Kulturë

Howard Stern sulmon Kanye Westin për komentet antisemite

Madje ai sulmoi edhe mbrojtësit e tij që thanë se reperi ka probleme mendore.

Published

on

Prezantuesi Howard Stern e sulmoi reperin Kanye West të mërkurën për komentet e tij antisemite, duke i thënë audiencës së tij në SiriusXM se reperi i kujtoi atij Adolf Hitlerin. Madje ai sulmoi edhe mbrojtësit e tij që thanë se reperi ka probleme mendore.

“Unë realisht nuk dua t’i kushtoj energji këtij personazhi Kanye West”, tha Stern të mërkurën. Komentet e tij u transkriptuan nga faqja e lajmeve Mediaite.

“Nuk di shumë për Kanye West. Nuk jam thellë në skenën e repit, por, ai është, ju e dini – jam lodhur shumë nga njerëzit që e justifikojnë sjelljen e tij, duke thënë: “Epo, ai është thjesht i sëmurë mendor”, deklaroi ai.

Kurse bashkëprezantuesi Robin Quivers tha se “ashtu ishte edhe Hitleri, por dikush e zgjodhi për ta drejtuar një shtet”.

“Shumë organizata mediatike po i kushtojnë vëmendje”, shtoi Stern. “Dhe, me të drejtë. Dua të them, ata po e ekspozojnë atë”.

West ka ngjallur zemërim për një seri postimesh antisemite javët e fundit./UBTNews/

Magazinë

Ellen DeGeneres: U zhvendosa në Britani për shkak të Trumpit

Published

on

Ylli televiziv amerikan, Ellen DeGeneres, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimin për zhvendosje në Angli e mori një ditë pasi Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-së.

Komediania dhe prezantuesja tha para një turme në Cheltenham, Gloucestershire, se jeta “është më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ellen tha se ajo dhe gruaja e saj Portia de Rossi po mendonin të martoheshin në Angli pas disa lëvizjeve në SHBA drejt anulimit të së drejtës për martesë të personave me gjini të njejtë dhe se Amerika ende mund të jetë e frikshme për njerëzit të jenë ata që janë.

Ellen ishte një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan për 30 vjet, falë emisionit të saj, si dhe për prezantimin e çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy. Të dielën në teatrin Everyman në Cheltenham, ajo zhvilloi një bisedë me prezantuesin Richard Bacon, i cili e pyeti nëse raportimet se ajo u zhvendos për shkak të Donald Trumpit ishin të sakta dhe ajo u përgjigj me “Po”.

Continue Reading

Magazinë

Nicole Scherzinger emocionon në performancën e saj të fundit në “Sunset Boulevard” në Broadway

Published

on

Nicole Scherzinger përmbylli me emocion të thellë rrugëtimin e saj si Norma Desmond në hit-muzikën Sunset Boulevard në Broadway, me një performancë të fundit që la audiencën pa frymë.

47-vjeçarja u ngjit për herë të fundit në skenë të dielën në mbrëmje, duke rrëmbyer zemrat e publikut me interpretim që u përmbyll me lot e ovacione të gjata. Nicole u shfaq me gjak teatral që i rridhte në qafë, simbol i dramës dhe intensitetit që mbarti ky rol për të.

Pas gati dy vitesh me personazhin e Normës, ajo e përshëndeti publikun dhe kastin me një mesazh prekës: “Sot, dielli perëndon në Sunset Blvd për herë të fundit… Norma më ka ndryshuar përgjithmonë”.

Në një postim në Instagram, Nicole rrëfeu se roli ishte për të më shumë se vetëm një shfaqje, ai përfaqësonte të gjithë ata që ndihen të vetmuar, të harruar apo të flakur tej nga bota, dhe një himn për ëndërrimtarët dhe luftëtarët që nuk dorëzohen. Fjalët e saj ngjallën emocione të mëdha te ndjekësit, që e vërshuan me komente mirënjohjeje dhe admirim për rolin e saj të paharrueshëm.

Roli i Normës, i luajtur më parë nga legjenda Glenn Close, e cila e cilësoi interpretimin e Nicole si akt “trimërie mahnitëse”, i solli Scherzinger-it edhe një çmim Tony për interpretimin më të mirë në një musical. Me një kast të talentuar dhe regji nga Jamie Lloyd, produksioni në Teatrin St.

James u shndërrua në një nga sukseset më të mëdha të sezonit në Broadway. Pas suksesit në Londër dhe New York, Nicole largohet nga skena me duartrokitje dhe respekt të jashtëzakonshëm, duke lënë pas një trashëgimi artistike të fuqishme.

Fansat e saj thonë se ajo “i dha Normës skenën që meriton për një brez të ri”, një rol i madh që, në duart e Nicole, mori jetë të re dhe u bë i pavdekshëm.

Continue Reading

Kulturë

​Trembëdhjetë vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Published

on

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë, kurse u raportua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë.

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.

Continue Reading

Histori

​Pajisja e parë e ajrit të kondicionuar para 123 vjetësh

Published

on

Willis Carrier më 21 korrik 1902, ka krijuar pajisjen e parë të kondicionimit të ajrit në Buffalo, New York.

Ideja e ftohjes artificiale mbeti e fjetur për disa vite derisa inxhinieri Willis Carrier mori një punë që do të rezultonte në shpikjen e njësisë së parë moderne elektrike të kondicionimit të ajrit.

Ndërsa punonte për Kompaninë Buffalo Forge në vitin 1902, Carrier u ngarkua me detyrën e zgjidhjes së një problemi me lagështinë në Brooklyn.

Përmes një serie eksperimentesh, Carrier krijoi një sistem që kontrollonte lagështinë duke përdorur spirale ftohëse dhe siguroi një patentë për “Aparatin e Trajtimit të Ajrit”. Ndërsa vazhdonte të testonte dhe përsoste teknologjinë e tij, ai shpiku dhe patentoi gjithashtu një sistem automatik kontrolli për rregullimin e lagështisë dhe temperaturës së ajrit në fabrikat e tekstilit.

Nuk kaloi shumë kohë para se Carrier të kuptonte se nga kontrolli i lagështisë dhe kondicionimi i ajrit mund të përfitonin shumë industri të tjera, dhe përfundimisht u nda nga Buffalo Forge, duke formuar Carrier Engineering Corporation me gjashtë inxhinierë të tjerë.

Në vitin 2007, korporata Carrier realizoi një shitje prej mbi 15 miliardë dollarësh duke punësuar rreth 45 mijë njerëz.

Continue Reading

Të kërkuara