Sport

Aktiviteti fizik mbron trurin nga demenca dhe problemet me kujtesën

Ekspertët rekomandojnë rreth 150 minuta në javë aktivitet për të mbajtur të shëndetshëm trurin.

Published

on

Aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm fizikisht, por edhe mendërisht.

Këtë thonë ekspertët në Universitetin California në San Franciscos në lidhje me ndihmën që sportet i japin trurit.

Jo vetëm për të çliruar stresin, por edhe për të mbatjur larg rrezikun e prekjes nga sëmundje të kujdesës siç është demenca.

Çfarë duhet të dini?

Efektet mbrojtëse të sportit në tru janë parë në një studim të kohëve të fundit me tregues mjaft pozitivë kundër sëmundjeve të kujtesës.

Teksa studime të mëparëshme kanë treguar se sportet ulin me 30-80% rrezikun e prekjes nga demenca, në këtë studim të Universitetit California në San Francisco tregohet se ushtrimet çlirojnë proteina të cilat mbrojnë trurin tuaj në një masë të madhe.

Proteinat që çlirohen duket se janë çelësi suksesit pasi ato kanë mundësi të qarkullojnë e zëvendësohen në mënyrë më të shpeshtë kur ju kryeni aktivitet fizik.

Në studimin e publikuar në janar, thuhet se sa më shumë aktivitet fizik të kryeni aq më shumë preteina do të çlirohen në trupin tuaj.

Ekspertët rekomandojnë rreth 150 minuta në javë aktivitet për të mbajtur të shëndetshëm trurin.

Sipas tyre sinapset e trurit të cilat janë përgjigjëse për komunikimin funksionojnë më mirë kur jenë në lëvizje.

Kjo metodë funksionon kryesisht për sëmundjet e kujtesës si Alzhaimer apo forma të tjera të demncës.

Këto të dhëna përforcojnë rëndësinë që aktiviteti fizik ka në jetën e përditëshme si dhe shëndetin e të gjithë organizmit.

Si të jeni më sportiv?

Mjafton të nisni me seanca të vogla ecjesh, vrapi apo ndonjë sporti që keni të preferuar.

Rreth 20-30 minuta në ditë janë të nevojshme për të vënë trupin në lëvizje e për të përfituar shëndet të plotë.

Kujdesuni të krijoni një rutinë tuajën dhe ta shijoni atë, pa u sforcuar.

Ushtrimet në natyrë, ecjet apo vrapi mbajnë vendin e parë si metoda të shëndetshme për të çliruar edhe stresin e tepert, një mënyrë mjaft efikase që mbron trurin./AgroWeb.org

Lajmet

Rrahmani: Stërvitja e vështirë, dy herë në ditë nuk janë aspak të lehta

Published

on

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” nga kampi stërvitor i Napolit.

Ai foli për stërvitjet me Antonio Conten si dhe për partnerin e ri në mbrojtje, Beukema: “Viti i kaluar ishte grumbullimi më i vështirë, por ndoshta këtë vit do ta kapërcejmë! Stërvitja është e vështirë, seancat e dyfishta çdo ditë nuk janë aspak të lehta. Gjithmonë përpiqem të flas me çdo mbrojtës të ri që vjen. Mes nesh, mbrojtësve qendrorë, duhet të kuptojmë lëvizjet dhe automatizmat e tij: është e rëndësishme, të di se çfarë lloj lëvizjesh do të bëjë ai e bën më të lehtë për mua”.

Rrahmani foli edhe për një tjetër fytyrë të re të Napolit, më të përfolurin nga të gjithë, Kevin De Bruyne. Lidhur me belgun, mbrojtësi deklaroi: “Mendoj se ai dinte shumë për Napolin. Para se të vinte, ai pyeti disa nga shokët e tij të ekipit kombëtar. Ai ka shumë cilësi. Zakonisht, kur mbërrin në një ekip tjetër, duhet të mësosh të bësh atë që kërkon dhe dëshiron trajneri”.

Continue Reading

Lajmet

Markus Rashford kalon në Barcelonë

Published

on

Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.

Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.

Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.

Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.

Continue Reading

Lajmet

Ardon ​Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani

Published

on

Talenti i Club Brugge,  Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit  sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.

Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.

 

Continue Reading

Lajmet

Goli i Kosovare Asllanit s’i mjafton Suedisë, eliminohet në çerekfinale

Published

on

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave është eliminuar në çerekfinale nga Anglia në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.

Ishte shqiptarja me shtetësi suedeze, Kosovare Asllani, ajo që ia dha epërsinë e parë Suedisë që në minutën e 2-të të takimit, kurse në minutën e 25-të, Blackstenuis e dyfishoi epërsinë për ta çuar Suedinë në pushim me dy gola më tepër.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Anglia e ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të me Bronze, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Agyemang barazoi shifrat.

Vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa nga 14 penallti të ekzekutuara, vetëm shtatë u realizuan nga të dyja kombëtaret, ku tri ishin të sakta për Anglinë e vetëm dy për Suedinë.

Continue Reading

Të kërkuara