Shëndet

Si ta përballoni ankthin e vjeshtës?

Ky lloj ankthi nuk ka një shkak të jashtëm apo të dukshëm dhe ka tendencë të përsëritet çdo vit.

Published

on

Ankthi, që për disa njerëz shfaqet në sezonin e vjeshtës, është shumë i zakonshëm dhe shumë as mund të mos arrijnë ta kuptojnë që po kalojnë këtë gjendje.

Ky lloj ankthi nuk ka një shkak të jashtëm apo të dukshëm dhe ka tendencë të përsëritet çdo vit.

Me kalimin e kohës mund të bëhet i dukshëm dhe ju mund të ndërmerrni hapa për ta parandaluar atë.

Disa nga simptomat më të zakonshme të ankthit të vjeshtës janë:
  • Humor jo i mirë dhe depresion
  • Ankth dhe shqetësim i tepruar
  • Nervozizëm
  • Letargji, përgjumje dhe lodhje
  • Humbje e interesit për aktivitetet e përditshme
Shkaqet e mundshme

Një nga shkaqet është reduktimi i orëve të ditës, që përkthehet në më pak eksopzim nga diellit dhe më pak vitaminë D dhe ulje të niveleve të serotoninës.

Të dy faktorë që ndikojnë në një gjendje jo të mirë emocionale.

Gjithashtu një rritje të hormonit melatoninës, tenton t’ju bëjë më të përgjumur dhe të dëshpëruar.

Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet e sjelljes, sepse ndërsa moti përkeqësohet, ne kalojmë më pak kohë jashtë dhe bëjmë më pak stërvitje.

Ekspertët thonë se ankthi në këtë sezon mund të shfaqet për shumë arsye të tjera që nuk lidhen vetëm me ndikimin e motit.

Ai mund të shfaqet si rezultat i fillimit të shkollës, gjë që vë shpesh nën presion studentët për performancën dhe arritjen e objektivave vjetore.

Gjithashtu kjo është një periudhë tranzicioni për nxënësit dhe studentët, të cilëve iu duhet të përshtaten me oraret e reja të gjumit.

Tani ata duhet të ngrihen më herët dhe të flenë më pak. Kjo mund të shkaktojë ankth, veçanërisht nëse ai shkaktohet nga gjumi i pakët.

Megjithatë, ka edhe nga ata që ndihen më mirë kur kthehen në shkollë ose në punë dhe kanë një rutinë.

Një shpjegim tjetër për ndjenjat negative gjatë vjeshtës mund të jetë që këtë sezon je u lidhni në mënyrë të pavetëdijshme me një ngjarje traumatike të së kaluarës.

Fundi i verës mund të sjellë gjithashtu ndjenja keqardhjeje për mosplotësimin e dëshirave ose objektivave që kishit planifikuar të realizonit gjatë muajve të verës.

Ose nëse keni kaluar një verë të mrekullueshme dhe tashmë ajo kohë ka ikur, kjo mund të ngjallë tek ju dëshpërim dhe ndjenja ankthi.

Së fundmi, festat e afërta janë shpesh një burim stresi. Gjatë tyre mund t’ju duhet të takoni shumë njerëz dhe ideja që duhet të jeni të lumtur, mund t’ju shkaktojë më tepër ankth.

Çfarë mund të bëni?

Pavarësisht shkaqeve, AgroWeb.og ju jep 5 këshilla që mund të ndihmojnë në lehtësimin e ankithit:

1-Përpiquni të kaloni më shumë kohë jashtë për të përfituar sa më shumë nga rrezet e diellit gjatë ditës.

2-Stërvituni çdo ditë për të paktën 30 minuta.

3-Bëni ndryshime në regjimin ushqimor.

4-Provoni të bëni diçka të re, si për shembull të rregulloni shtëpinë, kopshtin dhe riorganizoni hapësirë e banimit ose mund të ndiqni një kurs të cilin keni dashur ta bëni gjithmonë.

5-Kërkoni ndihmë profesionale, pasi kjo është një mënyrë efektive për të trajtuar ankthin sezonal. /AgroWeb.org

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara