Lajmet

Sipas një raporti të ri, lija e majmunëve ka rezultate ‘tragjike’ te pacientët me HIV

Hulumtimi u realizua me 57 pacientë të shtrirë në spital me komplikime të lisë së majmunëve.

Published

on

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, lija e majmunëve mund të ketë “rezultate shkatërruese” te pacientët me imunitet të kompromentuar rëndë, siç janë ata me HIV e që nuk janë duke u trajtuar.

Hulumtimi i ri i botuar të mërkurën në Raportin Javor të Morbiditetit dhe Vdekshmërisë së CDC ekzaminoi të dhënat e rasteve klinike për 57 pacientë të shtrirë në spital me komplikime të lisë së majmunëve dhe zbuloi se 82% ishin të infektuar me HIV.

“Ky hulumtim na ndërgjegjëson që qasja në parandalimin dhe trajtimin e lisë së majmunëve dhe HIV-it ka rëndësi – për jetën e njerëzve dhe për shëndetin publik”, deklaroi Jonathan Mermin.

95% e pacientëve ishin meshkuj dhe shumica (68%) ishin me ngjyrë. 17 prej pacientëve u shtruan në repartin e terapisë intensive dhe 12 prej tyre vdiqën.

Nga pacientët që vdiqën, “lija e majmunëve ishte shkaktar i vdekjes ose faktori kontribuues në pesë prej këtyre rasteve, gjashtë raste të vdekjes po hetohen për të përcaktuar nëse lija e majmunëve ishte një faktor shkakësor ose kontribuues, dhe në një vdekje, lija e majmunëve nuk ishte një shkak ose kontribuues”, thuhet në raport./UBTNews/

Lajmet

​Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.

Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Published

on

By

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

Published

on

By

Vetëm brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë 93% të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka treguar të dhënat e fundit nga ky proces, i cili, sipas tij, është duke u kryer nga KQZ, përmes operatorit ekonomik.

Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri enjten në mesnatë, janë shpërndarë 93% e pakove me fletëvotime.

“Gjatë tri ditëve, më 16, 17 dhe 18 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 93% e tyre apo 53,660, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 50,462 (94%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 3,198 dërgesa (77%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij.

Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse votuesit do të ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur u janë dërguar pakot me fletëvotime.

“Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 98.73% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 3,437 pakot tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi, do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim”, tha Elezi.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./KP

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Të kërkuara