

Vera është koha e të nxehtit të madh dhe thatësirave, dhe e gjitha kjo është një terren i përshtatshëm për zjarre.

Burimet e zjarreve mund të jenë të ndryshme, nga ato natyrore deri te zjarrvënësit që kënaqen me flakët.

Në Spanjë, Agjentët e mbrojtjes së mjedisit lëshuan paralajmërimin interesant, parkimi i veturave mbi thatësi, veçanërisht pas një udhëtimi të gjatë, është i rrezikshëm. Shkaku qëndron te sistemi i shkarkimit të gazrave, pra te katalizatori, komponent i projektuar për të reduktuar ndotjen që lëshojnë automjetet.

Gjatë funksionimit normal, ky element mund të arrijë temperatura të larta, nga 400 deri në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar ngrohje të konsiderueshme në zonën poshtë makinës. Pas një udhëtimi prej disa kilometrash, nxehtësia në pjesën e poshtme të automjetit mund të arrijë në 300 gradë Celsius.

Nëse vetura parkohet mbi bar të thatë, nxehtësia mjafton që bimësia të nisë të digjet për disa sekonda.

Masa më e thjeshtë për të shmangur këtë lloj zjarri është të mos parkoni automjetet jashtë zonave të përcaktuara për këtë qëllim, veçanërisht në vende ku ka bimësi të thatë.

Continue Reading

Të kërkuara